Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjetje skandaloze në “Laboratori Klinik Shëndeti” në Pejë: Shërbime të palicencuara, analiza pa specialist dhe reagentë të skaduar (Dokument)

10/09/2026 - 16:54
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Gjetje skandaloze në “Laboratori Klinik Shëndeti” në Pejë: Shërbime të palicencuara, analiza pa specialist dhe reagentë të skaduar (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjatë hulumtimit për institucionet shëndetësore private që operojnë në mënyrë të kundërligjshme, me shërbime të palicencuara dhe staf ilegal (të palicencuar), kemi gjetur se edhe një laborator në Pejë është gjobitur rëndë.

Veriu.info ka siguruar një vendim të Inspektoratit Shëndetësor të nxjerrë me 2 qershor 2026, me të cilin “Laboratori Klinik Shëndeti” është gjobitur me 6 mijë euro për shkelje të Ligjit për Shëndetësi.

Në arsyetimin e vendimit bëhet e ditur se inspektimi në “Laboratori Klinik Shëndeti”, Laborator Mjekësor Biokimik-Hematologjik në Pejë është realizuar më 21 maj 2026, ku është konstatuar se aty ofroheshin shërbime të Biokimisë dhe Hematologjisë të cilat nuk janë të licencuara në Divizionin për Licencim dhe Akreditim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Po ashtu gjatë inspektimit është hasur në teste rapide të Biokimisë dhe Mikrobiologjisë, ku sipas inspektorëve shëndetësorë, ato kanë qenë të destinuara për shërbime të cilat nuk janë të lajmëruara e as licencuara.

“Në momentin e inspektimit në Institucionin Privat Shëndetësor “Laboratori Klinik Shëndeti” nuk ishte prezent specialisti i Biokimisë Klinike dhe rezultatet u pa se lëshoheshin tek pacientët pa prezencën e Specialistit të Biokimisë Klinike, duke përdorur kopje të faksimilit dhe nënshkrimit të Dr. Gresa Hoti Zajmi”, thuhet në arsyetimin e vendimit të siguruar nga Veriu.info.

Të gjeturat skandaloze në “Laboratori Klinik Shëndeti” nuk përfundojnë me kaq, pasi që aty inspektorët kanë konstatuar se përveç specialistit të Biokimisë Klinike, nuk ishin prezent as pjesa tjetër e kuadrit profesional të lajmëruar në sistemin online DLA/MSh si pjesë e kuadrit profesional në këtë institucion privat shëndetësor.

“Në momentin e inspektimit prezent ishte vetëm z. Miradie Hajzeraj, themeluesja e IPSH “Laboratori Klinik Shëndeti” dhe nga njëta ishin lëshuar rezultate të analizave tek pacientët G.O, F.O, F.H, edhe pse e njëjta sipas DLA/MSh nuk është pjesë e kuadrit profesional në këtë institucion”, thuhet në arsyetimin e vendimit për gjobitjen e këtij institucioni privat shëndetësor.

Gjatë këtij inspektimi në “Laboratori Klinik Shëndeti” janë gjetur edhe reagentë me afat të skaduar.

Si shkelje tjetër e dispozitave ligjore të shëndetësisë është konstatuar edhe fakti se në këtë laborator edhe Antishok terapia nuk ishte e kompletuar dhe ishte me afat të skaduar (Aminophylline dhe Adrenaline).

Veriu.info ka tentuar të marrë një qëndrim nga “Laboratori Klinik Shëndeti” për këtë vendim të Inspektoratit Shëndetësor, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk kemi pranuar përgjigje për pyetjet e dërguara.

LEXONI EDHE:

“Dermo By Simoneta” gjobitet 5 mijë euro për Botox, fillerë e mezoterapi pa licencë, por vazhdon aktivitetin edhe pas vendimit

 

 

 

JU REKOMANDOJMË

Kryeministri slloven kusht Serbisë që t’i dorëzojë arkivat e UDB’së: Përndryshe s’iu përkrahim në rrugën drejt BE

Kryeministri slloven kusht Serbisë që t’i dorëzojë arkivat e UDB’së: Përndryshe s’iu përkrahim në rrugën drejt BE
28/10/2026 - 15:27

Zgjedhjet në Serbi, në të cilat fitoi Lista e Studentëve, shkaktuan shumë reagime në rajon. Edhe para se Lista e Studentëve të fillonte të formonte një qeveri të...

Më shumëDetails

BE kujdeset që të mos ua “ngarkojë” menjëherë dialogun fituesve të zgjedhjeve në Serbi, ndaj Kosovës standard tjetër

BE kujdeset që të mos ua “ngarkojë” menjëherë dialogun fituesve të zgjedhjeve në Serbi, ndaj Kosovës standard tjetër
28/10/2026 - 15:21

Bashkimi Evropian ka lëshuar të martën një komunikatë si reagim për procesin zgjedhor  në Serbi. Me një gjuhë të kujdesshme, Brukseli ka uruar “Listën e Studentëve”, duke listuar...

Më shumëDetails

Presidenti izraelit u bën thirrje partive të kenë “mendje të hapur” për t’i shmangur zgjedhjet e tjera

Presidenti izraelit u bën thirrje partive të kenë “mendje të hapur” për t’i shmangur zgjedhjet e tjera
28/10/2026 - 15:08

Në deklaratën e tij të parë publike që nga mbyllja e vendvotimeve, presidenti izraelit Isaac Herzog u bëri thirrje partive politike të kenë “mendje të hapur”, me qëllim...

Më shumëDetails

Dalin pamjet e momentit kur forcat sepciale të Policisë e kapin të dyshuarin për vr’asjen e Arlinda Zekajt

Dalin pamjet e momentit kur forcat sepciale të Policisë e kapin të dyshuarin për vr’asjen e Arlinda Zekajt
28/10/2026 - 14:54

Janë publikuar pamjet nga arrestimi i Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në fshatin Vitomiricë të Pejës. Pamjet janë publikuar nga Radio Televizioni i Kosovës...

Më shumëDetails

Aksidenti tragjik në Spanjë, shtyhen të gjitha ndeshjet e Kupës së Mbretit

Aksidenti tragjik në Spanjë, shtyhen të gjitha ndeshjet e Kupës së Mbretit
28/10/2026 - 14:25

Të gjitha 24 ndeshjet e Kupës së Mbretit, të parapara të zhvilloheshin sonte, janë shtyrë pas një aksidenti tragjik hekurudhor në Spanjë. Sipas raportimeve, dy trena pasagjerësh janë...

Më shumëDetails

“ProDiagnostic XS” në Prizren zbulohet se ofronte ekografi pa licencë, Inspektorati e gjobit vetëm me 1 mijë euro

“ProDiagnostic XS” në Prizren zbulohet se ofronte ekografi pa licencë, Inspektorati e gjobit vetëm me 1 mijë euro
28/10/2026 - 14:07

Gjatë hulumtimit për institucionet shëndetësore private që operojnë në mënyrë të kundërligjshme, me shërbime të palicencuara dhe staf ilegal (të palicencuar), kemi hasur edhe në një Kabinet të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedi: Burri vret gruan me armë, pastaj vetën

    Tragjedi: Burri vret gruan me armë, pastaj vetën

    221 Shpërndaje
    Shpërndaje 88 Tweet 55
  • Ky është gjyqtari që caktoi distancën prej vetëm dy metrash për Arlinda Zekajn, që sot nuk jeton më – kaq paguhet nga shteti

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ky është punëtori që vdiq sot në vendin e punës në Dubravë, është nga ky fshat i Skenderajt (Emri dhe mbiemri)

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ish-zyrtarja shtetërore ndan një histori për publikun: Kam vendosur të flas, bëhet fjalë për një kryeshef…

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Pamje/Momenti kur Albert Sylaj sillet në stacionin e Policisë

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë