Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dosja e tenderit të vagonëve zbulon rrenën e madhe të pushtetit të Kurtit (Dokument)

02/09/2026 - 12:11
në Kryesore, Lajme
A A
Dosja e tenderit të vagonëve zbulon rrenën e madhe të pushtetit të Kurtit (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nëse shpifja do të ishte vepër penale, ministrja Artane Rizvanolli, bashkë me drejtorin e Trainkos-it, Agron Statovcin, në këto momente do të ishin prapa grilave. Dokumentet e siguruara nga Insajderi dëshmojnë se Rizvanolli e Statovci më 24 gusht të këtij viti lansuan një vagon rrenash në publik. Dosja vërtetoi se “Profitech” edhe zyrtarisht ishte autorizuar nga kompania serbe “Shin Voz” për të konkurruar në tenderin për riparimin e vagonëve, të vitit 2024.

Në përpjekje për ta heshtur skandalin e dërgimit të vagonëve në Serbi për riparim, Rizvanolli dhe Statovci u koordinuan për të lansuar një të pavërtetë të madhe.

E nisi kryeshefi Statovci përmes një postimi në faqen zyrtare të Trainkosit në Facebook.

Shkruante se nuk kishte dijeni se vagonët do të dërgoheshin në Serbi. Pohonte se pas publikimit të skandalit, ndërmarrja Trainkos ia ka dërguar një pyetje kompanisë “Profitech”, një prej përfituesve në tenderë.

“Cila është arsyeja që vagonët janë dërguar në Serbi për riparim”, ishte pyetja që Trainkos pohonte se iu bë firmës “Profitech”.

Kjo ishte një përpjekje për të mashtruar qytetarët kinse pushteti i Kurtit nuk ishte në dijeni se çfarë kishte ndodhur.

Këtë postim të Trainkos e shpërndau menjëherë ministrja Rizvanolli. Ajo nuk e la më keq.

E bëri edhe një video kinse po i informon qytetarët.

“Vajtonte”, kinse problemi është te Ligji i Prokurimit Publik i cili nuk lejon ndërmarrjet që të ndërhyjnë se kënd e angazhon si nënkontraktor fituesi i tenderit.

Por, e vërteta është krejt ndryshe. E dëshmon dosja e tenderit.

“Shin Vozi” i Zrenjanit nuk është nënkontraktues i kompanisë “Profitech”. Është e kundërta.

Bazuar në dosjën e tenderit, të siguruar nga Insajderi, përmes qasjes në dokumente publike, Profitech është veç i autorizuar i “Shin Voz” për të konkurruar në tenderin për riparimin e vagonëve, të vitit 2024.

Dosja e tenderit është e mbushur me dokumente në gjuhën serbe. Madje ka edhe në çirilicë. Disa janë në gjuhën angleze. Në gjuhën shqipe ka shumë pak dokumente.

Dokumentët tregojnë se konkurresi në tender është Shin Voz, jo Profitech.

Kompania kosovare është veç e autorizuar apo nënkontraktor siç preferonte Rizvanolli ta quante kompaninë serbe.

Oferta është përgatitur dhe dorëzuar nga Shin Voz. Profitech vec e ka dorëzuar në Trainkos. Madje për këtë, Shin Voz i ka dërguar dokument se kush është i autorizuari i tyre.

“Përmes kësaj autorizojnë PROFITECH sh.p.k. të dorëzojë ofertën, si dhe më pas të negociojë dhe të nënshkruajë Kontratën me ju”, thuhet në dokumentin që mbanë datën 28 mars 2024.

Dokumenti ka vulën dhe nënshkrimin e drejtorit të kompanisë serbe.

Po ashtu, në Trainkos dorëzohet edhe dokumentit tjetër. Është marrëveshja e lidhur mes Shin Voz e Profitech. Aty ceket edhe roli i firmës kosovare.

Është thjeshtë e autorizuar vetëm për të dorëzuar ofertën e kompanisë serbe, për të negociuar në emër të saj si dhe për të lidhur kontratë me Trainkos në emër të “Shin Voz”.

Asnjë detyre tjetër nuk e ka firma kosovare. Vetëm i autorizuar i Shin Voz.

Lista e punëtorëve që kanë punuar në riparimin e trenit, e dorëzuar nga Sinvoz për Trainkos

Riparimi i këtyre vagonëve u finalizua në dhjetor të vitit 2024, rreth 10 muaj pasi kompania fituese kishte dërguar vagonët për riparim në Zrenjanin të Serbisë, tek një kompani serbe.

Sipas kompanisë kosovare “Profitech”, vetëm kompania serbe kishte mundësi t’i kryente riparimet përkatëse. Ndërkohë, në kontratën e publikuar në e-Prokurim, objekti i tenderit përshkruhet si “riparimi i mesëm i vagonëve të transportit të udhëtarëve”, ndërsa nuk specifikohet se punimet do të kryheshin nga një nënkontraktor në Serbi.

Por, pas një hulumtimi që Gazeta Insajderi ka realizuar, del se riparime të ngjashme mund të kryheshin edhe në disa shtete të tjera të rajonit, përfshirë Bullgarinë, Rumaninë, Hungarinë, Kroacinë dhe Sllovakinë.

Këto janë kompanitë e vendeve të tjera që, sipas kapaciteteve të tyre të publikuara, mund të kryejnë riparimin apo mirëmbajtjen e vagonëve:

JU REKOMANDOJMË

Haradinaj viziton OVL-UÇK-në: Liri për Çlirimtarët, i presim në Kosovë

Haradinaj viziton OVL-UÇK-në: Liri për Çlirimtarët, i presim në Kosovë
02/09/2026 - 13:11

Ramush Haradinaj, ka vizituar sot selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ku është takuar me udhëheqjen e saj, në krye me Hysni Gucatin. Haradinaj ka...

Më shumëDetails

Pacolli: Vendosja e deputetëve nën presion s’është demokraci e brendshme, është përpjekje për t’i kërcënuar politikisht

Pacolli: Vendosja e deputetëve nën presion s’është demokraci e brendshme, është përpjekje për t’i kërcënuar politikisht
02/09/2026 - 13:08

Egzon Pacolli i LDK-së ka thënë se gjashtë deputetët  që kundërshtuan marrëveshjen me Vetëvendosjen për Bekim Sejdiun president, në zgjedhjet e fundit, kanë së bashku mbi 230 mijë...

Më shumëDetails

Muharremi: LDK nuk është më vetja, duket si një degë e LVV-së e ngjashëm sikur GUXO

Muharremi: LDK nuk është më vetja, duket si një degë e LVV-së e ngjashëm sikur GUXO
02/09/2026 - 13:02

Analisti Shenoll Muharremi ka kritikuar situatën brenda LDK-së pas dakordimit mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut për kandidatin presidencial. Muharremi ka akuzuar Kurtin se ka arritur të përçajë...

Më shumëDetails

Demhasaj: Abdixhiku, Osmani e Haziri rrezikojnë ndëshkimin e qytetarëve në zgjedhje

Demhasaj: Abdixhiku, Osmani e Haziri rrezikojnë ndëshkimin e qytetarëve në zgjedhje
02/09/2026 - 12:57

Në një intervistë për GazetaBlic, analisti politik Arton Demhasaj ka komentuar deklaratat e gjashtë deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të cilët kanë bërë të ditur se...

Më shumëDetails

Çka pas 6 votave të LDK-së kundër Sejdiut?

Çka pas 6 votave të LDK-së kundër Sejdiut?
02/09/2026 - 12:55

Marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës u refuzua nga gjashtë deputetë të LDK-së, duke ngritur...

Më shumëDetails

Isa Mustafa: 6 deputetët e LDK mbajtën qëndrim dinjitoz e të drejtë, s’u bënë pjesë e veprimeve që nënshtrojnë partinë

“Anim i pacipë politik” – Mustafa kritikon Osmanin për datën e zgjedhjeve: Votuesit më 28 dhjetor do ta ndëshkojnë ose shpërblejnë vetveten
02/09/2026 - 12:36

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë për Express se qëndrimi i gjashtë deputetëve të LDK-së për të mos votuar Bekim Sejdiun ëpr President...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    179 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Komuna e Fushë Kosovës largon nga puna rreth 100 punëtorë

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë