Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Jasharaj nga SBASHK-u: Shpërndarja e teksteve po bëhet në mënyrë të gabuar, do të kemi telashe në vitin e ri shkollor

28/08/2026 - 12:24
në Lajme
A A
Jasharaj nga SBASHK-u: Shpërndarja e teksteve po bëhet në mënyrë të gabuar, do të kemi telashe në vitin e ri shkollor
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të Kosovës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka kritikuar mënyrën se si Ministria e Arsimit po e realizon procesin e pajisjes së nxënësve me tekste shkollore, duke paralajmëruar telashe në fillimin e vitit të ri shkollor.

Në një deklaratë për Front Online, Jasharaj ka thënë se SBASHK-u e ka kundërshtuar këtë mënyrë të shpërndarjes së teksteve, duke theksuar se e njëjta praktikë po përsëritet tash e tri vite.

“SBASHK-u e ka kundërshtuar këtë mënyrë të shpërndarjes së teksteve në librari dhe krejt mënyrën si është bërë qe tri vite. Kjo tregon se do të kemi një vit shkollorë me telashe sepse jemi afër 1 shtatorit dhe goxha procedurë duhet derisa të pajisen nxënësit me libra”, ka deklaruar Jasharaj.

Ai ka thënë se sindikata ka kërkuar që procesi të nisë me kohë dhe që komunikimi me botuesit të bëhet paraprakisht, në mënyrë që librat të jenë në shkolla para fillimit të mësimit.

“Ne kemi kërkuar që të bëhet komunikimi me botuesit me kohë dhe shpërndarja e librave në shkolla të bëhet me kohë në mënyrë që mësimdhënësit t’i shpërndajnë ato. Kjo nuk është bërë dhe po vazhdohet me mënyrën e keqe, të gabuar dhe me siguri do të kalojnë disa javë pa tekste shkollore”, ka thënë kryetari i SBASHK-ut.

Shqetësimi i Jasharajt vjen vetëm pak ditë para 1 shtatorit, kur nis viti i ri shkollor.

Sipas tij, vonesat në procesin e subvencionimit dhe furnizimit me tekste mund të bëjnë që nxënësit të mos i kenë librat në kohën kur nis mësimi.

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi për familjen shqiptare në Florida, tre fëmijë humbin jetën nga zjarri

Tragjedi për familjen shqiptare në Florida, tre fëmijë humbin jetën nga zjarri
28/08/2026 - 13:27

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare që jeton në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu...

Më shumëDetails

Rasti i gazit lotsjellës: Gjykata e shpall të pafajshëm Glauk Konjufcën

Rasti i gazit lotsjellës: Gjykata e shpall të pafajshëm Glauk Konjufcën
28/08/2026 - 13:19

Glauk Konjufca është shpallur sërish i pafajshëm. Gjykata Themelore ka marrë sot vendim lirues ndaj tij lidhur me aktakuzën për hedhjen e gazit lotsjellës në mbledhjen e Kryesisë...

Më shumëDetails

“Po dojmë me u faru si popull” -Berisha fajëson institucionet për tragjeditë e fundit

“Po dojmë me u faru si popull” -Berisha fajëson institucionet për tragjeditë e fundit
28/08/2026 - 12:59

Deputeti i Aleancës, Bekë Berisha, ka reaguar lidhur me rastet e fundit të dhunës dhe vrasjeve në vend, duke e lidhur situatën me mungesën e institucioneve funksionale. Berisha...

Më shumëDetails

“Mos thoni se kemi ditë”, Fitore Pacolli kërcënon kompaninë punuese në Podujevë

“Mos thoni se kemi ditë”, Fitore Pacolli kërcënon kompaninë punuese në Podujevë
28/08/2026 - 12:50

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka vizituar sot punimet në Projektin e Banimit të Përballueshëm dhe Social në Podujevë. Gjatë vizitës, Pacolli...

Më shumëDetails

Sveçla: Ndihem i pafajshëm, nuk duhet të dënohem për përpjekjen për ta parandaluar demarkacionin

Sveçla: Ndihem i pafajshëm, nuk duhet të dënohem për përpjekjen për ta parandaluar demarkacionin
28/08/2026 - 12:31

I akuzuari, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në fjalën përfundimtare para gjykatës ka deklaruar se ndihet i pafajshëm për akuzën që i vihet në...

Më shumëDetails

Musliu kërkon vazhdimin e seancës konstituive: Kuvendi nuk është pronë e askujt

Musliu kërkon vazhdimin e seancës konstituive: Kuvendi nuk është pronë e askujt
28/08/2026 - 12:11

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu bashkë me kolegët e saj nga partia, nga salla e Kuvendit kanë kërkuar vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke bërë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dogana konfirmon raportimin e Veriu.info: Hetime penale për Lushakun e E.K., por me masa të ndryshme disiplinore

    Dogana konfirmon raportimin e Veriu.info: Hetime penale për Lushakun e E.K., por me masa të ndryshme disiplinore

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Këto janë çmimet e derivateve për sot

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Parashikimi i motit për të premten – do të jetë jashtëzakonisht nxehtë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Parashkruhet njëra vepër, ndryshohet aktakuza ndaj Sveçlës

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Afera 8 milionëshe: Mbyllja e dyshimtë e rastit nga Kryeprokurori dhe lidhja me biznesmenin Ragip Mustafa

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë