Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Rreze drite në emblemën time”: Fëmijët hyjnë në stacionet policore në Veri

05/09/2026 - 14:56
në Lajme
A A
“Rreze drite në emblemën time”: Fëmijët hyjnë në stacionet policore në Veri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Fëmijët në veri të vendit patën mundësinë të shohin nga afër punën e Policisë së Kosovës, në një aktivitet që synoi afrimin e policisë me komunitetin dhe ndërtimin e besimit që në moshë të hershme.

Në kuadër të shënimit të 27-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, më 4 shtator u realizua projekti “Rreze drite në emblemën time”, nën moton “Një rrugëtim i përbashkët, një mision i përhershëm”.

Pjesë e aktivitetit ishin nxënës të shkollave fillore, të cilët vizituan stacionet policore në veri dhe u njohën nga afër me hapësirat, punën, përgjegjësitë dhe përkushtimin e zyrtarëve policorë.

Sipas Policisë, pjesëmarrja e fëmijëve i dha aktivitetit një frymë të veçantë, duke përcjellë mesazhin se bashkëpunimi dhe besimi mes Policisë dhe qytetarëve ndërtohen që në moshë të hershme.

Policia në Veri ka bërë të ditur se aktivitete të tilla synojnë afrimin e saj me qytetarët, veçanërisht me fëmijët dhe të rinjtë, përmes krijimit të urave të reja të komunikimit dhe bashkëpunimit.

Në kuadër të aktiviteteve të Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri, janë shpërndarë gjithashtu kartela identifikuese për anëtarët e Këshillave Lokale për Siguri Publike (KLSP).

Kartelat janë cilësuar si dëshmi e bashkëpunimit dhe partneritetit të vazhdueshëm mes Policisë dhe komunitetit, me synim krijimin e një ambienti më të sigurt për të gjithë.

“Policia dhe qytetarët – së bashku për një komunitet më të sigurt, me besim, respekt dhe bashkëpunim”, është mesazhi i këtij aktiviteti.

JU REKOMANDOJMË

‘Ora e Pritjes’ nis numërimin mbrapa edhe në Gjilan, ora e lirisë për çlirimtarët

‘Ora e Pritjes’ nis numërimin mbrapa edhe në Gjilan, ora e lirisë për çlirimtarët
05/09/2026 - 16:40

Edhe në Gjilan ka nisur “Ora e Pritjes”, e cila po numëron mbrapa drejt 16 shtatorit, në pritje të drejtësisë dhe lirisë për çlirimtarët Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...

Më shumëDetails

Tentim vrasje në Prishtinë, plagoset A.B

Punëtori bie nga lartësia në kantierin e “Fjordi SHPK” në ”Royal Green Residence” – arrestohet pronari
05/09/2026 - 16:27

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një lokal në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë. Zëdhënësja e Policisë së...

Më shumëDetails

Përveç Jozit, u arrestua edhe shoku i tij – në kërkim dy të tjerë

Përveç Jozit, u arrestua edhe shoku i tij – në kërkim dy të tjerë
05/09/2026 - 16:17

Këngëtari Jozefin Marku, i njohur si Jozi, është arrestuar bashkë me një person tjetër në lidhje me rrahjen e Edit. Policia njoftoi se pas hetimeve për videon e...

Më shumëDetails

LAJMI I FUNDIT: Edi Rama i reagon Serbisë për Ratko Mladiqin

LAJMI I FUNDIT: Edi Rama i reagon Serbisë për Ratko Mladiqin
05/09/2026 - 16:08

Në funksion të idesë së tij për një integrim gradual të vendeve kandidate në Bashkimin Europian, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama solli në vëmendje edhe Serbinë dhe mënyrën...

Më shumëDetails

Kriza politike për presidentin, Majko: Kosova rrezikon seriozisht të hyjë në paradhomën e shteteve të dështuar

Kriza politike për presidentin, Majko: Kosova rrezikon seriozisht të hyjë në paradhomën e shteteve të dështuar
05/09/2026 - 15:35

Ish-ministri shqiptar, Pandeli Majko, ka shkruar me shqetësim për bllokadën politike në Kosovë dhe problematikën e zgjedhjes së presidentit. Majko ka thënë se situata e krijuar e bën...

Më shumëDetails

“Armiq që duan kthimin e Kosovës në pozicionin e Jugosllavisë së vjetër” – Serwer dhe Andoni e komentojnë alarmin e Lordit Robertson

“Armiq që duan kthimin e Kosovës në pozicionin e Jugosllavisë së vjetër” – Serwer dhe Andoni e komentojnë alarmin e Lordit Robertson
05/09/2026 - 15:33

Lordi Robertson bëri mirë që tundi kambanën, por veshët për ta dëgjuar në Kosovë janë shurdhuar. Në mes të paralizës politike në Prishtinë, vendimit të 16 shtatorit në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kush është Blerina Maloku? Policia e Kosovës ende në kërkim të 22-vjeçares nga Vushtrria

    Kush është Blerina Maloku? Policia e Kosovës ende në kërkim të 22-vjeçares nga Vushtrria

    196 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Qeveria Kurti heq përcaktimin e çmimit, naftëtarët e mirëpresin këtë vendim

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Gazetari Panduri thot se po përndiqet nga persona të lidhur me BIA-n serbe, rastin e denoncon në Polici

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • 2 minuta e 50 sekonda: Edi u ndalua me shenjën STOP të policisë, del video e plotë pa ndërhyrje

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • KEDS publikon orarin e reduktimeve nga data 5 shtator deri me 8 shtator

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë