Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vuçiq në hapjen e një fabrike kineze në Serbi: Robotët kinezë së shpejti në ushtrinë serbe

29/08/2026 - 22:59
në Lajme
A A
Vuçiq në hapjen e një fabrike kineze në Serbi: Robotët kinezë së shpejti në ushtrinë serbe
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Serbia do të prezantojë përdorimin e parë të robotëve kinezë në ushtrinë e vendit brenda dy javëve, tha presidenti Aleksandar Vuçiq të shtunën në Shabac, ku u hap një fabrikë robotësh.Kjo fabrikë u ndërtua në partneritet midis dy investitorëve kinezë, kompanive Minth dhe AGIBOT.

“Do t’i shihni në veprim pas 15 ditësh. Jam krenar t’jua njoftoj për këtë. Do t’i shihni jo vetëm duke ecur, por edhe duke përdorur armë, armë shumë serioze”, tha Vuçiq gjatë një vizite në fabrikë.

Ai shtoi se robotët që do të përdoren nga ushtria serbe po testohen në Shabac.

Vuçiq theksoi se roboti është i pajisur me kamera dhe sensorë që e ndihmojnë të përgatitet, të përshtatet dhe të lundrojë në terren.

Fabrika e robotëve humanoid në Serbinë perëndimore është fabrika e parë kineze e këtij lloji në kontinentin evropian.

Zyrtarët serbë presin që tregu kryesor për shitje të jetë Bashkimi Evropian.

Ajo nisi veprimtarinë në shkurt të këtij viti dhe Vuçiq tashmë aludoi për përdorimin e robotëve në ushtrinë serbe.

Gjatë një vizite në fabrikë, Presidenti serb tha se përpara se të përdoren në ushtri, robotët duhet t’i nënshtrohen testimeve të hollësishme.

“Sepse nuk mund të ketë gabime. Dhe, do ta shihni në veprim se nuk ka gabime”, theksoi ai, duke shtuar se inxhinierët e kanë përshtatur softuerin për përdorim ushtarak dhe kanë krijuar një armë që kontrollohet nga një distancë e gjatë dhe është “e aftë për sulme të rëndësishme ndaj forcave armike”.

Plani, thotë ai, është që robotët të mbajnë në shpinë mitraloza, raketahedhës dhe armë të tjera.

Fabrika e robotëve ndodhet brenda ambienteve të Minth Group, i cili tashmë operon në Serbi në industrinë e automobilave. Projekti u zbatua në partneritet me kompaninë kineze AGIBOT, e cila zhvillon inteligjencën artificiale dhe robotikën.

AGIBOT njoftoi në shkurt të këtij viti se fillimisht do të prodhonte 1.000 deri në 2.000 robotë në vit, ndërsa Vuçiq deklaroi në hapjen e fabrikës se “shpreson që më shumë se 5.000 robotë të montohen dhe më vonë të prodhohen çdo vit”.

Ai deklaroi se Serbia po bëhet pioniere në Evropë në prodhimin serik të robotëve në formë njeriu dhe se do të fitojë njohuri që do të jetë në gjendje t’i transferojë si në rajon ashtu edhe në Evropë.

Edhe pse kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia është kthyer gjithnjë e më shumë nga Kina vitet e fundit, dhe udhëheqësit e të dy vendeve theksojnë se Kina dhe Serbia janë të lidhura nga një “miqësi e hekurt”.

Përveç bashkëpunimit ekonomik dhe infrastrukturor, Serbia po forcon edhe bashkëpunimin ushtarak me Kinën, përmes blerjes së armëve kineze dhe ushtrimeve ushtarake.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara i kanë paralajmëruar vazhdimisht zyrtarët në Serbi për rreziqet e thellimit të bashkëpunimit ushtarak me Kinën./REL

 

 

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja aktuale e rrugëve në vendin tonë

Kjo është gjendja aktuale e rrugëve në vendin tonë
28/11/2026 - 22:35

Qendra kombëtare për menaxhim kufitar ka bërë të ditur, se të gjitha rrugët në vendin tonë janë të kalueshme përkundër reshjeve të borës. Në një njoftim thuhet se...

Më shumëDetails

E pabesueshme: Abdixhiku uron Ditën e Pavarësisë, nuk përmend fare ditëlindjen e Adem Jasharit dhe daljen publike të UÇK-së

E pabesueshme: Abdixhiku uron Ditën e Pavarësisë, nuk përmend fare ditëlindjen e Adem Jasharit dhe daljen publike të UÇK-së
28/11/2026 - 22:07

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar festën e Flamurit, por nuk përmend dy ngjarje të rëndësishme që lidhen me këtë datë, 28 nëntorin, raporton Gazeta Online Veriu.info....

Më shumëDetails

“Nuk ka fe as s’ka parti…” deputeti i VV publikon video të Kurtit duke festuar me Nikollë Nikprelajn

“Nuk ka fe as s’ka parti…” deputeti i VV publikon video të Kurtit duke festuar me Nikollë Nikprelajn
28/11/2026 - 21:57

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka publikaur një video në Facebook, ku kryeministri i Kosovës Albin Kurti këndon bashkë me këngëtarin e njohur Nikollë Nikprelaj. Azemi nuk...

Më shumëDetails

Krasniqi: Edhe kjo festë u shndërrua në ditë përkujtimi dhe krenarie për patriotin Dr. Adem Ademi

Krasniqi: Edhe kjo festë u shndërrua në ditë përkujtimi dhe krenarie për patriotin Dr. Adem Ademi
28/11/2026 - 21:19

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka shkruar për mjekun Adem Ademi që u rivarros sot në Mitrovicë, shkruan Veriu.info. Ajo ka thënë se edhe kjo...

Më shumëDetails

Vizita e Krasniqit në Kosovë ishte e 15-ta humanitare, Specialja jep detaje

Vizita e Krasniqit në Kosovë ishte e 15-ta humanitare, Specialja jep detaje
28/11/2026 - 20:42

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë njoftuar për zhvillimet e fundit në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup...

Më shumëDetails

“Audi” i ngarkuar, “Tiguani” vëzhgonte rrugën, si u dështoi plani të dyshuarve me 136 kg drogë – i përfshirë edhe një polic

“Audi” i ngarkuar, “Tiguani” vëzhgonte rrugën, si u dështoi plani të dyshuarve me 136 kg drogë – i përfshirë edhe një polic
28/11/2026 - 20:14

Plani i dyshuar për transportimin e 136 kilogramëve marihuanë ka përfunduar me arrestimin e tre personave në kuadër të rastit të koduar “Kufiri 2”. Sipas Prokurorisë Themelore në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • E quajti “palaço” Bashkim Jasharin, kërkon falje dhe jep dorëheqje nga posti i drejtorit

    E quajti “palaço” Bashkim Jasharin, kërkon falje dhe jep dorëheqje nga posti i drejtorit

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Alarm në VIVA FRESH-in e biznesmenit Rexhepi: AUV zbulon dy baktere në produktet e mishit, urdhëron tërheqjen nga tregu (Pamje)

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Një person gjendet pa shenja jete në motelin “Flamingo” në Mitrovicë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nëntori i skandaleve me produkte të mishit të kompanisë së Jeton Buqukut

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Në shtëpinë e Sabit Gecit në Llaushë vendoset pllaka përkujtimore për UÇK-në, merr pjesë edhe djali i Ibrahim Rugovës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë