Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

RDK e rrethon Qeverinë me shirit të rrezikshmërisë: Pushteti pengmarrës i deputetit Albin Kurti dhe LVV-së po e rrezikon demokracinë dhe shtetin

29/08/2026 - 17:30
në Lajme
A A
RDK e rrethon Qeverinë me shirit të rrezikshmërisë: Pushteti pengmarrës i deputetit Albin Kurti dhe LVV-së po e rrezikon demokracinë dhe shtetin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rinia Demokratike e Kosovës sot e ka rrethuar objektin e Qeverisë së Kosovës me shiritin e rrezikshmërisë, në mënyrë simbolike, për të ngritur shqetësimin për shkeljen e Kushtetutës nga Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Sekretari organizativ i RDK-së, Altin Gjata, në një konferencë për media, u shpreh se shiriti i vendosur nga ta është alarm për një mënyrë qeverisjeje që po largohet prej rendit kushtetues, normave ligjore dhe përgjegjësisë institucionale.

“Shiritin e rrezikshmërisë po e vendosim aty ku e ka vendin, në një zonë ku çdo ditë po kryhet një krim ndaj Republikës së Kosovës. Dhe nuk bëhet fjalë për çfarëdo krimi, por për një nga shkeljet më të rënda që mund t’i bëhet shtetit tonë: shkeljen e Kushtetutës dhe rrezikimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Mesazhi ynë është i qartë: asnjë individ, asnjë grup dhe asnjë parti politike nuk është dhe nuk do të jetë kurrë mbi Republikën e Kosovës. Sepse një pushtet pengmarrës që del jashtë kufijve kushtetues është rrezik për secilin qytetar dhe për vetë shtetin”, theksoi ai.

Gjata rikujtoi se më 6 gusht, Albin Kurti dhe disa nga anëtarët e kabinetit qeveritar janë betuar si deputetë, ndërkohë që në mënyrë të jashtëligjshme po vazhdojnë ushtrimin e funksioneve ekzekutive.

“Ndërsa Kuvendi mbetet ende i pakonstituuar, si pasojë e bllokadës së shkaktuar nga vet Albin Kurti dhe LVV. Kur institucionet i nënshtrohen vullnetit të një grupi partiak me mendësi uzurpuese, në shpërputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, demokracia vihet në rrezik dhe shteti rrëshqet drejt anarkisë”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Hapja e Urës së Ibrit, Guerot: Duhet të diskutohet me të gjithë hisedarët

29/08/2026 - 18:19

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve, duke theksuar nevojën që çdo vendim për...

Më shumëDetails

Hoxha konfirmon se nuk e varrosi gruan në Tetovë me flamur kombëtar: Jam parimor, s’lejoj asnjë lloj flamuri

Hoxha konfirmon se nuk e varrosi gruan në Tetovë me flamur kombëtar: Jam parimor, s’lejoj asnjë lloj flamuri
29/08/2026 - 17:57

Një banor i fshatit Llacë të Tetovës ka deklaruar se hoxhallarët e fshatit s’kanë pranuar që t’ia varrosnin nënën e tij me flamurin kuq e zi. Ai ka...

Më shumëDetails

Vendimi i KGJK për gjyqtarët, ambasada e SHBA: Qeveria të sigurojë që serbët të kenë mundësi të barabarta

Vendimi i KGJK për gjyqtarët, ambasada e SHBA: Qeveria të sigurojë që serbët të kenë mundësi të barabarta
29/08/2026 - 17:51

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka reaguar lidhur me vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për të liruara nga detyra gjyqtarët serbë që kishin dhënë dorëheqje. Ambasada amerikane...

Më shumëDetails

Osmani: Serbia s’ka ndryshuar, vetëm kriminelët i ka futur në agjendën evropiane

Osmani: Serbia s’ka ndryshuar, vetëm kriminelët i ka futur në agjendën evropiane
29/08/2026 - 17:35

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kritikuar ashpër Bashkimin Evropian pas reagimit të presidentit të Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ndaj vdekjes së kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mlladiq....

Më shumëDetails

Deputetja shqiptare kundër konsullatës serbe në Shkodër: Nuk mund të relativizohet krimi në Ballkan

Deputetja shqiptare kundër konsullatës serbe në Shkodër: Nuk mund të relativizohet krimi në Ballkan
29/08/2026 - 17:17

Deputetja e pavarur e Kuvendit të Shqipërisë, Marjana Koçeku, ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social X lidhur me reagimet pas vdekjes së Ratko Mlladiç dhe protestën...

Më shumëDetails

‘‘Kontrata është lidhur në qeverisjen e VV-së’’, Rama kërkon hetim nga Prokuroria Speciale për çështjen e NPB-së

‘‘Kontrata është lidhur në qeverisjen e VV-së’’, Rama kërkon hetim nga Prokuroria Speciale për çështjen e NPB-së
29/08/2026 - 17:06

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në Facebook, është deklaruar rreth çështjes së Ndërmarrjes Publike Banesore. Rama, ka thënë se kontrata është lidhur në vitin 2021...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tërnava reagon për bombardimin e spitalit në Gaza: Krim kundër njerëzimit

    “Kosova si Kandahar” dhe rasti Sheholli – Myftiu Naim Tërnava me deklaratë publike

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Skandaloze: Punonjësi i OSBE-së në Kosovë i jep “lavdi” kriminelit të luftës – fshin postimin, por jo foton me të dënuarën për spiunazh

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nora Istrefi sjell foto joshëse në bikini

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vrasja e 14-vjeçarit në Prizren, dalim pamje nga momenti i sulmit (VIDEO +18)

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Të deklaroni se …”, subvencionimi i librave – MASH del me një kërkesë për prindërit

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë