Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Protesta e kryetarëve të komunave, Haradinaj: Boll është boll, regjimi i Kurtit s’u la rrugë tjetër përpos rrugën

01/09/2026 - 13:54
në Kryesore, Lajme
A A
Haradinaj: Policia e Kosovës ka presionin politik nga Qeveria
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas protestës së kryetarëve të komunave para Qeverisë së Kosovës, duke kritikuar qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.

Haradinaj ka thënë se komunat dhe kryetarët e tyre janë detyruar të dalin në rrugë për të kërkuar të drejtat dhe kompetencat që, sipas tij, u takojnë me ligj.

“Regjimi Kurti nuk ju la rrugë tjetër kryetarëve të komunave dhe komunave të dalin në rrugë. Boll është boll”, ka shkruar Haradinaj.

Protesta është organizuar në shenjë kundërshtimi ndaj disa vendimeve dhe politikave të nivelit qendror, ndërsa Asociacioni i Komunave të Kosovës ka paraqitur një sërë kërkesash ndaj Qeverisë.

Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se mesazhet e protestës nuk janë partiake dhe se kërkesat nuk janë personale të kryetarëve të komunave.

Sipas tij, komunat kërkojnë buxhetin, pronën, kompetencat dhe trajtimin e barabartë institucional që u takojnë sipas Kushtetutës dhe legjislacionit në fuqi.

Në mesin e kërkesave të AKK-së janë kompensimi i obligimeve financiare që burojnë nga kontratat kolektive, mbulimi nga buxheti qendror i kompensimit retroaktiv për përvojën e punës, rishikimi i kritereve të grantit specifik për arsim, si dhe ndërprerja e, siç e kanë cilësuar, centralizimit dhe cenimit të kompetencave komunale.

AKK-ja ka kërkuar gjithashtu përgjegjësi institucionale për humbjen e mbështetjes financiare të Bashkimit Evropian, kompensimin e dëmeve nga vërshimet dhe fatkeqësitë natyrore, si dhe krijimin e një granti të katërt për investime kapitale.

Ibrahimi ka bërë thirrje për dialog institucional me Qeverinë, duke theksuar se komunat do të vazhdojnë t’i mbrojnë interesat e tyre përmes mjeteve demokratike dhe institucionale.

JU REKOMANDOJMË

Manaj për Sejdiun: Është figura e duhur për president, beson se të gjithë deputetët e LDK-së do ta votojnë

Manaj për Sejdiun: Është figura e duhur për president, beson se të gjithë deputetët e LDK-së do ta votojnë
01/09/2026 - 15:43

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shkëmb Manaj, ka folur para mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie, duke shprehur bindjen se kandidatura e Bekim Sejdiut...

Më shumëDetails

Haradinaj për marshin e 12 shtatorit: Të gjithë bashkë në shesh, i presim çlirimtarët në Kosovë

Ramush Haradinaj në mbështetje të protestës për UÇK-në në Strasburg
01/09/2026 - 15:38

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur përkrahjen e tij për marshin e paralajmëruar për 12 shtator në Prishtinë. Haradinaj ka thënë se në këtë marsh qytetarët do...

Më shumëDetails

Dogana zbulon në Aeroport barna për dobësim të deklaruara me përshkrim të rremë

Dogana zbulon në Aeroport barna për dobësim të deklaruara me përshkrim të rremë
01/09/2026 - 15:03

Dogana e Kosovës ka zbuluar një rast të deklarimit të pasaktë të mallrave në Zyrën e Doganimit të Brendshëm në Aeroport. Gjatë kontrollit të dokumentacionit, zyrtarët doganorë dyshuan...

Më shumëDetails

“Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

“Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona
01/09/2026 - 14:42

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave të dyshuar me iniciale H.K., A.G., dhe E.G.,për përfshirje në skemën e manipulimit të...

Më shumëDetails

Lushaku: Do ta mbështes kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

Nënkryetarja e LDK-së: Familjet e 260 mijë nxënësve, të detyruara të kryejnë rolin e Ministrisë së Arsimit
01/09/2026 - 14:31

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka folur para mbledhjes së Kryesisë së partisë, ku pritet të diskutohen zhvillimet politike në vend, konstituimi i Kuvendit dhe çështja e presidentit,...

Më shumëDetails

Muhaxheri kritikon Abdixhikun për marrëveshjen me VV-në: Është dashtë me thirr Këshillin e Përgjithshëm

“Ku e kanë pa këtë logjikë?”: Muhaxheri i LDK-së ia kthen Hotit për largimin e Abdixhikut
01/09/2026 - 14:10

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, ka kritikuar kreun e partisë, Lumir Abdixhiku, lidhur me marrëveshjen e arritur me Lëvizjen Vetëvendosje për kandidatin për president. Në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë