Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani: Propaganda nuk mund ta fshijë të vërtetën, Serbia ende fle mbi varrezat masive

30/08/2026 - 13:46
në Lajme
A A
Osmani: Propaganda nuk mund ta fshijë të vërtetën, Serbia ende fle mbi varrezat masive
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Ditën Ndërkombëtare për Përkujtimin e Viktimave të Zhdukur me Dhunë.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka shkruar se mbi 1 mijë e 500 persona të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, shumë prej tyre fëmijë, ende mbesin pa varr dhe pa përgjigje për fatin e tyre.

“Sot shënojmë Ditën Ndërkombëtare për Përkujtimin e Viktimave të Zhdukur me Dhunë.

Mbi 1500 persona të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, shumë prej tyre fëmijë, ende mbesin pa varr, pa drejtësi dhe pa përgjigje. Ata janë plaga më e thellë e Kosovës dhe dëshmia më e dhimbshme e krimeve të kryera ndaj popullit tonë nga ana e Serbisë. Synimi i regjimit gjenocidal të Serbisë ishte shfarosja, dëbimi dhe shkatërrimi i identitetit tonë kombëtar, i familjeve tona dhe i së ardhmes së Kosovës”, shkroi Osmani.

Ajo ka akuzuar Serbinë se po i mban të mbyllura arkivat dhe informacionet për personat e zhdukur.

“Por krimi nuk përfundon me heshtjen e armëve. Ai vazhdon edhe sot kur mohohet e vërteta, kur fshihen gjurmët dhe kur familjeve u mohohet e drejta elementare për të ditur fatin e më të dashurve të tyre. Duke mbajtur të mbyllura arkivat dhe informacionin për personat e zhdukur, në kundërshtim me zotimet e dhëna në Bruksel, Serbia jo vetëm që po e mohon të kaluarën, por po shkel edhe marrëveshjet që ka pranuar. Propaganda nuk mund ta fshijë të vërtetën sepse Serbia ende fle mbi varrezat masive të civilëve të pafajshëm dhe vazhdon ta përsërisë krimin. Për mijëra familje në Kosovë, drejtësia nuk është histori. Është dhimbje. Është ankth. Është pritje”, ka shkruar Osmani.

JU REKOMANDOJMË

Gjenerali vushtrrias i ushtrisë kroate, Rahim Ademi, që e gjunjëzoi Mladiqin ne Shibenik: Nuk ishte fare ushtar, trimërinë e tregonte vetëm mbi civilët

Gjenerali vushtrrias i ushtrisë kroate, Rahim Ademi, që e gjunjëzoi Mladiqin ne Shibenik: Nuk ishte fare ushtar, trimërinë e tregonte vetëm mbi civilët
30/08/2026 - 14:28

Gjenerali shqiptar i Ushtrisë Kroate, Rahim Ademi, ka reaguar për vdekjen e ish-komandantit të forcave serbe në Bosnje, Ratko Mlladiç. Ademi, me origjinë nga Kosova, i cili iu...

Më shumëDetails

Kosovarët “marakli” të detit, mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në Shqipëri përmes Morinës këtë javë

Kosovarët “marakli” të detit, mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në Shqipëri përmes Morinës këtë javë
30/08/2026 - 14:20

Pika e Kalimit Kufitar të Morinës, në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, vijon të përballojë një fluks të lartë udhëtarësh dhe automjetesh. Ditët e fundit të gushtit kanë...

Më shumëDetails

“Boll mo”, Rama fton qytetarët në protestë më 1 shtator: Qeveria Kurti u ka marrë komunave mbi 344 milionë euro

Rama: Qeveria Kurti po i kushton qytetarëve me jetë, pas lajmit tragjik dje, sot gjenden miliona për heqjen e dheut në autostradë
30/08/2026 - 13:57

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u ka bërë thirrje qytetarëve të kryeqytetit dhe të gjithë Kosovës që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar nga kryetarët e komunave më 1...

Më shumëDetails

Ramadani për LVV-në: Ne po flasim për shtetin, ata po bëjnë gjithçka për pushtetin

Ramadani: Xhandarmëria serbe në Kosovë, ky është intruzion, NATO duhet ta dënojë ashpër
30/08/2026 - 13:40

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për, siç tha, bllokimin e Kuvendit dhe institucioneve të Kosovës. Ramadani ka folur në sallën e Kuvendit,...

Më shumëDetails

Tragjedi në Gjermani: Bie nga skela dhe humb jetën punëtori nga Tetova

Tragjedi në Gjermani: Bie nga skela dhe humb jetën punëtori nga Tetova
30/08/2026 - 13:24

Një 52-vjeçar nga Tetova ka humbur jetën të enjten në një aksident në vendin e punës në Oranienburg të Gjermanisë. Sipas raportimeve, T.M. ra nga skela e katit...

Më shumëDetails

Kosovarit i vidhet çanta me para dhe telefon në Ulqin, momenti i vjedhjes kapet në video

Kosovarit i vidhet çanta me para dhe telefon në Ulqin, momenti i vjedhjes kapet në video
30/08/2026 - 13:17

Një kosovarit i është vjedhur çanta me para dhe telefon gjatë qëndrimit në Ulqin. Momenti i vjedhjes është filmuar dhe pamjet tregojnë qartë se si personi i dyshuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020

    Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Zbulohet kontrata e bashkëjetesës- I dënuari me burgim të përjetshëm dhe modelja Ziza Pajaziti firmosin marrëveshje pas ‘vizitës speciale’ në burg

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • LAJMI I FUNDIT: Ky është deklarimi i Kurtit pas takimit të sontëm me Abdixhikun

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • “Dermo By Simoneta” gjobitet 5 mijë euro për Botox, fillerë e mezoterapi pa licencë, por vazhdon aktivitetin edhe pas vendimit

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Takohen sërish Kurti e Abdixhiku

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë