Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pse po zvarritet konstituimi i Kuvendit? Ja çka parashikon Eugen Cakolli

09/09/2026 - 18:46
në Kryesore, Lajme
A A
Cakolli: Pas certfikimit të zgjedhjeve rrjedh afati për krijimin e Kuvendit, pastaj Qeveria ose Presidenti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Eugen Cakolli nga KDI, ka deklaruar se nuk sheh asnjë arsye juridike apo politike që Kuvendi i Kosovës të mos konstituohet, duke vlerësuar se ekziston interes për zvarritjen e këtij procesi.

Në emisionin FIVE, Cakolli tha se thirrjet për një marrëveshje politike për konstituimin e Kuvendit janë të pakuptimta, pasi, sipas tij, ekzistojnë votat e nevojshme që ky proces të përfundojë.

“Unë mendoj që nuk ka asnjë lloj logjike, as juridike, as politike, sepse është e qartë se çfarë është thënë në muajt e fundit, që ekziston vetëm një palë që ka interes të mos konstituohet Kuvendi, të paktën jo për sa kohë që shkuarja potenciale në zgjedhje nuk do të binte në një periudhë që sipas tyre supozohet se do të jetë më e favorshme në kuptimin elektoral”, deklaroi Cakolli.

Ai u shpreh se edhe thirrjet për marrëveshje politike nuk kanë kuptim në situatën aktuale, pasi sipas tij, konstituimi mund të bëhet me votat që tashmë ekzistojnë.

“Unë besoj që edhe këto thirrje që i pamë për marrëveshje politike janë krejt të pakuptimta. Nuk ka asnjë nevojë në këtë situatë që të ketë marrëveshje politike për konstituimin, sepse ekzistojnë votat që kjo të ndodhë”, tha ai.Cakolli vlerësoi se zvarritja e procesit mund të ketë për qëllim shtyrjen e datës së zgjedhjeve, duke përmendur 14 dhe 20 shtatorin si data me rëndësi në këtë aspekt.

“Sipas meje, qëllimi është që të zvarritet, të paktën deri më 14 shtator, që është datë që, nëse ndodh konstituimi, do ta mundësonte mbajtjen e zgjedhjeve më 27 dhjetor, e 20 shtatori si datë që e fut 3 janarin si datë për zgjedhje”, deklaroi Cakolli.

Sipas tij, në rrethanat aktuale, mbajtja e zgjedhjeve në këto data duket më e mundshme sesa funksionalizimi i plotë i institucioneve të Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Haki Abazi dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Albin Kurtit

Haki Abazi reagon ashpër ndaj Kurtit pas video fjalimeve të ministrave kundër prokurorisë
09/09/2026 - 19:33

Ish-deputeti i VV-së, Haki Abazi ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Kjo është bërë e ditur nga vetë Abazi përmes një...

Më shumëDetails

Miftaraj alarmon: Nëse nuk zgjidhet Presidenti deri më 4 tetor, vendi kalon në anarki – nuk ka kush t’i shpallë zgjedhjet

Presidenti izraelit në Gaza, thotë se po veprohet “në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”
09/09/2026 - 19:18

Ehat Miftaraj nga IKD, ka thënë se nëse deri më 4 tetor nuk zgjedhjet Presidenti, atëherë vendi kalon në anarki. Miftaraj tha se pas 4 tetorit vendi mbetet...

Më shumëDetails

Çun Lajçi del kundër Albin Kurtit: A s’u ngope me inatet e të tri partive? A s’the se ne s’jemi si ata?

Çun Lajçi del kundër Albin Kurtit: A s’u ngope me inatet e të tri partive? A s’the se ne s’jemi si ata?
09/09/2026 - 18:59

Aktori kosovar Çun Lajçi i cili njihet edhe si mbështetës i kryeministrit Albin Kurti, sot ka dalë me një reagim kundër tij pasi nuk pati votë për nënkryetarët...

Më shumëDetails

Pyetet se çfarë do të ndërronte në Prishtinë vetëm një gjë, Përparim Rama: Albin Kurtin

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon
09/09/2026 - 18:13

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se po të kishte mundësi të pakufizuar buxhetore për të ndryshuar një gjë të vetme në Prishtinë, do ta ndryshonte Albin...

Më shumëDetails

Musliu: Mashtuesve u doli boja, VV-ja sot firmosi se është bllokuese e institucioneve

Musliu e quan Kurtin mashtrues: Nuk brengoset për fëmijët e Kosovës sepse vajza i shkollohet në Norvegji
09/09/2026 - 17:55

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje (VV) se është përgjegjëse për...

Më shumëDetails

Albulena Haxhiu si Lista Serbe, më 2018 iu referohej serbëve të Kosovës si “populli serb”

Albulena Haxhiu si Lista Serbe, më 2018 iu referohej serbëve të Kosovës si “populli serb”
09/09/2026 - 17:31

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, iu kishte referuar serbëve të Kosovës “si populli serb”, pikërisht me të njëjtën fjali që të mërkurën e kundërshtoi Listën Serbe që e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë pesë zyrtarët e Komunës së Fushë Kosovës që u arrestuan për aferën e pronës 1.5 milionëshe

    Këta janë pesë zyrtarët e Komunës së Fushë Kosovës që u arrestuan për aferën e pronës 1.5 milionëshe

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Pamje ekskluzive: Gjenden gjëra të çuditshme në bodrumin e ish Shkollës Teknike në Obiliq që ishte e uzurpuar për 27 vite – dyshime për varrezë masive

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Aleanca merr vendim për seancën e nesërme për konstituimin e Kuvendit

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Dogana e drejtuar nga Agron Llugaliu denoncohet për një sërë aferash korruptive – ZKA konfirmon pranimin e sinjalizimit

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Përveç AAK-së, kush tjetër mungoi në Kuvend?

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë