Asociacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar se do të protestojë më 1 shtator në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Ata po kundërshtojnë, siç u tha, ndërhyrjet e nivelit qendror në kompetencat e komunave, obligimet financiare dhe mungesën e mbështetjes institucionale.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe i Ferizajt, Agim Aliu, tha se protesta do të jetë paqësore, jopartiake.
“Komunat nuk janë duke kërkuar privilegje, komunat edhe nga motoja që po e shihni, po kërkojnë atë që u takon qytetarëve të Republikës, që përfaqësohen përmes kryetarëve të komunave në nivel komunal. Pra, kërkojmë që të zbatohen ligjet, kërkojmë që të mos ndërhyhet në kompetencat e kryetarëve, respektivisht të komunave të Republikës së Kosovës, si dhe të kenë trajtim të drejtë dhe institucional”, tha ai.













