Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mustafa: “Konsensus pa konsensus, kritere pa kritere, VV po bën lojëra me LDK-në”

02/09/2026 - 21:08
në Kryesore, Lajme
A A
Mustafa: Çështja e dinarit nuk duhet të diskutohet në Bruksel
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka komentuar qëndrimin e gjashtë deputetëve të kësaj partie, të cilët nuk e kanë mbështetur Bekim Sejdiun për president të vendit.

Në një intervistë për IndeksOnline, Mustafa ka rikujtuar mënyrën se si LDK-ja e zhvilloi fushatën në zgjedhjet e fundit parlamentare, duke theksuar se, sipas tij, gara për Kuvend u orientua edhe drejt zgjedhjes së presidentit.

“Nëse i referohemi memories, LDK në zgjedhjet e fundit, fushatën për zgjedhje parlamentare e shndërroi në atë për zgjedhje të presidentes, e cila pa qenë në LDK u kurorëzua në prijse të listës!?”, ka deklaruar Mustafa.

Ai ka thënë se Vetëvendosje nuk e kishte pranuar një qasje të tillë, ndërsa qytetarët, sipas tij, nuk ishin pyetur për një ndryshim të tillë të fokusit të zgjedhjeve.

Mustafa ka theksuar se zgjedhjet parlamentare kanë për qëllim zgjedhjen e Kuvendit dhe se më pas janë institucionet kushtetuese ato që ndjekin procedurat për formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit.

“VV nuk e pranoi këtë “marifet” ndërkaq askush nuk i pyeti qytetarët për konvertim të emrit. Zgjedhjet parlamentare bëhen për Kuvend. Dhe, pastaj Kuvendi e zgjedh qeverinë dhe presidentin.”, ka thënë ai.

Sipas ish-kryetarit të LDK-së, procesi i zgjedhjes së presidentit nuk mund të zhvillohet jashtë kornizës së përcaktuar me Kushtetutë dhe ligje. Ai ka përmendur rregullat që lidhen me procedurat, kriteret dhe afatet.

Në këtë kontekst, Mustafa ka mbështetur qëndrimin e disa deputetëve të LDK-së, duke thënë se ata kanë pasur arsye të mos pajtohen me një marrëveshje që, sipas tij, nuk ka pasur konsensus të mirëfilltë.

“Disa deputet të njohur, me merita për LDK -në dhe zhvillimin demokratik dhe ekonomik të Kosovës, me të drejtë nuk u pajtuan me marrëveshjen për konsesus pa konsesus; për kritere pa kritere.”, është shprehur Mustafa.

Ai ka kritikuar gjithashtu tendencën për ta bërë LDK-në përgjegjëse për zhvillimet politike, duke e lidhur këtë me veprimet e Vetëvendosjes.

“Për tendencën që të mbahet përgjegjëse LDK, për lojërat dhe talljet e VV-së. Së fundmi, “ konsesusi” nuk e zëvendëson Kushtetutën.”, ka deklaruar ai.

Mustafa konsideron se qëndrimi i deputetëve që kanë kundërshtuar marrëveshjen është në funksion të respektimit të parimeve institucionale dhe demokratike.

“Qëndrimet e tyre parimore jo vetëm që i shërbejnë LDK-së por edhe vendit që të kthehet në proces të drejtë.”, ka thënë ai.

Në fund, ish-kreu i LDK-së ka propozuar edhe një veprim institucional nga opozita. Ai vlerëson se, në rrethanat aktuale, çështja duhet të dërgohet për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

“Në këtë situatë konsideroj se ka arsye që opozita ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese, për të parandaluar çdo sjellje dhe veprim që e cënon rendin kushtetues dhe demokracinë parlamentare. Për të gjetë zgjidhjen më të mirë për vendin.”, ka përfunduar Mustafa.

JU REKOMANDOJMË

Buzhala: E ka gjetë butë, e ka gjetë mirë… Albin Kurti, në fund, ka me e mshelë LDK-në

Buzhala: Gjithë shteti u çu me bo presion në gjykata me rritë çmimin e rrymës – e pabesueshme
02/09/2026 - 23:05

Gazetari Berat Buzhala ka bërë parashikim për të ardhmen politike të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke folur në emisionin “Rubikon”. Sipas vlerësimit të tij, kryeministri Albin Kurti në...

Më shumëDetails

Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet ku humbi jetën 29 vjeçari, Laurent Krasniqi

Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet ku humbi jetën 29 vjeçari, Laurent Krasniqi
02/09/2026 - 22:56

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 20:20 në fshatin Llukar të Prishtinës, ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për...

Më shumëDetails

Tragjike: Pas një aksidenti me motor, ndërron jetë TikTokeri Laurent Krasniqi

Tragjike: Pas një aksidenti me motor, ndërron jetë TikTokeri Laurent Krasniqi
02/09/2026 - 22:44

TikTokeri i njohur Laurent Krasniqi ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë me motor. Ngjarja ka tronditur familjarët, miqtë dhe ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Ngjarja...

Më shumëDetails

“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapsht edhe në Gjakovë

“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapsht edhe në Gjakovë
02/09/2026 - 22:41

Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka vendosur edhe në Gjakovë “Orën e Pritjes”, e cila ka nisur numërimin mbrapsht drejt 16 shtatorit, në pritje të drejtësisë dhe lirisë...

Më shumëDetails

Gashi thotë se Kujtim Shala ka ofruar dje dorëzimin e mandatit: Njëjtë planifikuam edhe ne tjerët – Abdixhiku s’pranoi

Me 28 dhjetor zgjedhjet, Gashi: U bëftë dita që Kosova kthehet kah e mira
02/09/2026 - 22:33

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se në mbledhjen e grupit parlamentar të LDK-së, Kujtim Shala ia ka ofruar Lumir Abdixhikut dorëzimin e mandatit, pasi ka deklaruar...

Më shumëDetails

Të shtëna me armë në Gjermani, plagoset rëndë një 33-vjeçar nga Kosova

Të shtëna me armë në Gjermani, plagoset rëndë një 33-vjeçar nga Kosova
02/09/2026 - 22:18

Një 33 vjeçar, shtetas nga Kosova është qëlluar me armë zjarri pas një grindje me dy persona të tjerë në München të Gjermanisë. Ngjarja ka ndodhur të martën...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Komuna e Fushë Kosovës largon nga puna rreth 100 punëtorë

    Komuna e Fushë Kosovës largon nga puna rreth 100 punëtorë

    175 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Ekskluzive: Dënohet me 5 vite burgim Jeton Mehmeti për mashtrim me cigare ndaj disa qytetarëve, vlera dyshohej të ishte rreth 2 milionë euro

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet ku humbi jetën 29 vjeçari, Laurent Krasniqi

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Tragjike: Pas një aksidenti me motor, ndërron jetë TikTokeri Laurent Krasniqi

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Suharekë: Mbi 60 infermierë dyshohet se mbetën pa punë pas përfundimit të angazhimit përmes Caritas

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë