Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hoxhaj publikon pamje me Thaçin nga koha kur drejtonte Arsimin: Kur isha ministër, çdo nxënës pajisej me libra falas

01/09/2026 - 17:32
në Lajme
A A
Hoxhaj publikon pamje me Thaçin nga koha kur drejtonte Arsimin: Kur isha ministër, çdo nxënës pajisej me libra falas
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i PDK-së dhe ish-ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, duke publikuar një foto nga koha kur drejtonte këtë dikaster.

Në pamjet e publikuara, Hoxhaj shihet duke vizituar një shkollë së bashku me kryeministrin e atëhershëm, Hashim Thaçi. Duke rikujtuar periudhën e tij në krye të Ministrisë së Arsimit, ai ka theksuar se atëherë ishte bërë e mundur që çdo nxënës të pajisej me libra falas, pa procedura të ndërlikuara dhe pa ua bartur barrën financiare familjeve.

“Dita e parë e shkollës duhet të jetë ditë gëzimi, dijeje dhe shprese, jo ditë brenge për prindërit se si t’i sigurojnë tekstet shkollore. Kur isha ministër i Arsimit, e bëmë të mundur që çdo nxënës të pajisej me libra falas”, ka shkruar Hoxhaj.

Ai ka kritikuar mënyrën e sigurimit të teksteve shkollore gjatë viteve të fundit, duke thënë se muajt shtator janë shoqëruar me vështirësi, vonesa dhe keqpërdorime gjatë ndarjes së fondeve.

“Arsimi nuk duhet të jetë hapësirë për eksperimente e abuzime, por përgjegjësi e drejtpërdrejtë e shtetit ndaj çdo fëmije”, ka deklaruar ai.

Në urimin e tij për 1 Shtatorin, Hoxhaj ka vlerësuar edhe rolin historik të mësimdhënësve shqiptarë gjatë pushtimit serb, duke theksuar se liria u ruajt edhe në shkollat shqipe, në mendjet dhe zemrat e tyre.

Në fund, ai u ka uruar nxënësve një vit të mbarë, me shumë dije dhe suksese, ndërsa mësimdhënësve shëndet dhe forcë në misionin e tyre.

JU REKOMANDOJMË

S’ka konsensus në LDK, Abdixhiku: 6 deputetë thanë se nuk e votojnë Bekim Sejdiun për President

S’ka konsensus në LDK, Abdixhiku: 6 deputetë thanë se nuk e votojnë Bekim Sejdiun për President
01/09/2026 - 18:25

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se 6 deputetë të LDK-së, kanë thënë se nuk do e votojnë Bekim Sejdiun për Preisdent. “Me keqardhje të madhe 6...

Më shumëDetails

Zgjedhja e presidentit, Tahiri: Aleancës nuk i intereson çfarë marrëveshje ka ndodhur

Zgjedhja e presidentit, Tahiri: Aleancës nuk i intereson çfarë marrëveshje ka ndodhur
01/09/2026 - 18:11

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri ka përsëritur qëndrimin e partisë së tij se nuk e përkrah propozimin e Bekim Sejdiut për president të Kosovës. Propozimi i Sejdiut ka...

Më shumëDetails

LDK në mbledhje të Grupit Parlamentar, Hamiti: Deputetët s’i nënshtrohen asnjë mandati detyrues

LDK në mbledhje të Grupit Parlamentar, Hamiti: Deputetët s’i nënshtrohen asnjë mandati detyrues
01/09/2026 - 18:07

Muhamet Hamiti, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një postimi në Facebook, ka ndarë nenin 70 të Kushtetutës së Kosovës, ku thuhet se, ‘’ Deputetët e Kuvendit janë...

Më shumëDetails

Kica-Xhelili: Vota ime në parim do të jetë “për” Bekim Sejdiun, nëse pajtohet grupi parlamentar

Kica-Xhelili: Vota ime në parim do të jetë “për” Bekim Sejdiun, nëse pajtohet grupi parlamentar
01/09/2026 - 17:40

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se në parim do ta mbështesë kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës, nëse për këtë arrihet...

Më shumëDetails

Osmani pyetet për ‘kurthin e Albin Kurtit’: Jo, LDK-ja nuk bie në kurthe të askujt

Osmani pyetet për ‘kurthin e Albin Kurtit’: Jo, LDK-ja nuk bie në kurthe të askujt
01/09/2026 - 17:37

Ish-presidentja Vjosa Osmani tha se Lidhja Demokratike e Kosovës e ka propozuar Bekim Sejdiun për President të vendit. Deputetja e LDK-së tha se ai “e meriton” përkrahjen e...

Më shumëDetails

Kurti deklarohet për marrëveshjen me LDK-në: Po mundohemi për të mirë e po punojmë mbarë

Kurti deklarohet për marrëveshjen me LDK-në: Po mundohemi për të mirë e po punojmë mbarë
01/09/2026 - 17:34

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha sot se VV do të mbajë një mbledhje të brendshme. Për marrëveshjen e arritur dje me LDK-në për çështjen e presidentit, Kurti...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    167 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë