Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kush është Bekim Sejdiu, kandidati i propozuar për president

31/08/2026 - 13:35
në Kryesore, Lajme
A A
Kush është Bekim Sejdiu, kandidati i propozuar për president
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bekim Sejdiu është emri për të cilin janë pajtuar Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës për postin e presidentit të Kosovës.

Më poshtë është biografia e Sejdiut e marrë nga Gjykata Kushtetuese:

Bekim Sejdiu (1974) është gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Para emërimit gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese (prill 2015), gjyqtari Sejdiu ka shërbyer si diplomat në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës. Ai i takon brezit të parë të ambasadorëve të Republikës së Kosovës. Në këtë cilësi, ai ka shërbyer si Ambasador i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë (2008-2012) dhe Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Nju-Jork (2012-2014) Para se të caktohej Ambasador, gjyqtari Sejdiu ka shërbyer si këshilltar politik në Kabinetin e ministrit të parë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

Që nga viti 2002, gjyqtari Sejdiu është profesor (asistent) në Departamentin e të Drejtës Ndërkombëtare të Fakultetit Juridik pranë Universitetit të Prishtinës.

Gjyqtari Sejdiu ka përfunduar studimet juridike në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës (1999). Ai ka përfunduar dy magjistratura: në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, në Universitetin e Bilkentit (2005), dhe në fushën e demokracisë dhe të të drejtave të njeriut, në Universitetin e Sarajevës dhe në Universitetin e Bolonjës (2001). Gjyqtari Sejdiu ka doktoruar në fushën studimeve ndërkombëtare dhe diplomatike në Fakultetin e Qeverisë dhe të Studimeve Evropiane – Nova Univerza, në Slloveni.

Në të gjitha angazhimet e tij publike, gjyqtari Sejdiu ka qenë ngushtë i lidhur me përpjekjet për promovimin e tolerancës shoqërore, sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe të barazisë gjinore, duke qenë kësisoj pjesë e grupit themelues dhe njëkohësisht anëtar i Këshillit të Hulumtuesve Profesionalë të Institutit Kosovar për Hulumtime dhe Zhvillime të Politikave – KIPRED (2002-2008). Në vitet 2000-2002, ka qenë edhe drejtor programi në Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile – FKSHC.

JU REKOMANDOJMË

Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president
31/08/2026 - 15:17

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se nk e përkrah Bekim Sejdiun për president të Kosovës, jo për arsye personale, por për një parim politik dhe institucional....

Më shumëDetails

Kusari-Lila mbështet Bekim Sejdiun për president: Zgjedhja duhet të jetë për Republikën

Kusari: Mesazhet e SHBA-së duhet të merren shumë seriozisht
31/08/2026 - 15:07

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka shprehur mbështetjen për kandidaturën e profesor doktor Bekim Sejdiut për president të Kosovës. Kusari-Lila ka thënë se kandidatura e Sejdiut meriton mbështetje,...

Më shumëDetails

Avdullah Hoti deklaron votën e vet kundër Bekim Sejdiut, “Jo.”

LDK pajtohet me Kurtin që President konsensual të jetë njeriu që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit
31/08/2026 - 14:52

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti i tha Gazetës Express ne nuk do ta votojë Bekim Sejdiun për President të vendit. I pyetur nëse do ta...

Më shumëDetails

Haxhiu për marrëveshjen VV-LDK për Presidentin: Një hap shumë i rëndësishëm drejt tejkalimit të ngërçit

Haxhiu nënshkruan dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë pas vendimit të KPK’së
31/08/2026 - 14:47

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur dakordimin mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kandidatin për President të Kosovës, Bekim Sejdiun. Përmes...

Më shumëDetails

Osmani për Bekim Sejdiun: Profesionist i dëshmuar njeri me integritet dhe figurë që e njeh nga afër shtetin

Osmani për Bekim Sejdiun: Profesionist i dëshmuar njeri me integritet dhe figurë që e njeh nga afër shtetin
31/08/2026 - 14:23

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje për postin e Presidentit të Republikës. Osmani ka...

Më shumëDetails

LDK pajtohet me Kurtin që President konsensual të jetë njeriu që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit

LDK pajtohet me Kurtin që President konsensual të jetë njeriu që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit
31/08/2026 - 14:15

Lidhja Demokratike e Kosovës është pajtuar me Vetëvendosjen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat konsensual për President të Kosovës. Si pjesë e Gjykatës Kushtetuese, Sejdiu në vitin 2020...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dje u raportua se është rrahur, sot dalin pamjet e para të Edit me fashë në kokë (Video)

    Dje u raportua se është rrahur, sot dalin pamjet e para të Edit me fashë në kokë (Video)

    178 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 45
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Pas Edit vjen edhe reagimi i Jozit, ja çka ndodhi mbrëmë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Spitali i Mitrovicës ka një njoftim të rëndësishëm për pacientët me kancer

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Ky është çmimi i naftës sot në Kosovë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë