Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Luan Muça reagon pas lirimit nga qelia: Tokën në Palasë e kam blerë 2 herë, Bedinaj reklamonte projektin në pronën time

06/09/2026 - 18:55
në Lajme
A A
Luan Muça reagon pas lirimit nga qelia: Tokën në Palasë e kam blerë 2 herë, Bedinaj reklamonte projektin në pronën time
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pronari i ‘Delta Group’, Luan Muça ka treguar versionin e tij të ngjarjes lidhur me konfliktin me Vasil Bedinajn, i cili u përshkallëzua në përdorimin e armëve. Pasi Gjykata vendosi që Muça të lirohet qelia, dhe caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, biznesmeni ka ndarë detajet rreth tokës në Palasë që u bë ‘mollë sherri’ dhe hedh poshtë akuzat për gjobëvënie ndaj Vasil Bedinajt.

Muça pretendon se prej vitit 2019 deri në 2024 ka qenë i angazhuar në blerjen e tokës dhe kishte filluar edhe ndërtimet. Konkretisht ai deklaron se që prej vitit 2019, kishte vendosur të bënte një investim në zonën e Palasës dhe për këtë, kishte blerë në Palasë, nga shumë pronarë vendas, 97.000 m² tokë. Në vitet që pasuan ka aplikuar për të marrë statusin e investitorit strategjik dhe në 2024 filloi ndërtimet.

Pronari i Delta Group, pretendon se në mënyrë rastësore, nga rrjetet sociale, kishte parë se ishte dhënë një leje në tokën që ai kishte blerë dhe mbi të cilën ishte dhënë statusi i investitorit, sipas masterplanit të EEA Studio. Për këtë Muça i është drejtuar AZHT-së për të marrë më shumë informacion, por një orë më vonë është telefonuar nga Vasil Bedinaj dhe lanë takim mesditën e 3 shtatorit.

Sipas verisonit të Muçës, ndryshe nga sa pretendon Bedinaj, ky i funidt e kishte ftuar vetë në hotelin ‘Regina’. Muça pretendon se ka qenë Bedianj ai që e ka ofenduar, ka thirrur njerëz të armatosur dhe teksa ai me grupin e tij janë larguar, njerëzit e tij i kanë qëlluar me armë. Sipas Muçës pamjet e ndara janë vetëm nga disa kënde dhe jo ato të plotat, duke hedhur akuza se Bedinaj ka dhënë pjesët filmike nga këndet që ai ka dëshiruar. Muça kërkon hetim të plotë të ngjarjes dhe shprehet i gatshëm të vendosë në dispozicion për mediat çdo dokument.

REAGIMI I PLOTË:

Pershendetje,

Ne lidhje me ngjarjen e fundit ku kam qene i perfshire dua te jap kete deklarate per mediat.

Kam heshtur deri tani, sepse në pozitën ku kam qenë e kam pasur të pamundur të flas dhe mendoj se publiku ka të drejtën ta dëgjojë të vërtetën drejtpërdrejt nga unë.

Që prej vitit 2019, kam vendosur të ndërmarr një investim në zonën e Palasës. Gjatë kësaj kohe, kam blerë në Palasë, nga shumë pronarë vendas, 97.000 m² tokë. Jam detyruar që, gjatë kësaj periudhe, pjesën më të madhe të tokës ta blej edhe nga dy herë.

Më datë 15.07.2021, kam aplikuar dhe kam marrë statusin e investitorit strategjik, mbështetur mbi një projekt të hartuar nga studioja ndërkombëtare EEA (Emre Arolat Architecture).

Në vitin 2022, mbi një pjesë të kësaj sipërfaqeje (26.000 m²), kam aplikuar për lejen e fazës së parë të ndërtimit të një hoteli me brand ndërkombëtar, me 5 yje.

Në vitin 2024, kam zbardhur lejen dhe kam filluar punimet për ndërtimin e këtij hoteli me brand ndërkombëtar.

Po në vitin 2024, kam bërë aplikim për fazën e dytë të këtij projekti.

Në mënyrë rastësore, nga rrjetet sociale, kam parë se ishte dhënë një leje në tokën që unë kam blerë dhe mbi të cilën ishte dhënë statusi i investitorit, sipas masterplanit të EEA Studio. Madje, po reklamohej për shitjen e njësive, apartamenteve apo vilave të ndryshme.

Pas kësaj, i jam drejtuar AZHT-së për të marrë më shumë informacion rreth kësaj çështjeje. Pas komunikimit që pata, më njoftuan se do të verifikoheshin të gjitha dokumentet e palëve dhe se, deri në momentin e përfundimit të verifikimit të dokumenteve, nuk do të kishte zbardhje të lejes së ndërtimit.

Pas rreth një ore, jam telefonuar nga shtetasi Vasil Bedinaj, i cili më kërkoi të mos i ekspozoja në AZHT pretendimet e mia mbi pronën time. Gjatë kësaj telefonate, u vendos që të takoheshim në Orikum, te hoteli i z. Bedinaj, për të diskutuar rreth kësaj situate. (Z. Bedinaj e kam njohur rreth një vit më parë, pasi ishte paraqitur në kantierin ku unë po ndërtoj në Palasë, duke kërkuar takim me mua në lidhje me disa pretendime që kishte për kufirin e pronës. Kur shkova atje, z. Bedinaj nuk ishte vetëm, por ishte i shoqëruar nga një numër i madh njerëzish të armatosur.)

Kështu, i shoqëruar nga familjarë të mi, kam shkuar, me ftesën e tij, në ambientet e biznesit të tij.

Pasi jemi takuar në Orikum dhe jemi ulur në tavolinë, sapo kam nisur t’i shpjegoj pretendimet e mia, z. Bedinaj e ka tensionuar situatën me pretendimet e veta, duke sharë dhe ofenduar.

Edhe pse nga kamerat që z. Bedinaj i ka servirur opinionit publik kjo nuk duket qartë, në këtë moment ai thirri njerëz të armatosur, të cilët ishin të pozicionuar në vende të ndryshme të ambienteve të tij.

Në këtë moment, situata ka degraduar dhe unë kam kuptuar se z. Bedinaj nuk më kishte thirrur për t’u sqaruar, por për të prodhuar skandalin e tij të radhës. Për këtë arsye, jam ngritur dhe kam ikur.

Duke dalë nga ambientet e z. Bedinaj, njerëzit që ai thirri qëlluan me armë ndaj nesh. Për sa më sipër, kërkoj nga Policia e Shtetit zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e plotë të grupit të qitësve.

Jam çuditur shumë që, gjatë kësaj situate, z. Bedinaj kishte qetësinë dhe përkujdesjen që, në të gjitha mediat mbi të cilat kishte ndikim, të shpërndante lajme të rreme, sipas të cilave unë i kisha vendosur gjobë, si dhe të shpërndante pamjet filmike nga këndet që ai dëshironte.

Kam mësuar këto ditë se nuk është hera e parë që z. Bedinaj manipulon opinionin publik për përplasjet e tij. Këtë gjë ka tentuar ta bëjë edhe në rastin tim.

Çuditërisht dhe paradoksalisht, të vetmit që e kanë besuar këtë gjë kanë qenë punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët më kanë mbajtur të ndaluar për 72 ore me akuzën e gjobëvënies ndaj z. Bedinaj.

Unë nuk mund të flas për veten time, pasi nuk e kam bërë kurrë më parë, sepse kam besuar se për njerëzit flasin punët dhe veprat e tyre. Besoj se opinioni publik është i njohur me punët, brandet dhe kompanitë që kemi krijuar brenda dhe jashtë vendit.

Modestisht, mund të them se jam krijues dhe zhvillues i një konglomerati kompanish që operojnë në 4 kontinente, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Indinë, si dhe vende si Italia,Senegali, Tunizia, Egjipti dhe, sigurisht, Ballkani, me një qarkullim vjetor multimilionësh.

Në këtë kontekst, fantazia e gjobës ndaj një personi me pantallona të shkurtra, i cili rrihet çdo vit me ndonjë turist, polic apo plazhist, është një fantazi dashakeqe e një grupi personash që mendojnë se, duke vjedhur pronat e të tjerëve, mund të bësh edhe para, të dalësh edhe burrë i mirë dhe të quhesh biznesmen.

Në fund, jam i gatshëm t’i vendos në dispozicion opinionit publik dhe mediave çdo dokument për të cilin kam shkruar në këtë reagim.

JU REKOMANDOJMË

Profesori amerikan: Kurti nuk e çon mire me askënd, Vuçiq e ka shfrytëzuar këtë

Profesori amerikan: Kurti nuk e çon mire me askënd, Vuçiq e ka shfrytëzuar këtë
06/09/2026 - 20:49

David Kanin, profesor në Johns Hopkins, thotë se Kosova ka vepruar me bindjen se Uashingtoni “do të jetë gjithmonë aty”, por sot i mungon një drejtim strategjik. Serbia...

Më shumëDetails

Alarm në Kropisht të Shqipërisë, flakët ‘përpijnë’ ullinjtë dhe rrezikojnë shtëpitë

Alarm në Kropisht të Shqipërisë, flakët ‘përpijnë’ ullinjtë dhe rrezikojnë shtëpitë
06/09/2026 - 20:14

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme kodrat e fshatit Kropisht, në zonën e Selenicës në Shqipëri. Flakët janë përhapur në sipërfaqe të konsiderueshme...

Më shumëDetails

27-vjetori i Policisë së Kosovës, Sveçla: Nderim për pjesëtarët që dhanë jetën në krye të detyrës

27-vjetori i Policisë së Kosovës, Sveçla: Nderim për pjesëtarët që dhanë jetën në krye të detyrës
06/09/2026 - 19:41

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar për shënimin e 27-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës. Gjatë fjalimit të tij,...

Më shumëDetails

Rikthehet “Albkings”? Premtohen materiale VIP me Noizyn, Encën, Don Xhonin, Xhensilën, Cozmanin dhe Tunën

Rikthehet “Albkings”? Premtohen materiale VIP me Noizyn, Encën, Don Xhonin, Xhensilën, Cozmanin dhe Tunën
06/09/2026 - 19:36

Grupi famëkeq “AlbKings”, i cili në vitin 2024 u bë një prej temave më të diskutuara në Kosovë për shkak të shpërndarjes së materialeve intime pa pëlqim, duket...

Më shumëDetails

Haxhiu: Çlirimi i Kosovës nuk ishte fundi, por fillimi i ndërtimit të një policie të fortë

Haxhiu: Çlirimi i Kosovës nuk ishte fundi, por fillimi i ndërtimit të një policie të fortë
06/09/2026 - 19:03

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu në ceremoninë solemne për shënimin e 27-vjetorit të Policisë së Kosovës, Haxhiu ka kujtuar edhe themelimin e këtij institucioni...

Më shumëDetails

27 vjetori i Policisë së Kosovës, Kurti: Enver Zymeri dhe Afrim Bunjaku janë frymëzimi kryesor i çdo pjesëtari të policisë

27 vjetori i Policisë së Kosovës, Kurti: Enver Zymeri dhe Afrim Bunjaku janë frymëzimi kryesor i çdo pjesëtari të policisë
06/09/2026 - 18:46

Albin Kurti i Vetëvendosjes në një fjalim të mbajtur në nder të 27 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës kujtoi dy heronjt policorë të vendit të rënë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hoti për takimin Kurti-Abdixhiku: Te shohim çka u bisedua dje

    Hoti në mbështetje të dy deputetëve të LDK-së, poston fotot e tyre me mbishkrim!

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Deputetja e Kuvendit, Adriana Matoshi, pozon para pasqyrës e veshur në bikini

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Vajza e Bedri Hamzës i jep fund beqarisë, martohet me biznesmenin Florent Lushtaku

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Kurti e di verdiktin e Speciales për ish-krerët e UÇK-së“

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ky qenka emri i vërtetë i bashkëshortit të Kides

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë