Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mustafa: Kush frikësohet nga zgjedhjet të rirreshtohet, diaspora të mos imponojë diktaturë

10/09/2026 - 19:36
në Kryesore, Lajme
A A
Mustafa mbështet marshin për drejtësisë: Kosova është e lirë nga UÇK, NATO e politika e menqur e Ibrahim Rugovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka kritikuar qasjen e Vetëvendosjes lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit.

“Me këtë sjellje të VV-së, si parti me numrin më të madh të deputetëve, nuk shihet qëllimi i konstituimit të Kuvendit, por zvarritja e tij. Asgjë s’përngjanë në demokraci parlamentare. VV tenton ti diktojë PDK-së dhe LDK-së deputetët të cilët bëjnë dhe s’bëjnë për nënkryetar të Kuvendit. Është diktaturë e mbështjellë në numra.”, ka thwnw Mustafa nw njw prononcim pwr IndeksOnline.

Mustafa kritikon opozitën për mungesë të një strategjie të përbashkët.

Duke folur për rolin e opozitës, Mustafa ka thënë se partitë opozitare po ndjekin qasje të ndryshme ndaj situatës politike.

“Roli i opozitës duket heterogjen. Një parti përpiqet ta ndihmojë Kurtin të përmbyllë këtë proces, duke u frikësuar nga zgjedhjet e reja ( me mospajtim të një pjese të deputetëve të saj). Dy partitë e tjera, luftojnë për ti bindur qytetarët se shkuarja eventuale në zgjedhje të reja është faj, jo i tyre por i z. Kurti. S’duket një vizion dhe strategji e përbashkët për dalje nga ky ngërç i shkaktuar nga Vetëvendosje. Kanë pranuar që edhe vet të veprojnë në një terren jashtkushtetues që ua dikton z. Kurti.”, theksoi ai.

Sipas tij, aktualisht nuk ekziston një zgjidhje ideale për situatën e krijuar, duke kërkuar shmangien e veprimeve që i konsideron jokushtetuese.

“Zgjedhe ideale nuk shoh. Shoh nevojën të mos zhytën të gjith në veprime jokushtetuese dhe jasht-kushtetuese, me shpikje të llojlloj arsyetimi. Dikush se është shtetformues dhe po e pranon skulpturën e zgjedhur nga Kurti për President. Tjetri, se pranojnë çdo zgjidhje, veç të bëhen institucionet deri më 16 shtator kur pason verdikti nga Haga për luftëtarët tanë dhe AAK insiston në pikat e saj. Unë do dëshiroja të shoh veprime programore të lidhura me ideologjinë e çdo partie, si vlerë të tyre.”, vlerwson Mustafa.

I pyetur se çfarë do të ndodhte nëse vendi shkon sërish në zgjedhje, Mustafa ka thënë se partitë politike duhet ta shohin këtë proces si pjesë normale të funksionimit të tyre.

“Mendoj, asgjë. Partitë themelohen, udhëhiqen dhe drejtohen për të shkuar në zgjedhje, jo për tu frikësuar nga zgjedhjet. Ata që frikësohen nga zgjedhjet do duhej të rirenditen, ta lëshojnë kreun dhe të rreshtohen me të tjerët për ti fituar zgjedhjet. Diaspora i ka ndihmuar gjithëherë vendit, por duhet të përmbahet të mos e përdhosë këtë vlerë, duke i imponuar Kosovës diktaturë e duke jetuar e punuar vet në demokracinë evropiane.”, thekson ai.

Në përmbyllje, ish-kryetari i LDK-së ka theksuar rëndësinë që partitë politike të mbajnë qëndrime në përputhje me programet dhe ideologjitë e tyre.

JU REKOMANDOJMË

Gashi e përsërit qëndrimin kundër Sejdiut: Kosovës i duhet kompromis shtetëror, jo nënshtrim politik

Me 28 dhjetor zgjedhjet, Gashi: U bëftë dita që Kosova kthehet kah e mira
10/09/2026 - 20:30

Presidenti duhet të jetë përfaqësues i Republikës, ruajtës i aleancave, balancues i pushteteve, garantues i Kushtetutës dhe Komandant i Përgjithshëm. Kështu është shprehur Arben Gashi përmes një postimi...

Më shumëDetails

Nga ‘shko Hashim’ te letra e ‘dyshimtë’: Qëndrimet e Kurtit për gjykimin e madh në Hagë

Nga ‘shko Hashim’ te letra e ‘dyshimtë’: Qëndrimet e Kurtit për gjykimin e madh në Hagë
10/09/2026 - 20:20

Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri te momenti që po pritet me ankth të madh, shpallja e aktgjykimit në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Më shumëDetails

Krasniqi bën thirrje për bashkim: Më 12 shtator të dalim në marsh, mbështetje morale u kemi borxh

Krasniqi: Jasharët do të duhej t’i prinin secilit proces, por nuk mund ti kërkojmë llogari pse nuk janë prezent në protesta
10/09/2026 - 20:04

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dardan Krasniqi, ka bërë thirrje për bashkim dhe solidaritet shoqëror, duke u kërkuar qytetarëve që më 12 shtator të marrin pjesë në...

Më shumëDetails

Gjashtë ditë para verdiktit në Hagë, LIRIA KA EMËR i fton diasporën në tubim me 15 dhe 16 shtator – detaje

Gjashtë ditë para verdiktit në Hagë, LIRIA KA EMËR i fton diasporën në tubim me 15 dhe 16 shtator – detaje
10/09/2026 - 19:42

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator të mblidhen në Hagë, në pritje të vendimit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare...

Më shumëDetails

Miftaraj: Nëse deri më 4 tetor s’kemi president, më 5 tetor pushon së ekzistuari Kushtetuta

Presidenti izraelit në Gaza, thotë se po veprohet “në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”
10/09/2026 - 19:23

Ehat Miftaraj nga IKD ka ngritur shqetësime për situatën institucionale në Kosovë, duke paralajmëruar pasoja të rënda nëse deri më 4 tetor nuk zgjidhet presidenti i ri i...

Më shumëDetails

Rama: Qeveria e “vadës së Lupçit” vendosi t’i bllokojë punimet në “Ishullin Urban”

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon
10/09/2026 - 18:54

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar sërish Qeverinë e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje për bllokimin e projekteve kapitale në kryeqytet. Rama ka deklaruar se Qeveria, pa dhënë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çun Lajçi del kundër Albin Kurtit: A s’u ngope me inatet e të tri partive? A s’the se ne s’jemi si ata?

    Çun Lajçi del kundër Albin Kurtit: A s’u ngope me inatet e të tri partive? A s’the se ne s’jemi si ata?

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Çfarë ndodh me Haxhiun pas 4 tetorit? Daka sqaron situatën

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Kafe me Edi Ramën apo Albin Kurtin? Kjo është përzgjedhja e Vjosa Osmanit

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Arrestohet Adhurim Konjufca, i dyshuar për gjuajtjen me armë ndaj një autosalloni në Veternik

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • “Shkurt, po jo” Publikohen incizime të Thaçit brenda qendrës së paraburgimit, Prokuroria pretendon se përmbajtja është tronditëse

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë