Kenan Gashi drejtor i organizatës AVONET ka reaguar ndaj kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu i cili me 16 shtator ka thirrur për mbledhje të jashtëzakonshme, pikërisht në ditën kur pritet të jepet vendimi përfundimtar për liderët e UÇK-së nga Gjykata Speciale, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
“Në këtë moment jashtëzakonisht të ndjeshëm për Kosovën dhe për familjet e krerëve të UÇK-së, Komuna e Ferizajt, e udhëhequr nga PDK-ja, ka caktuar seancën për 16 shtator 2026, në ora 10:00”, ka shkruar Gashi.
Postimi i plotë:
KUR POPULLI PRET LAJMIN PËR UÇK-NË, NË FERIZAJ THIRRET SEANCA!
Krejt qytetarët e Kosovës, të mëdhenj e të vegjël, gra e burra, janë duke pritur me ankth vendimin përfundimtar për liderët e UÇK-së nga Gjykata Speciale.
Në këtë moment jashtëzakonisht të ndjeshëm për Kosovën dhe për familjet e krerëve të UÇK-së, Komuna e Ferizajt, e udhëhequr nga PDK-ja, ka caktuar seancën për 16 shtator 2026, në ora 10:00.
Turpi nuk ka kush ta mbulojë!
Bollë ma me këto budallakia 😫🚨‼️














