Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Freedom for the Liberators” pritet të shfaqet në Times Square, aktivitete në Kosovë e Hagë para verdiktit

06/09/2026 - 17:30
në Kryesore, Lajme
A A
“Freedom for the Liberators” pritet të shfaqet në Times Square, aktivitete në Kosovë e Hagë para verdiktit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veprimtari i diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shpend Gjocaj, ka njoftuar se më 7 shtator në Times Square të New Yorkut pritet të shfaqet grafiku me mesazhin “Freedom for the Liberators”.

Gjocaj ka publikuar në Facebook një konfirmim nga “Welcome to Times Square”, sipas të cilit materiali do të transmetohet gjatë ditës për 15 deri në 30 sekonda në çdo orë.

Ky aktivitet vjen në kuadër të një serie organizimesh të paralajmëruara në Kosovë dhe jashtë saj, në prag të leximit të verdiktit në Hagë.

Në Kosovë, aktiviteti kryesor është “Marshi për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator, në orën 14:00, duke nisur nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë.

Platforma “Liria ka Emër” ka nisur nismën mbarëkombëtare “Kosova po pret”, përmes së cilës janë paralajmëruar një varg aktivitetesh ndërgjegjësuese dhe përkujtimore.

Përfaqësuesit e platformës kanë bërë të ditur se “Marshi për Liri” do të jetë një manifestim masiv paqedashës, i cili do të mbahet vetëm pak ditë para shpalljes së verdiktit në Holandë.

Kalendari i aktiviteteve përfshin edhe “Netët e Lirisë”, tubime përkujtimore rreth zjarreve simbolike në shtatë zonat operative të dikurshme të UÇK-së, si dhe ngritjen e flamujve kombëtarë dhe të emblemës së UÇK-së në vende të ndryshme të Kosovës.

Aktivitetet tashmë kanë nisur në disa prej zonave të dikurshme të rezistencës. Mbrëmjen e 5 shtatorit, në Llap është ndezur “Zjarri i Lirisë”, në prani të ish-komandantëve dhe veteranëve.

Ndërkaq, për mbrëmjen e 6 shtatorit, në orën 19:00, është paralajmëruar tubimi i radhës në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.

Aktivitete mbështetëse janë planifikuar edhe në Hagë, ku mbështetësit pritet të mblidhen një natë para shpalljes së vendimit.

Sipas planit të bërë publik, grumbullimi në Hagë do të nisë në orën 22:00 të 15 shtatorit dhe do të vazhdojë deri në fillimin e seancës së 16 shtatorit.

JU REKOMANDOJMË

“Kurti e di verdiktin e Speciales për ish-krerët e UÇK-së“

Përkundër kalimit të afatit kushtetues, Kurti kërkon përsëri kohë shtesë
06/09/2026 - 18:01

Uk Lushi, aktivist dhe veprimtar në SHBA, ka bërë të ditur se kryeministri në detyrë Albin Kurti e di verdiktin e Speciales për katërshen e UÇK-së, i cili...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
06/09/2026 - 17:52

Situata në pikat kufitare të Kosovës paraqitet e qetë, pa kolona të gjata të automjeteve dhe kamionëve. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për...

Më shumëDetails

Aleanca zhvillon aktivitet simbolik para Kuvendit

AAK shënon sot 24-vjetorin e themelimit
06/09/2026 - 17:09

Aleanca ka njoftuar se të hënën, më 7 shtator, do të zhvillojë një aktivitet simbolik tek hyrja e Kuvendit të Kosovës, në sheshin “Ibrahim Rugova”. Sipas njoftimit, aktiviteti...

Më shumëDetails

A e lexoi Serbia Uashingtonin më mirë se Kosova?

Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani
06/09/2026 - 16:38

Uashingtoni i vitit 2020 kishte optimizëm dhe iniciativë; Uashingtoni i vitit 2026 ka shumë më pak vëmendje për Ballkanin. Njohësit amerikanë të rajonit thonë se administrata është transaksionale,...

Më shumëDetails

Hoti në mbështetje të dy deputetëve të LDK-së, poston fotot e tyre me mbishkrim!

Hoti për takimin Kurti-Abdixhiku: Te shohim çka u bisedua dje
06/09/2026 - 16:27

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, të dielën ka publikuar dy fotografi, një të deputetit Kujtim Shala dhe të deputetes Hykmete Bajrami. Hoti nuk ka...

Më shumëDetails

“Nuk jam shitësi i Shqipërisë”, Rama paralajmëron: Nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës

“I kam dëgjuar flamingot, por s’e kuptoj pse nuk ndahen nga sorrat” – Rama reagon për protestën në bulevard
06/09/2026 - 16:09

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e podkastit “Flasim”, por këtë herë i është përgjigjur pyetjeve, duke u bërë ai i intervistuari. Rama ka folur për Ishullin e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hoti për takimin Kurti-Abdixhiku: Te shohim çka u bisedua dje

    Hoti në mbështetje të dy deputetëve të LDK-së, poston fotot e tyre me mbishkrim!

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Ky qenka emri i vërtetë i bashkëshortit të Kides

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Deputetja e Kuvendit, Adriana Matoshi, pozon para pasqyrës e veshur në bikini

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Vajza e Bedri Hamzës i jep fund beqarisë, martohet me biznesmenin Florent Lushtaku

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Bia poston foto me të dashurin

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë