Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

U dërgoi letër dhe propozoi një emër për president, Walker tregon se a ka marrë përgjigje nga liderët politikë në Kosovë

28/08/2026 - 16:30
në Kryesore, Lajme
A A
U dërgoi letër dhe propozoi një emër për president, Walker tregon se a ka marrë përgjigje nga liderët politikë në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-ambasadori i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, William Walker, u bën thirrje partive politike në Kosovë që të bëhen bashkë dhe ta zgjedhin presidentin.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Walker thotë se zgjedhjet e reja eventuale, si pasojë e moszgjedhjes së presidentit, do të ndikonin në përparimin që ka bërë Kosova ndër vite.

“Kosovës i duhet stabilitet, stabilitet politik dhe kjo do të vijë vetëm përmes një procesi për gjetjen e një presidenti, ku mendoj se të gjithë duhet t’i lënë anash përkatësitë e tyre politike apo admirimin për një lider politik apo një tjetër, dhe të zgjedhin dikë që e bashkon Kosovën përsëri”, thotë Walker.

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ka folur edhe për letrën që i ka nisur kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetarit të Aleancës, Ardian Gjini, ku ka shprehur shqetësimin e tij për krizën politike për zgjedhjen e presidentit të ri.

Në letrën e dërguar, Walker ka thënë se e konsideron person adekuat për postin e presidentit Faton Bislimim, i cili ka qenë edhe deputet i parlamentit të Kosovës.

Walker ka bërë të ditur se ende nuk ka marrë përgjigje në letrën e tij.

“Jo, nuk kam marrë asnjë reagim nga asnjë prej katër partive, nga katër liderët. Sigurisht që kam ndjekur lajmet në Kosovë dhe kam parë se është raportuar gjerësisht në media se e kam bërë këtë propozim.

Nga sa dëgjoj, ai është pritur mirë, ka shumë mbështetje”, është shprehur ai.

JU REKOMANDOJMË

Deklarata e Spajiq për “dy vendet që duan destabilizimin e Malit të Zi”, Hoxha del me sqarim pasi u aludua për Shqipërinë

Deklarata e Spajiq për “dy vendet që duan destabilizimin e Malit të Zi”, Hoxha del me sqarim pasi u aludua për Shqipërinë
28/08/2026 - 17:19

Kreu i diplomacisë shqiptare, Ferit Hoxha, ka dalë me një sqarim të gjatë në profilin e tij në “X” pas një deklarate të kryeministrit malazias, Milojko Spajic, se...

Më shumëDetails

Komandanti i MSU adresim nga Ura e Ibrit: Pozicionimi ynë mud të ndryshojë por jo edhe zotimi e gatishmëria

Komandanti i MSU adresim nga Ura e Ibrit: Pozicionimi ynë mud të ndryshojë por jo edhe zotimi e gatishmëria
28/08/2026 - 17:08

Komandanti i Njësisë Shumëkombëshe të Specializuar (MSU) të KFOR-it, Kolonel Gianfranco Di Fiore, ka vizituar pjesëtarët e kësaj njësie të cilët vazhdojnë qëndrimin e tyre mbi Urën e...

Më shumëDetails

Vuçiq rreth verdiktit të Hagës për Hashim Thaçin: Do të jetë vendim lirues

Vuçiq rreth verdiktit të Hagës për Hashim Thaçin: Do të jetë vendim lirues
28/08/2026 - 17:01

Presidenti serb, Aleksander Vuciq, ka folur sot për 16 shtatorin, datën kur Gjykata e Hagës do të shpall vendimin për Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Kadri Veselin dhe Jakup...

Më shumëDetails

Emri për president, krijimi i institucioneve e reduktimi i KFOR-it, ambasadori italian njofton për takimin me Haxhiun

Emri për president, krijimi i institucioneve e reduktimi i KFOR-it, ambasadori italian njofton për takimin me Haxhiun
28/08/2026 - 16:42

Ambasadori italian në Prishtinë është takuar sot me u.d të presidentes, Albulena Haxhiu, me të cilën kanë diskutuar për gjetjen e një kandidati konsensual për president. Ambasadori italian...

Më shumëDetails

Përparim Rama nënshkruan nismën për drejtësi dhe pafajësi për krerët e UÇK-së, fton qytetarët t’i bashkohen marshit të 12 shtatorit

Përparim Rama nënshkruan nismën për drejtësi dhe pafajësi për krerët e UÇK-së, fton qytetarët t’i bashkohen marshit të 12 shtatorit
28/08/2026 - 16:32

Në kuadër të iniciativave në përkrahje të fushatës për drejtësi për krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Kryeqyteti ka ndarë një hapësirë publike pranë objektit të...

Më shumëDetails

Kurti: Do t’iu njoftojmë për takimin e radhës me Abdixhikun, shpresojmë për marrëveshje

Kurti: Do t’iu njoftojmë për takimin e radhës me Abdixhikun, shpresojmë për marrëveshje
28/08/2026 - 16:04

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të ketë njoftim për takimin e radhës lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të Kosovës. Kurti...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dogana konfirmon raportimin e Veriu.info: Hetime penale për Lushakun e E.K., por me masa të ndryshme disiplinore

    Dogana konfirmon raportimin e Veriu.info: Hetime penale për Lushakun e E.K., por me masa të ndryshme disiplinore

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Këto janë çmimet e derivateve për sot

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Parashikimi i motit për të premten – do të jetë jashtëzakonisht nxehtë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Parashkruhet njëra vepër, ndryshohet aktakuza ndaj Sveçlës

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Ministri Muja e heq drejtorin Hoxha nga detyra, AUV-i nën drejtimin e tij ishte adresë nacionale e skandaleve

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë