Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sapo erdhën nga Gjermania, përballen me skenë të rëndë në Pejë – 67-vjeçari dyshohet se iu vërsul me thikë vëllait dhe kunatës

30/08/2026 - 08:56
në Lajme
A A
Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një konflikt familjar ka eskaluar në dhunë të shtunën në Pejë, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht vëllain e tij dhe i është vërsulur me thikë atij dhe bashkëshortes së tij.

Rasti ka ndodhur më 29 gusht, në rrugën “Rexhep Sokoli”, ndërsa dy viktimat më pas janë paraqitur në Stacionin Policor në Pejë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se të përfshirët janë anëtarë të së njëjtës familje. Për shkak të natyrës së rastit, identitetet e tyre po publikohen vetëm me iniciale.

Sipas informacioneve të rastit, I.F., 60-vjeçar, dhe A.F., 48-vjeçare, kishin ardhur nga Gjermania në Kosovë po atë ditë.

Ata kanë deklaruar para Policisë se, sapo kishin hyrë me veturë në oborrin e shtëpisë, aty kishte dalë G.F., 68-vjeçar, vëllai i 60-vjeçarit dhe kunati i gruas.

Sipas pretendimeve të tyre, 68-vjeçari mbante një thikë në dorë dhe iu ishte vërsulur, por nuk kishte arritur t’i godiste me të.

Konflikti dyshohet se lidhet me një mosmarrëveshje rreth shtëpisë.

“Ti po do me rrëzua shtëpinë me bager”, pretendohet se i dyshuari i ka thënë vëllait të tij.

Situata më pas dyshohet se ka kaluar në dhunë fizike. Sipas deklaratës së viktimës, i dyshuari e ka goditur pesë apo gjashtë herë me grushte në kokë.

Dy viktimat kanë marrë trajtim mjekësor dhe më pas janë intervistuar në stacion policor. Njëri prej tyre ka deklaruar se ndihet i rrezikuar nga i dyshuari.

Policia ka arrestuar G.F. dhe e ka shoqëruar në Stacionin Policor në Pejë, ku është intervistuar.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, ndaj tij është iniciuar hetim nën dyshimin për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” në kuadër të dhunës në familje.

Me aktvendim të Prokurorit, 68-vjeçari është ndaluar për 48 orë, ndërsa viktimat pas përfundimit të procedurave policore janë kthyer në shtëpi.

JU REKOMANDOJMË

Deputetët e PDK-së mblidhen sërish në Kuvend

Deputetët e PDK-së mblidhen sërish në Kuvend
30/08/2026 - 09:50

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se deputetët e saj do të jenë të pranishëm edhe sot në sallën e Kuvendit të Kosovës. Sipas njoftimit, deputetët e PDK-së...

Më shumëDetails

E rëndë: Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

Një grua gjendet e vdekur në Prizren
30/08/2026 - 09:35

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Dragash. Rastin në polici e ka raportuar djali i tij. Sipas raportit 24 orësh, policia ka...

Më shumëDetails

Këto janë çmimet e derivateve për sot

Ministria publikon çmimet tavan të derivateve- kaq do shitet sot nafta në Kosovë
30/08/2026 - 09:25

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot dhe nesër. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi...

Më shumëDetails

Tërmet në Shqipëri

Regjistrohen lëkundje të tokës në Maqedoni të Veriut
30/08/2026 - 08:45

Lëkundje të forta tërmeti janë shënuar në jug të Shqipërisë, rreth orës 00:40. Epiqendra ka qenë 6 kilometra nga Himara, me magnitudë 4.5 ballë i shkallës rihter në...

Më shumëDetails

PDK e Aleanca kundër ligjit për shtetësinë, LVV i quan “shqetësime artificiale”

Njohja e pasaportës së Kosovës i nxjerr telashe ministrit të jashtëm spanjoll
30/08/2026 - 08:26

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca kanë kërkuar që të rishikohet dhe të ndryshohet Ligji i ri për Shtetësinë, për të cilin pretendojnë se mundëson marrjen e...

Më shumëDetails

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Evropa përballet me valën e parë ekstreme të të nxehtit: Temperaturat mund të arrijnë deri në 45°C
30/08/2026 - 08:14

Kosovën sot e pret mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 33 gradë Celsius. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK),...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020

    Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • LAJMI I FUNDIT: Ky është deklarimi i Kurtit pas takimit të sontëm me Abdixhikun

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Zbulohet kontrata e bashkëjetesës- I dënuari me burgim të përjetshëm dhe modelja Ziza Pajaziti firmosin marrëveshje pas ‘vizitës speciale’ në burg

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “Kosova si Kandahar” dhe rasti Sheholli – Myftiu Naim Tërnava me deklaratë publike

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “Dermo By Simoneta” gjobitet 5 mijë euro për Botox, fillerë e mezoterapi pa licencë, por vazhdon aktivitetin edhe pas vendimit

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë