Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krasniqi bën thirrje për bashkim: Më 12 shtator të dalim në marsh, mbështetje morale u kemi borxh

10/09/2026 - 20:04
në Lajme
A A
Krasniqi: Jasharët do të duhej t’i prinin secilit proces, por nuk mund ti kërkojmë llogari pse nuk janë prezent në protesta
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dardan Krasniqi, ka bërë thirrje për bashkim dhe solidaritet shoqëror, duke u kërkuar qytetarëve që më 12 shtator të marrin pjesë në marshin e paralajmëruar në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe familjeve të tyre.

Krasniqi në Kanal 10, folipër situatën politike dhe shoqërore në Kosovë, si dhe për proceset që po zhvillohen në Hagë ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Ai tha se Kosova ka përgjegjësi ndaj brezave të ardhshëm dhe se, sipas tij, vendi po përballet me një çoroditje të madhe, e cila nuk mund të trajtohet vetëm përmes debatit politik.

“E kemi për borxh me punu në këtë vend për brezat e ardhshëm. Është tu ndodhë një çoroditje e madhe”, deklaroi Krasniqi.

Duke folur për Gjykatën Speciale, Krasniqi tha se, sipas tij, faktorët politikë brenda Kosovës kanë pasur rol në krijimin e një klime që ka ndikuar në këtë proces.

“Normalisht, kjo Gjykatë ka fillu për shkak të egos, faktorit politik këtu brenda. Kemi pasë deputetë që kanë dalë në Kuvendin e Kosovës edhe kanë kërku dënimin e përjetshëm të këtyre njerëzve”, tha ai.

Sipas tij, debati për këto çështje duhet të zhvendoset nga përplasjet politike drejt zhvillimit të vendit dhe forcimit të institucioneve.“Edhe kjo duhet që na ta kthenim debatin në zhvillim”, u shpreh Krasniqi.

Ai kritikoi edhe gjendjen e brendshme në Kosovë, duke thënë se problemet me të cilat përballet shoqëria nuk janë vetëm politike.“E them diçka shumë të trishtë. E kuptoj momentumin politik dhe çdo shkronjë të cilën e thoni e kuptoj, por problemet nuk janë politike, janë psikologjike”, deklaroi ai.

Krasniqi tha se, në vend të forcimit të institucioneve, ekonomisë, arsimit dhe shëndetësisë, Kosova vazhdon të përballet me përçarje dhe probleme të pazgjidhura.“Sot armiku i shqiptarëve nuk është Serbia, jemi vetë ne, për arsye se nuk po arrijmë me i konstitu institucionet e konsoliduara, ekonomi të fortë, arsim, shëndetësi”, tha veterani i UÇK-së.

Krasniqi bëri thirrje për bashkim dhe pjesëmarrje në marshin e 12 shtatorit.“Andaj i ftoj qytetarët që më 12 shtator me dalë në marsh. Mbështetje morale u kemi borxh”, përfundoi ai.

JU REKOMANDOJMË

Kuvendi miraton me 67 vota rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore

Ndonëse prezente në Kuvend, opozita s’voton për praninë në sallë
26/10/2026 - 22:53

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 67 vota për rezolutën që trajton vrasjen e fundit në Vitomiricë të Pejës, rastet e tjera të vrasjes së grave, dhunën në...

Më shumëDetails

Haradinaj: Ligji për Specialen u kthye prapa shpinës sime – s’di çka fshihet, veç është “dallaver” i PDK me Presidenten

Dita e Veteranit: Haradinaj mbledh të dielën luftëtarët e UÇK-së
26/10/2026 - 22:32

Ramush Haradinaj nga Aleanca ka deklaruar se ndryshim-ligji për Gjykatën Speciale është tërhequr pa lejen e tij. Ai tha në “Pressing” të T7 se nuk e di çka...

Më shumëDetails

Haradinaj: Ja kam pasë shumë herë inat Hashimit e Kadrisë, por kur sulmohet vlera jote harroj që isha kundërshtar politik me ta

Haradinaj: Ja kam pasë shumë herë inat Hashimit e Kadrisë, por kur sulmohet vlera jote harroj që isha kundërshtar politik me ta
26/10/2026 - 22:18

“Ata duhet me u liru”, tha ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, për ish-krerët e UÇK-së të cilët janë dënuar në Hagë. “Ja kam pas shumë herë inati Hashimit...

Më shumëDetails

U përmend nga avokatja e Arlinda Zekajt, Haradinaj: Kush na përmend pa fakte do përballet me pasoja ligjore

U përmend nga avokatja e Arlinda Zekajt, Haradinaj: Kush na përmend pa fakte do përballet me pasoja ligjore
26/10/2026 - 22:08

Daut Haradinaj nga Aleanca ka paralajmëruar pasoja ligjore ndaj kujtdo që e përmend mbiemrin Haradinaj pa fakte. Ai ka ngritur pikëpyetje edhe ndaj avokates që kishte përfaqësuar viktimën...

Më shumëDetails

Ndizen qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt, Rama: Kërkojmë përgjegjësi për çdo dështim që mund të kishte parandaluar këtë tragjedi

Ndizen qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt, Rama: Kërkojmë përgjegjësi për çdo dështim që mund të kishte parandaluar këtë tragjedi
26/10/2026 - 21:25

Në Prishtinë janë ndezur qirinj në nderim të kujtimit të Arlinda Zekajt, e cila u vra tragjikishtë mbrëmjen e së dielës në Pejë. Kryetari i Prishtinës, Përparim Ram,...

Më shumëDetails

Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK

Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
26/10/2026 - 21:04

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë filluar sot stërvitjen ushtarake bazë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të Forcës së Sigurisë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në “ProLab Medical Center” të Haxhijahës e Kurshumliut: Analiza pa biokimist e teste gjenetike pa licencim – Inspektorati vendos ndalesa (Dokument)

    Skandal në “ProLab Medical Center” të Haxhijahës e Kurshumliut: Analiza pa biokimist e teste gjenetike pa licencim – Inspektorati vendos ndalesa (Dokument)

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

    206 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 52
  • Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të …

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    217 Shpërndaje
    Shpërndaje 87 Tweet 54
  • “Uroj të mos jepni llogari pasi të jetë marrë jeta ime” – letra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë