Analisti kosovar Adem Qorolli ka thënë se plani dhe strategjia më e re e Albin Kurtit dhe Dejona Mihalit është kapja e kryesive të organizatave të veteranëve dhe organizatave të dala nga lufta në çdo komunë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ai ka thënë se kjo strategji e tij është e bazuar duke përçarë dhe joshur me benefite qeveritare të gjithë ata që ndërrojnë krahun dhe kalojnë në përkrahje të Lëvizjes Vetëvendosje.
Postimi i plotë:
Plani dhe strategjia më e re e Albin Kurtit dhe Dejona Mihalit është kapja e kryesive të organizatave të veteranëve dhe organizatave të dala nga lufta në çdo komunë, duke i përçarë dhe joshur me benefite qeveritare të gjithë ata që ndërrojnë krahun dhe kalojnë në përkrahje të Lëvizjes Vetëvendosje.













