Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vila luksoze që dyshohet se iu bë Ballukut pas tenderit -SPAK zbulon skemën me biznesmenin Arbër Abazi dhe Taren

09/09/2026 - 22:48
në Lajme
A A
Vila luksoze që dyshohet se iu bë Ballukut pas tenderit -SPAK zbulon skemën me biznesmenin Arbër Abazi dhe Taren
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zbuluar fakte të reja penale në kuadër të procedimit penal nr. 136/2025, duke vendosur sekuestro preventive mbi një vilë luksoze në kompleksin “Green Coast” në Palasë, e cila rezulton në pronësi faktike të të pandehurës Belinda Balluku.

Sipas SPAK-ut, vila është përfituar përmes një skeme korruptive, në këmbim të favorizimit të tenderit për “Ndërtimin e Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”, me fond limit mbi 2.3 miliardë lekë.

Skema e fshehjes së pronës dhe rolet e përfshira

Belinda Balluku: Akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe refuzim/fshehje të deklarimit të pasurisë. Sipas SPAK-ut, ajo fshehu pronën dhe mori përfitime të parregullta në formë investimesh.

Arbër Abazi (“Alko Impex General Construction”): Akuzohet për korrupsion aktiv. Pasi u shpall fitues i tenderit, ai mori përsipër dhe financoi punimet e vilës në një vlerë prej 288,616 deri në 410,526 euro.

Igli Tare: Akuzohet për pastrim parash. Ai u përdor si person i dytë përmes veprimeve dhe kontratave fiktive të sipërmarrjes e shitjes, me qëllim regjistrimin e pronës në emër të tij.

Zyrtarë të tjerë: Në abuzimin me tenderin janë përfshirë edhe ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, si dhe anëtarë të njësisë së prokurimit dhe KVO-së.

Të dhënat e objektit të sekuestruar

Vila e sekuestruar ndodhet në Vila 2F nr.188/1, Nukli 27, Green Coast, Palasë (ZK 1739, Pasuria 68/87/73).

Objekti ka një sipërfaqe prej 478 m² truall dhe 142.6 m² ndërtesë, e cila përbëhet nga dy kate dhe dy hapësira parkimi me sipërfaqe 20.1 m² dhe 40.2 m².

Vendimi për sekuestron preventive është caktuar nga Gjykata e Posaçme më 9 shtator 2026, ndërsa hetimet po vijojnë.

JU REKOMANDOJMË

Syla: Kurti po e pret datën kur vijnë diaspora për t’ia dhënë votën – ka humbur mbështetjen e brendshme

Valon Syla: Çka ka bo Albin Kurti që me dalë 49.5% në sondazh, nuk i besoj fare
09/09/2026 - 23:00

Gazetari Valon Syla, ka folur në “Pressing” të T7, për situatën politike. Ai tha se qëllimi i Albin Kurtit është që zgjedhjet të mbahen më 27 dhjetor. Kjo...

Më shumëDetails

Baton Haxhiu: Nuk ka pushtues që mund t’i ketë ba Kosovës ma keq se ky kryeministër

Tradhtia e Parë
09/09/2026 - 22:43

Analisti Baton Haxhiu ka dhënë deklarata të forta kundër kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Në Pressing në T7, Haxhiu për Kurtin tha; “Autokraci e fortë e një njeriu...

Më shumëDetails

Kërçeli për Shalën: Si i kërkon votat e VV-së kur thotë se nuk do të punojë me Kurtin?

Kërçeli për Shalën: Si i kërkon votat e VV-së kur thotë se nuk do të punojë me Kurtin?
09/09/2026 - 22:24

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka komentuar situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës, ku edhe sot ka dështuar procesi i zgjedhjes së nënkryetarëve dhe rrjedhimisht konstituimi...

Më shumëDetails

“Prej Presidencës ke shku, në Presidencë kthehu”, Haradinaj: Kosova këtë ia ka borxh Hashim Thaçit

Haradinaj nga Krusha e Madhe: Siguria është jetike, duhet ta mbajmë fort me Amerikën që të mos na përsëritet historia
09/09/2026 - 22:15

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përsëritur kërkesën e tij që Hashim Thaçi të rikthehet në pozitën e presidentit të vendit, pas aktgjykimit në Hagë. Në Rubikon të...

Më shumëDetails

Hamza: Kurti e di qëndrimin e PDK-së, nuk është çështje emrash për nënkryetarët e Kuvendit

Hamza pyetet për përballjen me Kurtin në zgjedhje, e përmend fitoren me mbi 53% në Mitrovicë
09/09/2026 - 22:03

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se çështja e zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit nuk lidhet me emrat e kandidatëve, por me respektimin e Kushtetutës dhe rregullave...

Më shumëDetails

Haradinaj: VV do ta çojë vetë rastin në Kushtetuese për zgjedhje në dhjetor – PDK e LDK ishin gati për koalicion me Kurtin

Haradinaj e quan hipokrite Qeverinë Kurti: Me 20 xhipa ishin në Reçak, do të ndëshkohen në zgjedhje
09/09/2026 - 21:49

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka folur për zhvillimet e fundit në skenën politike duke thënë se Kurti në takimet që ka ftuar nuk e ka pasë për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë pesë zyrtarët e Komunës së Fushë Kosovës që u arrestuan për aferën e pronës 1.5 milionëshe

    Këta janë pesë zyrtarët e Komunës së Fushë Kosovës që u arrestuan për aferën e pronës 1.5 milionëshe

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Çun Lajçi del kundër Albin Kurtit: A s’u ngope me inatet e të tri partive? A s’the se ne s’jemi si ata?

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Përveç AAK-së, kush tjetër mungoi në Kuvend?

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Pamje ekskluzive: Gjenden gjëra të çuditshme në bodrumin e ish Shkollës Teknike në Obiliq që ishte e uzurpuar për 27 vite – dyshime për varrezë masive

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Këta janë nënkryetarët e propozuar të Kuvendit

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë