Sot është mbajtur mbledhja e Grupit Parlamentar të LDK-së, ku është diskutuar për seancën konstituive të 9 shtatorit.
Burime të Gazetës Express tregojnë se Lutfi Haziri, Hykmete Bajrami dhe Janina Ymeri nuk morën pjesë në këtë mbledhje.
Pas mbledhjes, shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku, tha se gjithë janë pajtuar që të marrin pjesë në seancë. /Gazeta Express












