Vedat Muriqi ka shënuar një nga golat më të rëndësishëm për Fenerbahcen në vitet e fundit.
Fitorja ndaj Lionit e kthej skuadrën turke pas plot 16 vjetësh në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi kosovar e kishte bërë para ndeshjes skemën e golit. Kamerat kanë kapur bashkëbisedimin e Muriqit me Oguz Aydin para ndeshjes.
Dhe ajo ndodhi që në fillim të ndeshjes. Muriqi kishte kërkuar një harkim në ajër të cilin Aydin ia realizoi. Pas harkimit të kërkuar u realizua edhe goli.












