Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

BIA shfrytëzon edhe agjentët e fshehët për të siguruar vota për Vuçicin!

04/09/2026 - 21:12
në Lajme
A A
BIA shfrytëzon edhe agjentët e fshehët për të siguruar vota për Vuçicin!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Fehim Sali, i arrestuar nga autoritetet e Kosovës me dyshimin për spiunazh kishte kërkuar që të përdoret edhe detyrimi me forcë ndaj goranëve për të votuar për Vuçiqin dhe partinë e tij – SNS.

Sali që gjendet në paraburgim dhe ka pranuar se është rekrutuar nga shërbimi serb, gjatë një bisede telefonike me një zyrtar të BIA-s, e të cilën përmbajtje e ka siguruar KOHA, i tregon atij për listën e votuesve dhe për personat që po refuzojnë ta votojnë Vuçiqin. Avokati i Salit, i angazhuar një ditë më parë, Ahmer Alia, nuk ka dashur të komentojë lidhur me aktivitetin e klientit të tij. Para se të angazhohet Alia, nga mbrojtja dhe me kërkesë të familjes së tij janë tërhequr tre avokatë

I dyshuari për spiunazh, Fehim Sali, nuk ka kryer vetëm veprime informuese për Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA), por ka qenë i angazhuar në Kosovë edhe për qëllime elektorale.

Nga një audioincizim të cilin e ka siguruar KOHA, dëgjohet se si Sali i ofronte informacione zyrtarit të lartë të BIA-s, Zhelimir Matoviq, lidhur me regjistrimin e personave nga komuniteti goran në Kosovë në listën zgjedhore dhe angazhimin e tij që të njëjtit të votojnë presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe partinë e tij, në zgjedhjet e vitit 2024.

Gjatë bisedës së “përgjuar”, Sali i jepte Matoviqit detaje rreth procesit, madje i tregon për personat të cilët nuk pranuan të nënshkruajnë.

“Halo, si je, a të kam mirë? Ja asgjë, unë jam poshtë në Gore, gjithçka OK, tash po i paketoj këto letrat te cilat m’i ka dhënë Nikolla, por në një mënyrë më ndryshe duhet të bëhet kjo. Dhe tani, së pari po i kaloj këto që m’i dha (nuk kuptohet), ndërsa në ndërkohë i kompletoj, dhe i kam të shkruara me dorë kush ka thënë “JO”, pasi që ashtu është e cekur por çfarë të bëjmë”, i thotë Sali Matoviqit.

Në bisedën me oficerin e BIA-s, Sali dëgjohet duke i rekomanduar atij që disa gjëra të shtyhen edhe me përdorimin e forcës.

“Epo tash shiqo, bre, çfarë të them. Hajde nëse mundemi, bëje, bëje, edhe me presion edhe dajak, gjithçka, por vetëm për të mirë. Sepse vëlla kam hyrë, kam hyrë për… kemi thënë, për SNS, për Vuçiqin. Ti je luftëtar i madh, i kombinon të gjitha, dhe tani pasi i kemi hyrë kësaj pune, unë jam i gatshëm të… unë i kam hyrë kësaj pune që të fitoj, nuk e dua vendin e dytë”, janë fjalët e Salit.

Fehim Sali është themelues i OJQ “Moja Gora”, nëpërmjet së cilës dyshohet se ka mbledhur vota për partinë e Vuçiqit, për zgjedhjet e vitit 2024. KOHA përveç audioinçizimit, ka siguruar edhe fotografi, ku përveç me listat e votuesve, të cilat Sali i kishte shtypur për të siguruar nënshkrime për SNS-n, është dhe fotografia që ai e kishte bërë me votën e tij për Vuçiqin. Edhe pak ditë para se të arrestohej ai ishte angazhuar për të siguruar vota të goranëve në Kosovë për SNS-në, përkatësisht për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Serbi më 25 tetor të këtij viti.

“Unë do të përpiqem të bëj sa më shumë, edhe diku jashtë me siguri na vyen t’ia dërgoj vetes në mail (nuk kuptohet) dhe ne Beograd kur të vij (nuk kuptohet) t’ua jepi fizikisht. Sepse, a di çfarë kam frikë, përmes kufirit, të gjitha këto gjëra mos po m’i zbulojnë”, i ka thënë Sali shefit të tij.

Fehim Sali nga 14 gushti gjendet në paraburgim. Në kërkesën e Prokurorisë për këtë masë thuhet se ai në cilësinë e personit të rekrutuar nga BIA ka ofruar informacione për situatën politike në Kosovë, ka bërë identifikimin e zyrtarëve të AKI-së përmes fotografimit të tyre, ka ofruar informacione të personave që i përkasin sektit vehabi dhe personave të tjerë, e të cilët më pas i ka propozuar si objektiva për kontaktim dhe rekrutim.

Në arsyetimin e prokurorisë po ashtu thuhet se Sali ka mbajtur kontakte me persona me ndikim politik dhe shoqëror në Serbi dhe në Kosovë nga komunitetet joshumicë, duke u ofruar udhëzime dhe orientime për mënyrën e veprimit politik.

Avokati Ahmer Alia, i cili thënë se një ditë më parë është angazhuar për mbrojtjen e Salit, nuk ka dashur të komentojë lidhur me angazhimin e të dyshuarit për spiunazh në zgjedhjet në Kosovë dhe në Serbi, si dhe dyshimet tjera të ngritura nga prokuroria.

Para se të angazhohet Alia, avokatët Zahir Smajli, Berhil Shasivari dhe Ajro Alia janë tërhequr nga mbrojtja. Avokati Smajli ka thënë se zyra e tij ka dërguar shkresat në gjykatë për tërheqje, pasi zyra e tij është revokuar. Ndërsa, avokati Berhil Shasivari, theksoi se revokimi është bërë nga bashkëshortja e Fehim Salit.

Lidhur me procedurat e hetimit KOHA ka dërguar pyetje në prokurori, por gjatë ditës ajo nuk ka kthyer përgjigje.

Sali u arrestua më 13 gusht, në pikën kufitare në Merdar teksa po kalonte në Serbi pas orës 7 të mëngjesit. Ai dyshohet se për një periudhë të gjatë ka bashkëpunuar me Agjencinë serbe të Inteligjencës (BIA) dhe se ka mbajtur kontakte me zyrtarë të kësaj agjencie.

Pas arrestimit, Policia dhe Prokuroria Speciale ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit në Dragash, ku janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale.

Ai punonte si arsimtar në shkollën serbe “9 Maji” në fshatin Rapçë të Dragashit. Më herët ka qenë i angazhuar për dy mandate në Këshillin Konsultativ për Komunitete brenda Presidencës së Kosovës. Nga pozita në Këshillin Konsultativ për Komunitete ishte shkarkuar në vitin 2024.

Në mars të vitit 2021, KOHA pati raportuar se Fehim Sali ishte suspenduar nga puna e tij si mësues në shkollën fillore “9 Maji”, pasi kishte shpallur kandidaturën në listën e subjektit goran “Zajedno”.

Në një deklaratë publike Sali kishte thënë se është kërcënuar dhe përballur me presion nga subjekti tjetër goran, JGP, e që sipas tij, gëzonte mbështetje të strukturave paralele në Dragash, si dhe të Listës Serbe. Për ato kërcënime e kishte përmendur edhe emrin e ish-deputetes së Listës Serbe, Jasmina Dediq.

Sali ishte kthyer më pas në punë, ndërkaq KOHA ishte informuar se hetimi ishte mbyllur për shkak se ai nuk kishte qenë i gatshëm të dëshmonte pas rikthimit në punë.

Para autoriteteve të drejtësisë së Kosovës, i dyshuari për spiunazh e ka pranuar se ishte rekrutuar nga Shërbimi Inteligjent i Serbisë.

JU REKOMANDOJMË

Një person gjendet pa shenja jete në qendër të Prishtinës

Një person gjendet pa shenja jete në qendër të Prishtinës
04/09/2026 - 22:12

Një person është gjetur pa shenja jetë sot në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot...

Më shumëDetails

Haziri: Emri i Bekim Sejdiut për president është propozuar nga të dyja partitë, jo veç nga LDK’ja

A ka votë, LDK-ja për LVV-në pas zgjedhjeve të balotazhit, Haziri: S’jemi tavolinë suedeze
04/09/2026 - 22:01

Lutfi Haziri, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka folur për prapaskenat e diskutimeve mes kësaj partie dhe Lëvizjes Vetëvendosje, për zgjedhjen e presidentit. Haziri, gjatë deklarimit të tij...

Më shumëDetails

Ndizet ‘Zjarri i Lirisë’ tek Shtabi i Përgjithshëm në Likofc, Lushtaku: Në nderim të dëshmorëve, drejtësi për çlirimtarët tanë

Ndizet ‘Zjarri i Lirisë’ tek Shtabi i Përgjithshëm në Likofc, Lushtaku: Në nderim të dëshmorëve, drejtësi për çlirimtarët tanë
04/09/2026 - 21:51

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se, tek Shtabi i Përgjithshëm në Likofc kanë ndezur ‘Zjarrin e Lirisë’’ Lushtaku ka shtuar se...

Më shumëDetails

“Abdixhiku e dinte se nuk i ka votat për Sejdiun”, Haziri thotë se ka paralajmëruar që duhet bashkëpunim me deputetët e LDK

Haziri, LDK: Pakoja e dytë e sanksioneve mbetet e paralajmëruar, Qeveria po vazhdon të blejë kohë
04/09/2026 - 21:40

Lumir Abdixhiku e ka ditur se Bekim Sejdiu nuk i ka votat e Lidhjes Demokratike të Kosovës për President edhe në momentin që po e prezantonte si kandidat...

Më shumëDetails

Hoti ndan pamje nga ‘Marrëveshja e Uashingtonit’- Kur Kosova udhëhiqej nga një qeveri me orientim të qartë euroatlantik

Hoti ndan pamje nga ‘Marrëveshja e Uashingtonit’- Kur Kosova udhëhiqej nga një qeveri me orientim të qartë euroatlantik
04/09/2026 - 21:13

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka ndarë pamje nga ‘Marrëveshja e Ushingtonit’. Hoti shkruan ‘Kur Kosova udhëhiqej nga një qeveri me orientim të qartë euroatlantik’. Momentalisht Kosova ndodhet...

Më shumëDetails

Veliu: Treshja Kurti, Osmani, Abdixhiku po ia paguajnë borxhin me post Bekim Sejdiut – t’i ndalin sulmet ndaj 6 deputetëve

Agim Veliu kërkon reformim në degën e LDK-së në Podujevë: Nëse nuk ndryshojmë tani, humbjet vetëm do të vazhdojnë
04/09/2026 - 21:09

Agim Veliu, ka reaguar rreth çështjes së presidentit, pas marrëveshjes mes liderit të LDK’së, Lumir Abdixhikut dhe atij të VV’së, Albin Kurtit, për emrin e Bekim Sejdiut për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kush është Blerina Maloku? Policia e Kosovës ende në kërkim të 22-vjeçares nga Vushtrria

    Kush është Blerina Maloku? Policia e Kosovës ende në kërkim të 22-vjeçares nga Vushtrria

    187 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • 2 minuta e 50 sekonda: Edi u ndalua me shenjën STOP të policisë, del video e plotë pa ndërhyrje

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • 5 të arrestuar pas ngjarjes së rëndë në hotelin në Vlorë, mes tyre edhe një shtetas kosovar (Emri)

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • “Ta shohim kush po manipulon” – Mehmetaj bën testin për substanca narkotike

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • KEDS publikon orarin e reduktimeve nga data 5 shtator deri me 8 shtator

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë