Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 35 personave për sulmin në lagjen Jashari në mars të vitit 1998, nën dyshimin e veprës penale Krime lufte kundër popullsisë civile, nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të RSFJ-së.
Gazeta Online Veriu.info ka siguruar aktakuzën e plotë, sipas së cilës sulmi në lagjen Jashari në Prekaz ishte planifikuar dhe ekzekutuar nga shteti serb përmes mekanizmave të saj.
Aktakuza paraqet edhe dëshminë e dëshmitarit D5 i cili kishte shërbyer si pjesëtar i policisë në Kosovë, konkretisht në stacionin policor në Mitrovicë nga viti 1996 deri më 1998.
Ai ka paraqitur dëshminë e tij specifike edhe me zhvillimin e aksionit ku ka theksuar se sa i përket njësisë se “Legias”, ai nuk kishte mundur që t’i afrohet shtëpisë së Adem Jasharit, dhe për këtë kishte kërkuar nga Shtabi në Fabrikën e Municionit, konkretisht ngaGoran Radosavljević “Guri”, që të ia dërgoj ato dy tanket për t’ia shkatërruar shtëpitë e Adem Jasharit.
Sipas dëshmitarit “Legia” kishte dështuar të hynte në shtëpitë e Adem Jasharit, dhe kishte kërkuar bomba fosforike që janë helmuese por të cilat nuk i ishin lejuar t’i përdorë. I gjendur në këtë situatë ai kishte kërcënuar shtabin se në rast se nuk i ofroheshin tanket atëherë me njësinë e tij do të tërhiqej në Banjskë.
Dëshmia e plotë e dëshmitarit D5:






















