Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Flet ish-ambasadori të cilit Sheholli ia dërgoi dokumentin e RDB-së serbe për Kurtin

26/08/2026 - 10:32
në Lajme
A A
Flet ish-ambasadori të cilit Sheholli ia dërgoi dokumentin e RDB-së serbe për Kurtin

Screenshot

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-ambasadori i Kosovës në Austri, analisti politik Blerim Canaj konfirmoi të martën i dyshuari për spiunazh, Fatmir Sheholli ia kishte dërguar dokumentin e pretenduar të shërbimeve inteligjente serbe ku flitet për një plan të rekrutimit të Albin Kurtit në vitin 2001.

Canaj, në emisionin Click në RTV 21, përmendet në dosjen e Prokurorisë Speciale. Aty thuhet se Sheholli ia kishte dërguar atij dhe disa personave të tjerë dokumentin e pretenduar të RDB-së serbe.

Sipas ish-përfaqësuesit diplomatik të Kosovës në Austri, dokumentin e kishte pranuar nga Sheholli në rrjetin social Facebook.

“Nuk është far zbulimi, për shkak se unë e kam marrë këtë dokument përmes Facebook-ut. Bile, bile veç kur më pat ardhur dhe po e këqyri, e po pyes çka është kjo?”, rrëfeu Canaj komunikimin e tij me Shehollin. “Por, tash unë me profesion jam historian; si historian ne i mësojmë gjatë studimeve që kur kemi të bëjmë me dokumente të shërbimeve sekrete duhet të jetë njeriu shumë i kujdesshëm pa pasë edhe një bazë tjetër. Po e pyes atë [Shehollin, v.j.] çka është kjo? Më tha ‘shihe’”.

Canaj tha se plani i Shehollit ka qenë shpërndarja e dokumentit, i cili sipas tij, është i fabrikuar nga shërbimi inteligjent serb (BIA).

“Unë Shehollin e kam njohur përmes studiove dhe natyrisht pyetja është pse mua? Po e di që ka edhe më shumë njerëz pastaj [që ia ka dërguar dokumentin], sepse ai ka provu dhe ka shpresuar që dikush e merr, e çon, e publikon. Por kjo është shumë e thjesht për t’u parë që ky dokument është fabrikuar për nevoja të tyre, të BIA-s”, tha Canaj, shkruan Paparaci.

Canaj nuk e kishte publikuar asnjëherë dokumentin. Ai tha se të njëjtin ia kishte dërguar disa miqve të tij që janë marrë me politika të sigurisë.

“Këtë dokument së pari ia kam dërguar disa njerëzve që janë marrë me politika të sigurisë, në momentin që e kam marrë”, u shpreh Canaj.

Canaj tha se për Shehollin dhe veprimtarinë e tij e kanë ditur “të gjithë”.

“Në fund të fundit, ky [Sheholli] ka vepruar katër-pesë vite edhe pas ardhjes së Albin Kurtit në pushtet”, tha ish-ambasadori.

JU REKOMANDOJMË

Përplasje mes Matoshit dhe Zekës, gazetari-deputetes: Kopilesha e Millosheviçit, kjo që ka fjetur nëpër vilat e Beogradit kur ne luftonim

Përplasje mes Matoshit dhe Zekës, gazetari-deputetes: Kopilesha e Millosheviçit, kjo që ka fjetur nëpër vilat e Beogradit kur ne luftonim
26/08/2026 - 11:13

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ka reaguar me një postim ironik në Facebook lidhur me zhvillimet e fundit rreth aktakuzës për spiunazh ndaj Fatmir Shehollit. Në...

Më shumëDetails

Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë
26/08/2026 - 10:37

​Dogana e Kosovës edhe pse është institucion vital shtetëror, duket se punon me standarde të dyfishta. Kjo pasi që për raste të njëjta të dyshimeve për keqpërdorim të...

Më shumëDetails

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë

AAK nuk do ta votojë projektbuxhetin për vitin 2025, Tahiri: S’ka asnjë projekt kapital të rëndësishëm
26/08/2026 - 10:20

Aleanca ka dorëzuar sot kallëzim penal në Prokurorinë Speciale, për siç thonë ata lidhur me vendimet antikushtetuese të Qeverisë në detyrë. Deputeti i kësaj partie Besnik Tahiri ka...

Më shumëDetails

Konjufca deklarohet i pafajshëm për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Konjufca uron Trump: Mezi pres që të fillojmë punën – i bindur se do t’i shtyjmë synimet e interesat përpara edhe gjatë mandatit të tij
26/08/2026 - 10:11

Në seancën e rigjykimit të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, aktualisht ministër në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca...

Më shumëDetails

Rama – VV’së: Pse e bllokuat “Ishullin Urban”, kush po don me pa Kosovën si Kandahar – tregoni qytetarëve

Lëshuan sallën pasi konstatuan se plani zhvillimor ka të meta, Rama u reagon VV’së dhe PDK’së
26/08/2026 - 09:33

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po pengon projektet zhvillimore në kryeqytet, duke kërkuar nga Vetëvendosje të tregojë se kush ka urdhëruar ndalimin...

Më shumëDetails

Haliti: Ngërçi mund të vazhdojë deri në shtator – Kurtit i takon nëse do ta propozojë Thaçin për president

Haliti: Për fajet e Kurtit jemi nën sanksione, nuk do të hiqen deri pas zgjedhjeve
26/08/2026 - 09:05

Anëtari i PDK-së, Xhavit Haliti, ka komentuar situatën politike në vend dhe ngërçin institucional, duke thënë se procesi për konstituimin e institucioneve mund të shtyhet deri në mesin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Shënime nga fletoret e xhepit të Shehollit – çfarë shkroi për Digën e Ujmanit

    Shënime nga fletoret e xhepit të Shehollit – çfarë shkroi për Digën e Ujmanit

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Pse përmendet vëllai i Hashim Thaçit në dosjen e Shehollit?

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • KFOR’i deklarohet për hapjen e Urës së Ibrit

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Dokumenti: Ja sa paguhej Fatmir Sheholli nga Serbia

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Ekskluzive: Ky është Viktor Petrushevski për të cilin Sheholli ndërmjetësoi takim me zyrtarin e BIA-s për planin e radikalizimit fetar të Kosovës

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë