Xheraldina Krasniqi, motra e ish-banorit të Big Brother VIP Kosova, Laurent Krasniqit, i cili humbi jetën pak ditë më parë në një aksident trafiku, ka bërë një postim prekës pas humbjes së vëllait të saj.
Ajo ka falënderuar të gjithë ata që kanë shprehur ngushëllime dhe kanë qenë pranë familjes në këto ditë të vështira.
Në emër të saj, nënës dhe motrës, Xheraldina ka thënë se humbja e Laurentit ka qenë e rëndë jo vetëm për familjen, por edhe për të gjithë ata që e kanë njohur.

“Vdekja e tij nuk ka qenë e lehtë as për neve si familje, por as për juve që keni pasur mundësinë të rrini me të të paktën 5 minuta, se aq i është dashur një njeriu për ta bërë për vete me energjinë e tij pozitive”.
Ajo ka theksuar se të trija motrat janë jashtëzakonisht krenare me të, duke shpresuar që shpirti i tij të jetë në paqe.
“Ne trija jemi krenare pafund me të she shpresojmë që shpirti i tij është i qetë në paqe bashkë me babin, e sa i përketë neve, na qoftë Zoti durimin dhe forcën me vazhdu jetën pa të”, ka shkruar ajo.













