Çmimi i naftës ka shënuar një ulje prej 2 centësh, duke sjell një lehtësim të vogël për qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve.
Sipas çmimeve të cilat i ka publikuar MINT-i, nafta sot tregtohet 2 centë më lirë se një ditë më parë, pasi që sot çmimi tavan i naftës është 1.76 euro-litri, derisa dje çmimi i naftës ishte 1.78 euro-litri/.
Çmimi maksimal i lejuar për sot është nafta 1.76 euro-litri.
Benzina 1.53 euro-litri dhe gazi 0.63 euro-litri.











