Një banor i fshatit Llacë të Tetovës po pretendon se hoxhallarët e fshatit s’kanë pranuar që t’ia varrosnin nënën e tij me flamurin kuq e zi. Ai ka thënë se si pasojë e këtij refuzimi, ai e ka varrosur nënën e tij me flamur kombëtar dhe pa praninë e hoxhallarëve.
Banori i Llacës ka thënë se familja e tij ka kontribuar në luftë.
“Më thanë se nëse nuk e heq këtë flamur, nuk varroset. Thash udha e mbarë iu qoftë”, rrëfen ai.












