Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, udhëtoi drejt kryeqytetit të Republikës së Shqipërisë, ku do të marrë pjesë në samitin e liderëve në kuadër të Planit të Rritjes.
Samiti do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, ku agjenda parashikon mbërritjen e liderëve në orën 10:00, ndërsa në orën 10:30 do të nisin fjalët hyrëse të kryeministrit Edi Rama dhe komisionares evropiane për Zgjerimin, Marta Kos.
Në këtë fazë të programit është parashikuar edhe doorstep, prononcimi i liderëve për mediet në mbërritje.
Në orën 12:15 do të zhvillohet fotografia e përbashkët e liderëve, ndërsa në orën 12:30 Rama dhe Kos do të mbajnë konferencën e përbashkët të shtypit, e cila do të përmbyllë samitin.












