Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zbulohet murali i krerëve të UÇK-së: Prishtina pret kthimin e çlirimtarëve

08/09/2026 - 18:23
në Kryesore, Lajme
A A
Zbulohet murali i krerëve të UÇK-së: Prishtina pret kthimin e çlirimtarëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Është përfunduar sot në Prishtinë murali kushtuar kujtesës së luftës, sakrificës dhe lirisë, i realizuar me mbështetjen e Drejtorisë së Kulturës të Kryeqytetit.

Me rastin e përfundimit të muralit, Nënkryetarja e Prishtinës, Besianë Musmurati, dhe drejtori i Kulturës, Isah Mustafa, së bashku me artisten OrangeGirl, e cila e ka realizuar veprën, vizituan hapësirën ku tashmë murali bëhet pjesë e peizazhit urban dhe kujtesës publike të kryeqytetit.

Murali paraqet katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë dhe ndërton një rrëfim vizual mbi luftën, mungesën, burgimin dhe lirinë, si pjesë e një historie që vazhdon të ketë peshë në kujtesën kolektive të Kosovës.

“Ky mural tashmë bëhet pjesë e hapësirës publike dhe kujtesës së Prishtinës. Është një kujtesë për rrugën tonë drejt lirisë, për sakrificën dhe për njerëzit që ishin pjesë e asaj rruge. Prishtina kujton dhe Prishtina pret kthimin e çlirimtarëve”, tha Musmurati.

Portretet e realizuara në të kuqe simbolizojnë luftën, sakrificën, revoltën dhe tensionin emocional.

Siluetat e ushtarëve në pjesën e poshtme të portreteve përfaqësojnë identitetin e luftëtarit dhe kontributin e tyre për liri. Pozicionimi i tyre në vendin ku zakonisht do të ishte kravata simbolizon kalimin nga luftëtari te figura publike dhe shtetformuese, duke ndërlidhur kontributin e tyre në luftën për liri me angazhimin e mëvonshëm në ndërtimin e shtetit dhe pavarësinë e Kosovës.

Teli në sfond simbolizon kufizimin, ndarjen dhe izolimin, ndërsa zogjtë që fluturojnë mbi të përfaqësojnë lirinë dhe daljen përtej barrierave fizike.

Murali është realizuar nga artistja OrangeGirl, me mbështetjen e Drejtorisë së Kulturës të Kryeqytetit.

Platforma qytetare “Liria Ka Emër” falënderon nënkryetaren e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, për angazhimin, bashkëpunimin dhe solidarizimin e vazhdueshëm me aktivitetet e organizuara në kuadër të pritjes së vendimit për çlirimtarët Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Prishtina kujton. Prishtina pret. Kosova pret kthimin e çlirimtarëve.

Foto:

JU REKOMANDOJMË

Gjini: Për presidentin ka përfunduar gjithçka, seancën konstituive mund ta dërgojmë në Kushtetuese

Gjini: Për presidentin ka përfunduar gjithçka, seancën konstituive mund ta dërgojmë në Kushtetuese
08/09/2026 - 20:15

Përveç që nuk do të marrë pjesë në seancën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, për Aleancën temë e përfunduar është edhe çështja e presidentit të vendit. Pas...

Më shumëDetails

Komisioni Evropian paralajmëron rishikimin e negociatave me Serbinë, pas glorifikimit të Mlladiqit

Komisioni Evropian paralajmëron rishikimin e negociatave me Serbinë, pas glorifikimit të Mlladiqit
08/09/2026 - 19:43

Komisioni Evropian e ka paralajmëruar Serbinë se mundësia e vazhdimit të bisedimeve për pranimin e saj në Bashkimin Evropian do të shqyrtohet, pasi vendi nga Ballkani e varrosi...

Më shumëDetails

Një orë seancë mes vezëve dhe përplasjeve të forta jashtë Kuvendit – protestuesit bllokojnë rrugët në Shqipëri

Një orë seancë mes vezëve dhe përplasjeve të forta jashtë Kuvendit – protestuesit bllokojnë rrugët në Shqipëri
08/09/2026 - 19:40

Nisja e sesionit të ri parlamentar këtë të martë është shoqëruar me protesta dhe tensione jashtë Kuvendit. Në zonën ku po mbahet protesta janë regjistruar edhe shoqërimet e...

Më shumëDetails

Jep dorëheqje drejtori i Shëndetësisë në Prizren: Shëndetësia e Prizrenit meriton punë e integritet, jo lojëra politike

Jep dorëheqje drejtori i Shëndetësisë në Prizren: Shëndetësia e Prizrenit meriton punë e integritet, jo lojëra politike
08/09/2026 - 19:30

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit ka dhënë dorëheqje nga pozita, pas gjashtë muajsh në këtë detyrë. Sylejman Baxhaku ka bërë të ditur se vendimin për dorëheqje...

Më shumëDetails

Aleanca merr vendim për seancën e nesërme për konstituimin e Kuvendit

Aleanca merr vendim për seancën e nesërme për konstituimin e Kuvendit
08/09/2026 - 19:10

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini pas mbledhjes së Kryesisë së partisë që drejton, ka bërë të ditur se Aleanca nuk do të marrë pjesë në seancën konstituive të...

Më shumëDetails

LAJMI I FUNDIT: Rrotullohet kamioni me dru në Smrekonicë, policia në vendngjarje

LAJMI I FUNDIT: Rrotullohet kamioni me dru në Smrekonicë, policia në vendngjarje
08/09/2026 - 19:01

Para pak minutash një kamion është rrotulluar në magjistrale saktësisht në Smrekomicë të Vushtrrisë, raporton Gazeta Online Veriu.info. Në vend të ngjarjes ka dalë policia e Kosovës e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje ekskluzive: Gjenden gjëra të çuditshme në bodrumin e ish Shkollës Teknike në Obiliq që ishte e uzurpuar për 27 vite – dyshime për varrezë masive

    Pamje ekskluzive: Gjenden gjëra të çuditshme në bodrumin e ish Shkollës Teknike në Obiliq që ishte e uzurpuar për 27 vite – dyshime për varrezë masive

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Dogana e drejtuar nga Agron Llugaliu denoncohet për një sërë aferash korruptive – ZKA konfirmon pranimin e sinjalizimit

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Aleanca merr vendim për seancën e nesërme për konstituimin e Kuvendit

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • PAMJE/ Kushtrimi shkon me familjarët për t’ia kërkuar dorën Aurorës

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Policia i jep tender prej 800 mijë euro me procedurë të negociuar “Beni Dona Plast”, kompanisë të Ragip Mustafës së LDK-së

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë