Ministria e Arsimit dhe Shkencës, njoftoj se ka ndarë një qarkore me të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit përmes së cilës u ka kërkuar atyre dhe shkollave fillore dhe të mesme të ulët që të organizojnë dhe lehtësojnë shpërndarjen, plotësimin dhe grumbullimin e Deklaratës së prindit/kujdestarit ligjor për nxënësit e klasave 1-9, përfitues të subvencionimit të teksteve dhe materialeve shkollore për vitin 2026-2027.
Në njoftim shtohet, se deklarata në fjalë tregon se: prindi/kujdestari ligjor deklaron se: Mjetet e subvencionimit janë përdorur për blerjen e teksteve shkollore; Tekstet shkollore janë siguruar dhe nxënësi/ja i ka në dispozicion; Është i vetëdijshëm për mundësinë e verifikimit nga institucionet kompetente për përdorimin e mjeteve dhe sigurimit të teksteve; Zotohet se tekstet shkollore të destinuara.











