Ka nisur vazhdimi i seancës konstituive të legjislaturës së 11-të të Kuvendit, të dalë nga 7 qershori.
Seanca konstituive e Kuvendit nuk vazhdoi për një muaj të plotë prej ndërprerjes së fundit më 8 gusht.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kishte pranuar kërkesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që t’u jepet kohë shtesë për të arritur një marrëveshje politike për presidentin para se të vazhdohet me konstituim të Kuvendit.
Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës. Pro saj votuan 62 deputetë, 16 ishin kundër, abstenim ishin 13 vota.














