Pas takimit me Lumir Abdixhikun, liderin e LDK-së, kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka takuar edhe përfaqësuesit e komuniteteve për të diskutuar për kandidatin për president.
Emilija Rexhepi, deputete nga radhët e komunitetit boshnjak, e ka publikuar një fotografi nga takimi me Kurtin dhe ka shkruar “ecim tutje.”
Në këtë fotografi shihen edhe deputetët Fikrim Damka, Elbert Krasniqi e Nenad Rashiq.













