Mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë pritet të mbajë të dielën në Kosovë.
Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 12–16°C, ndërsa ato maksimale 29–33°C.
Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1–4 m/s.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperatura të larta priten edhe gjatë dhjetëditëshit të parë të shtatorit.













