Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çeku ua fiton ‘zemrën’ sindikalistëve, Jashari me fjalë të mëdha për ministrin

03/09/2026 - 20:01
në Lajme
A A
Çeku ua fiton ‘zemrën’ sindikalistëve, Jashari me fjalë të mëdha për ministrin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

SBASHK-u duket se po e sheh me sy tjetër Ministrinë e Arsimit. Kryetari i sindikatës, Rrahman Jashari, kësaj radhe ka fjalë të mira për ministrin Hajrulla Çeku, duke e veçuar qasjen e tij për dialog nga ajo e ish-ministres Arbërie Nagavci.

Jashari thotë se me ministrin e ri ka pasur takime dhe kontakte të vazhdueshme, ndërsa këtë e sheh si një shenjë shprese se raportet mes sindikatës dhe Ministrisë së Arsimit mund të ndryshojnë për të mirë.

“Ministri Çeku është më dialogues dhe është më i hapur për dialog dhe kjo na jep shpresë se gjërat vazhdimisht do të ndryshojnë për të mirë”, ka thënë Jashari në një intervistë për IndeksOnline.

Madje, kreu i SBASHK-ut e ka përgëzuar dhe inkurajuar ministrin që ta vazhdojë këtë qasje.

“Unë e përgëzoj dhe e inkurajoj ministrin që të vazhdojë në këtë mënyrë, sepse ne vazhdimisht e kemi kritikuar dhe kemi reaguar kur ka munguar dialogu. Tash dialogu ekziston, jemi në kontakt të vazhdueshëm”, është shprehur ai.

Ky qëndrim dallon dukshëm nga kritikat që SBASHK-u i kishte bërë vazhdimisht ndaj ish-ministres Arbërie Nagavci. Jashari thotë se me Nagavcin, sipas tij, nuk kishte gatishmëri për dialog.

“Fillimet janë më ndryshe. Nga ministrja e kaluar Arbërie Nagavci, e cila nuk pranonte fare dialog, deri tash kemi qasje tjetër të ministrit Hajrulla Çeku”, ka deklaruar Jashari.

Megjithatë, sindikata vazhdon të ketë kritika për mënyrën se si edhe këtë vit janë shpërndarë tekstet shkollore.

“SBASHK ka qenë kundër shpërndarjes së teksteve në këtë formë, përmes librarive. Ne kemi kërkuar të vazhdohet me përvojën e kaluar, që librat janë dërguar në shkolla dhe brenda javës së parë mësimdhënësit i kanë shpërndarë për klasën e vet, në mënyrë që javën e dytë të nisin me procesin mësimor”, ka thënë ai tutje.

Sipas Jasharit, tashmë edhe në Ministri mund të jetë kuptuar se kjo mënyrë e shpërndarjes është tepër e komplikuar.

Ai pret që vitin e ardhshëm të ketë një model më të thjeshtë.

“Besoj që MASHT-i e ka parë që kjo mënyrë është tejet e komplikuar. Mbase vitin e ardhshëm do ta kemi një mënyrë shumë më të lehtë të shpërndarjes së teksteve shkollore”, ka thënë Jashari.

Propozimi i tij është që marrëveshja për tekstet të bëhet qysh në muajin qershor dhe shtëpitë botuese t’i dërgojnë librat në shkolla para fillimit të vitit shkollor.

“Në mënyrë që mësimdhënësit t’i shpërndajnë te nxënësit, secili te klasa e vet”, ka sqaruar ai.

Përveç teksteve shkollore, SBASHK-u pret që dialogu me ministrin Çeku të zgjerohet edhe në çështjet sindikale.

Jashari ka bërë të ditur se së shpejti pritet të diskutohen çështje të tjera, mbi të gjitha kontratat kolektive.

Ndërkohë, SBASHK-u, Këshilli i Prindërve, Këshilli i Nxënësve, përfaqësuesit e studentëve dhe të drejtorive arsimore janë përfshirë në diskutimet për planin strategjik të arsimit në Kosovë.

JU REKOMANDOJMË

“S’di qysh kom me vazhdu…”, motra e Laurentit me fjalë rrëqethëse pas varrimit

“S’di qysh kom me vazhdu…”, motra e Laurentit me fjalë rrëqethëse pas varrimit
03/09/2026 - 20:59

Dhimbja e familjes së Laurent Krasniqit është bërë edhe më e dukshme pas ceremonisë së varrimit. Motra e influencerit të njohur ka ndarë një fotografi të vëllait të saj...

Më shumëDetails

Kundërshtoi Abdixhikun për ujdinë me Kurtin: Reagon Kujtim Shala

​Shala: Qeveria Kurti e humbur në dialog, pranoi autonomi të dyfishtë për serbët dhe për Kishën
03/09/2026 - 20:48

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në parti. Gjashtë deputetë përfshirë edhe Shala kanë deklaruar se nuk do votojnë për Bekim Sejdiun si...

Më shumëDetails

Arian Tahiri takohet me Ali Ahmetin në Tetovë: Biseduam për aktualitetin politik, për të kaluarën që na mëson dhe për të ardhmen që kërkon unitet!

Arian Tahiri takohet me Ali Ahmetin në Tetovë: Biseduam për aktualitetin politik, për të kaluarën që na mëson dhe për të ardhmen që kërkon unitet!
03/09/2026 - 20:32

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri ka takuar në Tetovë liderin e BDI-së, Ali Ahmetin, me të cilin tha se biseduan për aktualitetin politik, transmeton Gazeta Online Veriu.info. “Në...

Më shumëDetails

Raportim apo “larje hesapesh”, çka ishte raportimi i Blerim Isufajt në KPK?

Raportim apo “larje hesapesh”, çka ishte raportimi i Blerim Isufajt në KPK?
03/09/2026 - 20:25

Akuza, kritika, e herë pas here debat me tone të larta karakterizuan raportimin e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj në Këshillin Prokurorial të Kosovës. Por, kjo qasje...

Më shumëDetails

Deliu-Kodra: PDK nuk do të ‘qëndrojë duarkryq’, do të angazhohet për rikthimin e rendit kushtetues!

Deliu: Jo vetëm Basha, por edhe shumë eksponentë të VV-së kanë baltosur UÇK-në
03/09/2026 - 19:42

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti po e interpreton Kushtetutën në bazë të mënyrës që i konvenon. Deliu-Kodra, e ftuar në emisionin...

Më shumëDetails

Përplasje mes biznesmenëve në hotel Regina në Vlorë: Akuza për armë, gjobëvënie dhe dhunë

Përplasje mes biznesmenëve në hotel Regina në Vlorë: Akuza për armë, gjobëvënie dhe dhunë
03/09/2026 - 19:20

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e sotme në Vlorë, ku biznesmenët Luan Muça dhe Vasil Bedinaj, akuzojnë njëri tjetrin për kërcënime, gjobëvenie dhe dhunë. Ishte fillimisht një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet ku humbi jetën 29 vjeçari, Laurent Krasniqi

    Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet ku humbi jetën 29 vjeçari, Laurent Krasniqi

    171 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Tragjike: Pas një aksidenti me motor, ndërron jetë TikTokeri Laurent Krasniqi

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Komuna e Fushë Kosovës largon nga puna rreth 100 punëtorë

    197 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 49
  • “Burrnia është me dalë vetë”, ish banori i BBK reagon për rastin Edi-Jozi

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Deputeti i LDK-së publikon pagën që i është deponuar në llogari: Për besë keq

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë