Sipas certifikatës së publikuar nga Forcat Ajrore amerikane, Smajli ka shërbyer si shef i sigurisë dhe pilot instruktor në avionët T-38C, në Skuadronin e 87-të të Trajnimit Fluturues, në Bazën Ajrore Laughlin, në Teksas.
Gjatë kësaj periudhe, ai ka komanduar 613 fluturime, me gjithsej 692.7 orë fluturimi, duke kontribuar në përgatitjen vjetore të 102 pilotëve të gatshëm për misione luftarake.












