Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

VV-ja i del në krah kryetarit të LDK-së pasi Abdixhiku e la fajtore partinë e vet për ngërrçin politik

03/09/2026 - 18:21
në Kryesore, Lajme
A A
VV-ja i del në krah kryetarit të LDK-së pasi Abdixhiku e la fajtore partinë e vet për ngërrçin politik
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Kriza rreth zgjedhjes së presidentit ka prodhuar edhe një zhvillim të pazakontë politik. Përkrahjen e figurave të Vetëvendosjes për Lumir Abdixhikun. Kryetari i LDK-së, dikur ndër shënjestrat kryesore të sulmeve politike të pushtetit, po merr lëvdata pikërisht nga kampi i Albin Kurtit. Afrimi në diskurs nisi pas marrëveshjes ndërmjet VV-së dhe LDK-së për ta mbështetur Bekim Sejdiun si kandidat për president të Kosovës. Marrëveshja hasi pengesë kur gjashtë deputetë të LDK-së dolën kundër saj, duke e vënë në pikëpyetje sigurimin e votave të nevojshme. Kurti e quajti Abdixhikun “mik”. Pas takimit, ai e paraqiti kreun e LDK-së si bashkëbisedues për situatën brenda dy subjekteve.

“Nga Abdixhiku jam informuar për situatën aktuale në subjektin e tij, e njoftova edhe unë për diskutimet me grupin parlamentar të VV-së, na duhet një mbledhje e re për të parë mundësitë që të ecim përpara”

Ai konfirmoi se kandidatura e Sejdiut mbetet në tryezë dhe e vlerësoi faktin se negociatat kishin përfunduar me marrëveshje.

“Propozimi është Bekim Sejdiu, jemi marrë vesh, negociatat kanë rezultuar shyqyr me marrëveshje. Ta shohim tash se çfarë mund të bëjmë më tutje”, tha ai.

Mbështetja më e drejtpërdrejtë erdhi nga deputeti i VV-së, Nezir Kraki, i cili e përgëzoi publikisht qasjen e Abdixhikut ndaj çështjes së presidentit.

Kraki shkroi:

“Lumir Abdixhiku me te drejte deshi t’ia rikthente LDK-se rolin qe i takon, dmth rolin e nje partie qe ua mundeson gjerave te behen, jo qe i bllokon ato.”

Ai e lidhi këtë qëndrim me nevojën që Kosova të ketë institucione, ndërsa kundërshtimet brenda LDK-së i vendosi përballë kësaj logjike.

“Natyrisht, edhe interesat personale mund te kuptohen ne politike por logjika e komitave duhet te refuzohet”.

Në valën e përkrahjes u përfshi edhe Elvis Hoxha. Ai shpërndau një video të Abdixhikut pasi ky fajësoi deputetët e tij për zgjedhjet eventuale.

Ky veprim bie në sy për shkak të historikut të Hoxhës, i cili më herët kishte shpërndarë edhe sulme të ashpra kunër tij.

Një lëvdatë tjetër erdhi nga Fatos Geci, i cili tha se kishte ndryshuar mendim për Abdixhikun dhe për qëndrimin e tij aktual.

Geci shkroi:

“Por ajo që e vërtetova është se Lumir Abdixhiku nuk është siç kam menduar. Për fat të mirë, jam i befasuar nga qëndrimi dhe këmbëngulja e tij burrërore.”

Për VV-në, ai po paraqitet si politikani që tentoi ta zhbllokonte procesin institucional dhe ta çonte deri në fund marrëveshjen për presidentin.

Nga rival dhe objekt sulmesh, Abdixhiku është kthyer, së paku për momentin, në figurën që përfaqësuesit e VV-së po e veçojnë për siç e quajnë ata “përgjegjësi politike”.

JU REKOMANDOJMË

Përplasje mes biznesmenëve në hotel Regina në Vlorë: Akuza për armë, gjobëvënie dhe dhunë

Përplasje mes biznesmenëve në hotel Regina në Vlorë: Akuza për armë, gjobëvënie dhe dhunë
03/09/2026 - 19:20

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e sotme në Vlorë, ku biznesmenët Luan Muça dhe Vasil Bedinaj, akuzojnë njëri tjetrin për kërcënime, gjobëvenie dhe dhunë. Ishte fillimisht një...

Më shumëDetails

I jepet lamtumira e fundit Laurent Krasniqit

I jepet lamtumira e fundit Laurent Krasniqit
03/09/2026 - 19:14

Është varrosur Laurent Krasniqi, në fshatin Llukar të Prishtinës, i cili humbi jetën dje si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një motoçiklete. Familjarë, miq, të...

Më shumëDetails

Ky është 57-vjeçari që u arrestua për kanosjen ndaj Albin Kurtit – “Plumbin në ball”, kërcënoi edhe hetuesit

BE reagon pasi Qeveria Kurti nuk ia përfilli thirrjen për të ndalur rrënimet te Ujmani: Jemi të shqetësuar
03/09/2026 - 19:09

Nje rast serioz i kanosjes ndaj kryeministrit te Kosoves, Albin Kurti, ka aktivizuar Sektorin per Hetimin e Krimeve te Renda dhe Prokurorine Speciale, duke perfunduar me arrestimin e...

Më shumëDetails

Veshje të reja protokollare për stafin e MPJ-së, kaq kushtoi kontrata

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, MPJD u bën thirrje kosovarëve atje që të ndjekin e të zbatojnë udhëzimet e sigurisë
03/09/2026 - 18:59

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e udhëhequr nga ministri Glauk Konjufca, ka njoftuar për nënshkrimin e një kontrate për blerjen e veshjeve protokollare zyrtare për stafin...

Më shumëDetails

Kurti pret ish-ministrin gjerman të Mbrojtjes: I qëndroi pranë Kosovës në ditët më të vështira

Kurti pret ish-ministrin gjerman të Mbrojtjes: I qëndroi pranë Kosovës në ditët më të vështira
03/09/2026 - 18:47

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të enjten në takim ish-ministrin e Mbrojtjes të Gjermanisë, Rudolf Scharping, i cili e ushtroi këtë detyrë nga viti...

Më shumëDetails

Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili

Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili
03/09/2026 - 18:26

Shqipëria ka ndaluar zyrtarisht, nga 3 shtatori, importin e mishit nga Brazili. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kishte njoftuar më herët se vendimi është marrë pas heqjes së Brazilit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet ku humbi jetën 29 vjeçari, Laurent Krasniqi

    Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet ku humbi jetën 29 vjeçari, Laurent Krasniqi

    170 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Tragjike: Pas një aksidenti me motor, ndërron jetë TikTokeri Laurent Krasniqi

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Komuna e Fushë Kosovës largon nga puna rreth 100 punëtorë

    197 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 49
  • Suharekë: Mbi 60 infermierë dyshohet se mbetën pa punë pas përfundimit të angazhimit përmes Caritas

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Deputeti i LDK-së publikon pagën që i është deponuar në llogari: Për besë keq

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë