Provimi i Maturës Shtetërore 2026, i cili ka nisur sot në ora 10:00 në 55 qendra testimi në Kosovë, është shpërndarë në rrjetet sociale vetëm pak minuta pas fillimit.
Sikurse në rastin e kaluar, edhe këtë herë testi ka përfunduar në grupe të ndryshme në rrjetet sociale.
Vetëm shtatë minuta pas nisjes së provimit, testi është fotografuar dhe shpërndarë në rrjetet sociale.













