Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zgjerohet rasti i sulmit ndaj kapitenit Besart Ahmeti – Ky është pjesëtari i NJRSh-së që dyshohet për keqtrajtim të njërit prej të shoqëruarve

07/09/2026 - 08:21
në Kryesore, Lajme
A A
Dy të dyshuarit për sulmin ndaj kapitenit Besart Ahmeti janë djemtë e një zyrtari policor
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Rasti i sulmit ndaj kapitenit të Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti, pas incidentit te Prishtina Mall, ka marrë një kthesë tjetër. Përveç hetimeve ndaj dy personave që dyshohen për sulmin, tashmë është hapur rast edhe ndaj një pjesëtari të Njësisë për Reagim të Shpejtë, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj njërit prej të shoqëruarve.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se zyrtari policor ndaj të cilit janë ngritur dyshimet është Edon Mexhuani, pjesëtar i NJRSh-së.

Dyshimet kanë lindur pas shoqërimit në Polici të personave të përfshirë në incidentin që kishte nisur pas një mosmarrëveshjeje për parking te Prishtina Mall dhe kishte eskaluar deri në sulmin e dyshuar ndaj kapitenit Ahmeti.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, njëri prej të dyshuarve për sulmin ndaj Ahmetit pretendon se, pas shoqërimit, ndaj tij është përdorur dhunë nga Mexhuani.

Për lëndimet e pretenduara, Sinjali mëson se ekziston edhe raport mjekësor, i cili pritet të administrohet si pjesë e provave gjatë trajtimit të rastit.

Zhvillimet e reja kanë bërë që në rast të përfshihet drejtpërdrejt edhe Prokurori i Shtetit.

Burime të Sinjalit nga Prokuroria bëjnë të ditur se është dhënë urdhër që ndaj Edon Mexhuanit të hapet rast nën dyshimin për “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

Prokuroria ka kërkuar gjithashtu që të intervistohen dëshmitarët e tjerë që kanë qenë të pranishëm apo kanë njohuri për atë që ka ndodhur pas shoqërimit të të dyshuarve, në mënyrë që të sqarohet dinamika e plotë e ngjarjes.

Në trajtimin e rastit është përfshirë edhe Inspektorati Policor i Kosovës, ndërsa hetimet tashmë po zhvillohen në dy drejtime: për sulmin e dyshuar ndaj kapitenit Besart Ahmeti dhe, veçmas, për dyshimet për keqtrajtim nga pjesëtari i NJRSh-së.

Siç raportoi Sinjali, incidenti fillestar kishte ndodhur te Prishtina Mall, pas një mosmarrëveshjeje për parking. Dy personat e dyshuar për sulmin ndaj kapitenit Ahmeti janë shoqëruar në Polici, ndërsa Sinjali raportoi ekskluzivisht se ata janë djemtë e një zyrtari policor.

Hetimet pritet të përcaktojnë nëse ndaj personit të shoqëruar është përdorur forcë dhe, nëse po, në çfarë rrethanash dhe nëse përdorimi i saj ka qenë i ligjshëm.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

Nenad Rashiq dëshmon i pari në gjykimin ndaj Fatmir Shehollit

Nenad Rashiq dëshmon i pari në gjykimin ndaj Fatmir Shehollit
07/09/2026 - 09:46

Ministri në detyrë për Komunitet dhe Kthim, Nenad Rashiq, është duke marr pjesë në seancën gjyqësore ndaj Fatmir Shehollit, i cili akuzohet për veprat penale “Spiunazh” dhe “Shantazh”...

Më shumëDetails

Maqedonci i gëzohet suksesit të Rona Malës në SHBA: Vajza nga Drenasi që po bën krenarë Kosovën në Ushtrinë Amerikane

Maqedonci i gëzohet suksesit të Rona Malës në SHBA: Vajza nga Drenasi që po bën krenarë Kosovën në Ushtrinë Amerikane
07/09/2026 - 09:33

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka ndarë një histori suksesi të një vajze nga diaspora shqiptare, e cila i është bashkuar Gardës Kombëtare të Luizianës në...

Më shumëDetails

Ky është i dyshuari për sulmin ndaj kapitenit Besart Ahmeti në prani të bashkëshortes dhe dy fëmijëve

Dy të dyshuarit për sulmin ndaj kapitenit Besart Ahmeti janë djemtë e një zyrtari policor
07/09/2026 - 08:59

Detaje të reja janë siguruar nga Sinjali lidhur me incidentin e djeshëm, ku kapiteni i Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti, dyshohet se është sulmuar fizikisht nga dy persona...

Më shumëDetails

Fatmir Sheholli del sot para gjykatës

Fatmir Sheholli del sot para gjykatës
07/09/2026 - 08:41

Gjatë ditës së sotme duke filluar nga ora 09:30, në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të nisë seanca fillestare ndaj Fatmir Shehollit, i cili akuzohet për veprat penale...

Më shumëDetails

Familja e Laurent Krasniqit me mesazh prekës: Humbja e tij s’ka qenë e lehtë…

Familja e Laurent Krasniqit me mesazh prekës: Humbja e tij s’ka qenë e lehtë…
07/09/2026 - 08:10

Xheraldina Krasniqi, motra e ish-banorit të Big Brother VIP Kosova, Laurent Krasniqit, i cili humbi jetën pak ditë më parë në një aksident trafiku, ka bërë një postim...

Më shumëDetails

Rama kujton Kushtetutën e Kaçanikut: Në shtetin e lirë të Kosovës, po shtyhen kufijtë e rendit kushtetues

Rama: Qeveria Kurti po i kushton qytetarëve me jetë, pas lajmit tragjik dje, sot gjenden miliona për heqjen e dheut në autostradë
07/09/2026 - 07:59

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka përkujtuar 7 Shtatorin, datën kur më 1990 u miratua Kushtetuta e Kaçanikut, duke e cilësuar atë si një prej akteve më të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zgjerohet rasti i sulmit ndaj kapitenit Besart Ahmeti – pjesëtari i NJRSh-së dyshohet se ushtroi dhunë ndaj njërit prej të shoqëruarve

    Zgjerohet rasti i sulmit ndaj kapitenit Besart Ahmeti – pjesëtari i NJRSh-së dyshohet se ushtroi dhunë ndaj njërit prej të shoqëruarve

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Hoti në mbështetje të dy deputetëve të LDK-së, poston fotot e tyre me mbishkrim!

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Dy të dyshuarit për sulmin ndaj kapitenit Besart Ahmeti janë djemtë e një zyrtari policor

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Zgjerohet rasti i sulmit ndaj kapitenit Besart Ahmeti – Ky është pjesëtari i NJRSh-së që dyshohet për keqtrajtim të njërit prej të shoqëruarve

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Vajza e Bedri Hamzës i jep fund beqarisë, martohet me biznesmenin Florent Lushtaku

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë