Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

VV-LDK në prag të marrëveshjes, analistët paralajmërojnë: Votat për presidentin mbeten problem

30/08/2026 - 21:39
në Lajme
A A
VV-LDK në prag të marrëveshjes, analistët paralajmërojnë: Votat për presidentin mbeten problem
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Përfundimi i një marrëveshjeje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës po shihet si një nga çështjet më të rëndësishme për zhbllokimin institucional të vendit.Pas takimit të fundit mes kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, tha se shpreson që marrëveshja do të arrihet sa më shpejt.

“Unë uroj që marrëveshja të përmbyllet sa më parë, për shkak se është shumë e rëndësishme që të ecim përpara. Le të shpresojmë që kjo javë që po vjen të jetë vendimtare për këtë proces të rëndësishëm”, tha Haxhiu.Ndërkohë analistët e intervistuar kanë dyshime rreth mundësisë që një kandidat për president të sigurojë votat e nevojshme në Kuvend.

Analisti politik, Sadik Zeqiri, thotë për RTK, se brenda LDK-së mund të ketë deputetë që nuk do ta mbështesin kandidatin e propozuar nga Vetëvendosje. Sipas tij, faktori kohë mund të jetë vendimtar.Ndërkaq, analisti Ejup Gojnovci e sheh me shqetësim faktin që emrat për president po ndryshojnë nga një takim në tjetrin.

Gojnovci thotë se edhe nëse dy subjektet politike arrijnë një marrëveshje për parimet dhe emrin e kandidatit, kjo nuk do të thotë automatikisht se Kosova do të ketë president të ri.“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mund të flasë ose nuk mund të garantojë të gjithë numrat, votat në Kuvend, të të gjithë deputetëve të saj. Prandaj, unë mendoj që dita kritike do të jetë kur ne do ta marrim vesh nëse do të kemi president ose jo. Do të jetë dita kur do të futet në votim emri i kandidatit”, tha ai.

Gjatë javës që po hyjmë, mbetet të shihet nëse takimet mes Vetëvendosjes dhe LDK-së do të prodhojnë një marrëveshje konkrete dhe nëse ajo marrëveshje do të sigurojë votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit të ri.

JU REKOMANDOJMË

Rama: VV po bllokon ndërtimin e Kompleksit “Adem Jashari” dhe nënkalimit “Agim Ramadani”

Rama: VV po bllokon ndërtimin e Kompleksit “Adem Jashari” dhe nënkalimit “Agim Ramadani”
30/08/2026 - 22:06

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar sërish me pretendime se Qeveria e Kosovës po bllokon komunat, përfshirë kryeqytetin të cilin e drejton. Ai ka thënë se pushteti...

Më shumëDetails

Çitaku: Liria e Kosovës mban brenda emra, fytyra dhe ëndrra të ndërprera

Çitaku: Liria e Kosovës mban brenda emra, fytyra dhe ëndrra të ndërprera
30/08/2026 - 21:57

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka vizituar së bashku me Diellin dhe Arbërin ekspozitën e organizuar nga “Liria Ka Emër”, në nderim të burrave dhe grave që dhanë...

Më shumëDetails

“Ngjyrat e Lirisë” në Prishtinë: Arti në shërbim të kujtesës dhe historisë së luftës së UÇK-së

“Ngjyrat e Lirisë” në Prishtinë: Arti në shërbim të kujtesës dhe historisë së luftës së UÇK-së
30/08/2026 - 21:31

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sakrificës për liri dhe kujtesës kolektive....

Më shumëDetails

OVL-UÇK: Serbia mban arkivat, kërkojmë të vërtetën dhe drejtësinë për të zhdukurit

OVL-UÇK: Serbia mban arkivat, kërkojmë të vërtetën dhe drejtësinë për të zhdukurit
30/08/2026 - 21:05

Në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka kujtuar personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë dhe ka shprehur...

Më shumëDetails

Ja si duket Nicolas Maduro pas muajsh në qeli, ish-presidenti venezuelian: Faleminderit për çdo bekim

Ja si duket Nicolas Maduro pas muajsh në qeli, ish-presidenti venezuelian: Faleminderit për çdo bekim
30/08/2026 - 20:43

Ish-presidenti venezuelian, Nicolas Maduro, ka publikuar foto të reja të tij nga brenda një burgu amerikan në Nju Jork, rreth 8 muaj pas arrestimit të tij. Fotot, të...

Më shumëDetails

Hoxhaj: E vërteta për të zhdukurit duhet të zbardhet dhe drejtësia të vihet në vend

Hoxhaj: Përulje dhe nderim përgjithmonë për Afrim Bunjakun
30/08/2026 - 20:28

Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka reaguar në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, duke shprehur solidaritet me familjet që ende nuk kanë informacion për fatin e të dashurve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dje u raportua se është rrahur, sot dalin pamjet e para të Edit me fashë në kokë (Video)

    Dje u raportua se është rrahur, sot dalin pamjet e para të Edit me fashë në kokë (Video)

    169 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 42
  • Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Zbulohet kontrata e bashkëjetesës- I dënuari me burgim të përjetshëm dhe modelja Ziza Pajaziti firmosin marrëveshje pas ‘vizitës speciale’ në burg

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Kosovarit i vidhet çanta me para dhe telefon në Ulqin, momenti i vjedhjes kapet në video

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • World Link Towers: Prishtina po bëhet me qendrën e re të biznesit dhe inovacionit global

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë