Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“6 emra në tavolinë”, “negociata të vështira” dhe dakordim për t’u takuar përsëri – çfarë thanë Kurti e Abdixhiku mbrëmë

27/08/2026 - 12:34
në Lajme
A A
“6 emra në tavolinë”, “negociata të vështira” dhe dakordim për t’u takuar përsëri – çfarë thanë Kurti e Abdixhiku mbrëmë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku thanë se bënë “një hap përpara” drejt zgjedhjes së Presidentit pas një takimi mbrëmë në Kuvend. Bisedimet u përshkruan si “shumë të vështira” dhe “jo të lehta” nga të dyja palët. Në tavolinë u hodhën gjashtë emra, nga tre prej secilës palë, për pozitën e shefit të shtetit. Diskutimet pritet të vazhdojnë ditëve në vijim.

Diskutimi i mbrëmshëm ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjen e Presidentit, u konsiderua “i hapur, i sinqertë dhe serioz” nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Gazeta Express mëson se në tavolinë u shqyrtuan gjashtë emra për President/e.

Negociata “të vështira”, Kurti tha se po kërkojnë një person “të shkëlqyeshëm”

Kryetari i LVV-së e falënderoi kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun dhe dy bashkëpunëtorët e tij – nga të cilët ai u shoqërua në këtë takim, Vjosa Osmanin dhe Lutfi Hazirin – për “seriozitetin, sinqeritetin, për dashamirësinë e treguar në këto negociata”, të cilat ai tha se ishin “shumë të vështira”.

“Do të vazhdojnë bisedimet, për shkak se është rritur mirëbesimi. Dhe është hera e parë që kemi diskutuar me dhe për emra të përveçëm”, tha ai pas diskutimeve, duke e cilësuar takimin si “hap i rëndësishëm përpara”.

Kurti nuk pranoi të tregonte numrin e emrave të diskutuar dhe për karakteristikat e personave që u propozuan nga të dyja palët. Një zyrtar, në dijeni për negociatat mes palëve, i ka thënë Gazetës Express se në takimin e djeshëm LVV dhe LDK kanë propozuar nga 3 emra.

“Tash, negocimi është shumë i vështirë sepse duhet të diskutohet hollësisht dhe gjerësisht. Shumësia e emrave që trajtohen shtohet atëherë kur njëri prej bashkëbiseduesve në radhën kur e ka fjalën sjell emër të ri dhe argumenton për filan personi, e më pas duhet t’i dëgjojë edhe të tjerët se çfarë mendojnë për atë person, por lista e atyre emrave zvogëlohet atëherë kur është e qartë se nuk do të mund të ketë dakordim për një emër të përveçëm”, tha ai.

Duke ruajtur “konfidencialitetin” e bisedimeve, Kurti tha se kishin diskutuar emra njerëzish me të cilët nuk ishin konsultuar paraprakisht.

“Nuk janë emra të cilët ne i kemi pyetur paraprakisht se a do të pranonin ose a do të dëshironin që të jenë president ose presidente të Republikës, sepse paraprakisht duhet të dakordohemi ne ndërmjet vete. Andaj, në këtë fazë edhe nuk mund të flasim konkretisht për emra të përveçëm, të cilët në fakt, për herë të parë sot jemi duke i trajtuar konkretisht si emra të posaçëm për president apo presidente të mundshme”, tha ai.

Kurti nuk u pajtua të quheshin “maratonike” këto negociata, ndërsa tha se është “çështje javësh” kur duhet të arrihet një dakordim për Presidentin e ri.

“Nuk do t’i kisha quajtur negociata maratonike. Natyrisht që nuk janë as distanca të shkurtra apo sprint, nëse flasim me gjuhën e atletikës, por nuk janë as maratonike dhe nuk besoj që do të jenë maratonike, sepse nuk është çështje muajsh kur ne duhet të merremi vesh – është çështje javësh, e do të dëshironim të ishte çështje ditësh”, tha ai.

Kreu i LVV-së tha se “komunikimi nuk ndërpritet” dhe “takimet do të vazhdojnë”.

“Të gjitha propozimet të cilat janë sjellur në tryezën e diskutimit sot kanë qenë në përputhje me atë çfarë jemi dakorduar sa i përket kritereve, standardeve, parimeve, të vlerave, meritave dhe kontributeve të këtyre personaliteteve”, tha ai.

Kurti tha se po kërkojnë ta gjejnë një person të shkëlqyeshëm për President.

“Pra, të gjithë janë personalitete të mira. Ka edhe shumë të mira, por neve na duhet të zgjedhim atë që është i/e shkëlqyeshme”, tha ai.

“Nuk është e lehtë”, thotë Abdixhiku, por “populli i Kosovës duhet të ndjehet komod”

Udhëheqësi i LDK-së tha se emrat e propozuar ishin “në vijë me parimet e dakorduara”. Në këtë pikë, ai tha se ky takim ishte “një hap përpara”.

“Në tërësinë e emrave të prezantuar, mund të them me bindje të plotë se të gjithë emrat – në masë të madhe, dikush më shumë e dikush më pak – është në vijë me parimet e dakorduara deri më tani dhe në këtë drejtim, le të themi se ky është një hap përpara, meqenëse nga koncepti politik rreth parimeve kemi kaluar në emra”, tha ai pas takimit.

Abdixhiku kërkoi mirëkuptim që s’mund të përmendte emrat konkretë për të cilët u diskutua, por tha se do të takohen sërish për ta “finalizuar dhe përzgjedhur” Presidentin.

“Për shkak të ndjesisë së procesit, ju lus për mirëkuptim, nuk mund të diskutojë për emra konkretë në këtë fazë, por do të takohemi sërish për të finalizuar dhe përzgjedhur Presidentin e ardhshëm të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Tha se nuk mund të fliste as për numrin e emrave të diskutuar, por tha se për këtë proces populli duhet të jetë “komod”.

“LDK-ja është garancë institucionale, historike, 37-vjeçare, se Presidenti i Republikës është i denjë për postin që e ka dhe për këtë populli i Kosovës duhet të ndjehet komod”, tha ai.

Abdixhiku tha se do të bëjnë përpjekje për të gjetur zgjidhje dhe se kjo “nuk është e lehtë”, por shtoi se “gjëja më e lehtë që ta bësh në Kosovë është të tërhiqesh dhe ta lësh vendin të shkojë në kriza të vazhdueshme pa asnjë zgjidhje”.

“LDK-ja i beson vetes, i beson bindjeve që i ka dhe do t’i besojë edhe Presidentit ose Presidentes së ardhshme që duhet të zgjidhet. Për këtë po përpiqemi, dhe përderisa përpiqemi, besoj se bëjmë mirë”, tha ai.

Abdixhiku tha se nëse nuk përpiqen, atëherë “zgjedhjet i kemi të garantuara”.

Kurti dhe Abdixhiku mbrëmë zhvilluan takimin e dytë prej kur LDK-ja më 13 gusht hoqi dorë nga bisedimet për t’u përfshirë në bashkëqeverisje me LVV-në dhe nga kërkesa për pozitën e shefit të shtetit.

JU REKOMANDOJMË

Emrat ‘konfidencialë’ për president, Gashi duket nervoz me LDK-në dhe VV-në se po kërkohen “njerëz pa përvojë dhe të dështuar”

Me 28 dhjetor zgjedhjet, Gashi: U bëftë dita që Kosova kthehet kah e mira
27/08/2026 - 13:25

Përmes aludimeve, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka tingëlluar mjaft i indinjuar me emra–që nuk dihen–e përfolur për president në negociatat mes VV-së dhe LDK-së....

Më shumëDetails

Gruda: PDK-ja nuk merr pjesë në dialog për presidentin, nuk i besojmë Kurtit

Gruda: Kurti me agjendë që vendi të mbahet i bllokuar
27/08/2026 - 13:05

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës mbetet në opozitë dhe nuk do të marrë pjesë në dialogun për zgjedhjen e presidentit, duke...

Më shumëDetails

Dorëzohet kallëzim penal ndaj Avni Deharit për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Kur do e thërrasë seancën? Flet Dehari: Kur të ketë marrëveshje, s’ka sanksione për afatet
27/08/2026 - 12:57

Partia Demokratike e Kosovës do të dorëzojë sot në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës kallëzim penal ndaj deputetit Avni Dehari, në cilësinë e kryesuesit të përkohshëm të...

Më shumëDetails

E konfirmon Gjykata Themelore: Më 7 shtator nis gjykimi ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh e shantazh

Shantazhi ndaj biznesmenit, dosja zbulon përgjimet në paraburgim të Shehollit me familjarët
27/08/2026 - 12:48

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar për 7 shtator 2026 seancën fillestare ndaj Fatmir Shehollit, i cili ngarkohet për “Spiunazh” dhe “Shantazh”. Zyrtarja për informim e Gjykatës Themelore...

Më shumëDetails

‘‘Mirëmëngjesi Kosovë’’, Rrahmani ndan video të oxhakëve të KEK’ut – re tymi ‘mbulojnë’ qiellin

‘‘Mirëmëngjesi Kosovë’’, Rrahmani ndan video të oxhakëve të KEK’ut – re tymi ‘mbulojnë’ qiellin
27/08/2026 - 12:13

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, ka ndarë në profilin e tij në Facebook një video të oxhakëve e KEK’ut në Obiliq. Në videon e Rrahmanit...

Më shumëDetails

KGJK i liron nga detyra gjyqtarët serbë, Haxhiu i gëzohet vendimit

Haxhiu: Gjyqtarët dhe prokurorët e dorëhequr u paguan nga Serbia, morën pjesë në takime për bllokimin e rrugëve
27/08/2026 - 12:07

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu njoftoi se Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka liruar nga detyra gjyqtarët serbë që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022. Haxhiu...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    441 Shpërndaje
    Shpërndaje 176 Tweet 110
  • Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Kurtit pyetet për ‘kandidaturën’ e Thaçit për President, kjo është përgjigja e tij

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Ka keqpërdorur fondet”, Haradinaj akuzoi Gucatin, vjen reagimi i OVL-UÇK

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë