Polici special Edon Mexhuani u suspendua sot nga detyra me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës, merr vesh Paparaci nga burime brenda organeve të rendit.
Mexhuani dyshohet për keqtrajtimin e njërit prej dy të dyshurve për sulmin fizik ndaj kapitanit të Njësive Speciale Operative, Besart Ahmeti, i cili ndodhi të dielën.
Ahmeti dyshohet se u konfliktia fizikisht në parkingun e një qendre tregtare në Komunën e Graçanicës me dy të rinj, një 20 vjeçar dhe një të mitur, 16 vjeçar.
Zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala, bëri të ditur se në lidhje me gjithë incidentin janë nën hetim tre persona.
Sipas saj, Besart Ahmeti dyshohet për “Kanosje”, ndërsa E.M. për “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe A.A. për “Sulm”.
Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të incidentit dhe përcaktimin e përgjegjësisë së secilit person të përfshirë.












