Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së.
Tutje, ai ka thënë se edhe dy deputetë të komuniteteve joserbe mund të mos e votojnë.
Por, shtoi se mund të votojë për të një deputet nga PDK-ja.
“Abdixhiku si të jetë serioz kur e ka sjellë kandidat që ka votu në kushtetuese me iu rrëzu Qeverinë Hoti prej pushtetit. E dyta si ky person me njohuri kushtetuese futet në një proces që mund t’i ketë shkelur afatet kushtetuese”.
“Katër deputetë disponimin nuk e kanë, 2 deputetë nga pakicat joserbe, por një plus mund të jetë nga PDK-ja që nuk do të ishte çudi”, ka thënë ai. /Gazeta Express













