Adnan Rrustemi nga Vetëvendosje, ka kritikuar partitë opozitare për ‘’barrikadim’’, duke thënë se këto parti s’duan që lideri i VV-së, Albin Kurti, të qeverisë, dhe të njëjtat, të vendosin pavarësisht popullit.Rrustemi e ka cilësuar këtë si të pamundur.
Deputeti i VV-së, po ashtu ka rikujtuar edhe proceset zgjedhore, ku po ashtu ka kritikuar partitë opozitare, duke thënë se të njëjtat, për ‘’bllokuan Albulena Haxhiun për t’u bërë kryetare e Kuvendit, pastaj nuk pranuan as Albin Kurtin për kryeministër e as Glauk Konjufcën’’.











