Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Abrashi: Marrëveshja me LDK ende është valide, shpresojmë të gjindet zgjidhje në takimin e radhës

02/09/2026 - 11:30
në Lajme
A A
Abrashi: Duhet përshëndetur oferta e LDK-së, nëse nuk ka hile
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, tha se për partinë e tij marrëveshja me LDK-në për presidentin është ende valide, pas kundërshtimit të saj nga 6 deputetët e LDK-së. Sipas tij, ky refuzim i tyre ka qenë i papritur dhe nuk do duhej të ndodhte në këtë fazë.

Abrashi tha për RTV21 se shpreson që në takimin e radhës mes Kurtit dhe Abdixhikut të sqarohet situata dhe të arrihet një zgjidhje për këtë çështje. Sipas tij, ky takim nuk është caktuar ende.

“Është fatkeqësi çka ndodhi. Për LVV-në ende është valide marrëveshja e arritur mes kryetarëve tanë marrëveshje që ka marrë bekimin e dy kryesive të partive politike…Diçka si kjo ishte e papritur, ky refuzim 6 deputetët të LDK është diçka që nuk do duhej të ndodhte në këtë fazë. Na vjen keq pavarësisht vullnetit tonë për të bërë kompromis për të dalë nga kjo bllokadë tash po hyjmë në një cikël të problemeve të cilat siç po shihet synimin e kanë zgjedhjet e panevojshme. Na mbetet të vazhdojmë takimet konsultimet dhe të bëjmë përpjekjet maksimale për të dalë nga kjo situatë. Gjithësisi e përshëndes takimin e radhës mes dy liderëve kurdo që të mbahet që të sqarohet situata edhe me tej dhe mundësisht të gjindet një zgjidhje që i eviton zgjedhjet. Nuk është caktu ende takimi, s’ka diçka konkrete por ekziston një vullnet pasi pas këtyre rrethanave duhet një sqarim. Takimi është shumë i nevojshëm neve na mbetet me besu dhe shpresu se bëhet një zgjidhje se cila është ajo, tani për tani është e paqartë”, tha Abrashi për rtv21.

I pyetur nëse do të kontaktojnë me deputetë të partive tjera për të siguruar votat e nevojshme për presidentin Abrashi tha se këtë e bëjnë në vazhdimësi.

“Vazhdimisht ne jemi në kontakt me kolegët tanë të partive tjera, jopublikisht asnjëri se don këtë situatë por zyrtarisht e publikisht të gjithë deklarohen pro krizës….”, tha Abrashi.

Duke iu përgjigjur kërkesës së PDK-së dhe të AAK-së për thirrjen e seancës konstituive, Abrashi ripërsëriti qëndrimin e partisë së tij se pa u zgjidhur çështja e presidentit nuk mund të procedohet tutje./RTV21/

JU REKOMANDOJMË

Dosja e tenderit të vagonëve zbulon rrenën e madhe të pushtetit të Kurtit (Dokument)

Dosja e tenderit të vagonëve zbulon rrenën e madhe të pushtetit të Kurtit (Dokument)
02/09/2026 - 12:11

Nëse shpifja do të ishte vepër penale, ministrja Artane Rizvanolli, bashkë me drejtorin e Trainkos-it, Agron Statovcin, në këto momente do të ishin prapa grilave. Dokumentet e siguruara...

Më shumëDetails

Suharekë: Mbi 60 infermierë dyshohet se mbetën pa punë pas përfundimit të angazhimit përmes Caritas

Suharekë: Mbi 60 infermierë dyshohet se mbetën pa punë pas përfundimit të angazhimit përmes Caritas
02/09/2026 - 11:46

Një shqetësim është adresuar në redaksinë e JOQ Kosova lidhur me ndërprerjen e angazhimit të mbi 60 infermierëve në Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe ambulancat e Komunës së...

Më shumëDetails

Deda: 6 deputetët e LDK-së është dashur në fillim të tregonin që nuk përkrahin marrëveshjen me VV-në!

Deda kritikon partitë kryesore: Po i rikandidoni ata që kanë vjedhë vota, faj ka ky milet që duan me ia nxjerrë sytë njani-tjetrit për ju
02/09/2026 - 11:22

Ish-deputeti dhe analisti, Ilir Deda ka deklaruar se gjashtë deputetët e LDK-së është dashur që në fillim të negociatave të partisë së tyre me LVV-në të tregonin publikisht...

Më shumëDetails

Abdixhiku thotë se “s’ka më diskutime” për emër tjetër për President, Kurti kërkon ritakim për rrugën përpara – të dy i përmendin zgjedhjet

Abdixhiku thotë se “s’ka më diskutime” për emër tjetër për President, Kurti kërkon ritakim për rrugën përpara – të dy i përmendin zgjedhjet
02/09/2026 - 11:12

“Kemi dështuar”. Lumir Abdixhiku e shpalli të pazgjidhshme çështjen e zgjedhjes së Presidentit pasi gjashtë deputetë të LDK-së kundërshtuan kandidaturën e Bekim Sejdiut. Ai i përmendi zgjedhjet e...

Më shumëDetails

Muharremi për Kurtin: Kasapi i LDK-së fitoi me ndihmën e argatëve të tij

Muharremi për Kurtin: Kasapi i LDK-së fitoi me ndihmën e argatëve të tij
02/09/2026 - 11:02

Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar situatën e krijuar brenda LDK-së pasi Kurti e Abdixhiku u pajtuan për emrin e Presidentit. Muharremi përmes një postimi në Facebook, duke e...

Më shumëDetails

BE: Formimi i institucioneve do t’i mundësonte Kosovës të përfitojë nga Plani i Rritjes

BE: Formimi i institucioneve do t’i mundësonte Kosovës të përfitojë nga Plani i Rritjes
02/09/2026 - 10:43

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për vazhdimin pa vonesa të procesit të konstituimit të institucioneve në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e respektimit të Kushtetutës, vendimeve detyruese të Gjykatës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    179 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Komuna e Fushë Kosovës largon nga puna rreth 100 punëtorë

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë