Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Goditja ndaj “Trepçës” që la deri në 40 mijë euro dëm – bastisen pesë lokacione, katër persona nën dyshime

10/09/2026 - 22:02
në Kryesore, Lajme
A A
Minatorë akuzojnë Qeverinë për propagandë: Paga mesatare në Trepçë është 700-750, jo 1250 euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një transformator i dëmtuar, kabllo të rrymës të vjedhura dhe një dëm që llogaritet deri në 40 mijë euro. Rreth shtatë muaj pas goditjes ndaj aseteve të “Trepçës”, hetimet kanë çuar Policinë në pesë lokacione në Mitrovicë dhe te katër persona që tashmë ndodhen nën dyshime.

Sinjali mëson se operacioni është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes, pas sigurimit të urdhërkontrollit nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

Rasti që çoi te ky operacion kishte ndodhur më 10 shkurt 2026, në asetet e Ndërmarrjes “Trepça” në rrugën “Shala e Bajgores”.

Atë mëngjes ishte raportuar dëmtimi i një transformatori të energjisë elektrike dhe vjedhja e disa kabllove. Sipas vlerësimit të elektricistit të ndërmarrjes, dëmi i shkaktuar arrinte në 30 deri në 40 mijë euro.

Rasti ishte hapur si “Vjedhje e rëndë”, por të dyshuarit nuk ishin identifikuar menjëherë.

Hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime kanë vazhduar punën për muaj me radhë dhe, sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, kanë arritur të mbledhin dëshmi që i kanë orientuar hetimet drejt disa personave.

Dëshmitë i janë prezantuar Prokurorit të rastit, ndërsa më pas është kërkuar leje nga Gjykata për kontrollimin e të dyshuarve dhe vendbanimeve të tyre.

Urdhri është lëshuar më 9 shtator.

Policia zbarkoi në pesë lokacione në orën 06:00

Operacioni ka nisur sot, më 10 shtator, në orën 06:00.

Hetuesit rajonalë, me asistimin e Njësisë për Reagim të Shpejtë dhe njësive të Stacionit Policor Mitrovicë Jug, kanë kontrolluar pesë vendbanime në Mitrovicë.

Operacioni ka rezultuar me arrestimin e tre personave, shoqërimin fillestar të një personi në cilësinë e dëshmitarit dhe sekuestrimin e dëshmive që Policia dyshon se lidhen me kryerjen e veprës penale.

Sinjali mëson se personat e identifikuar në kuadër të këtij rasti janë Bajram Selmani, Arsim Selmani, Fevzi Prestreshi dhe Fatmir Selmani.

Por gjatë procedurës ka ndodhur edhe një zhvillim tjetër.

Personi i katërt fillimisht ishte trajtuar si dëshmitar. Pas analizimit të deklaratave dhe të dhënave të siguruara gjatë hetimit, Prokurori i rastit ka kërkuar ndryshimin e statusit të tij nga dëshmitar në të dyshuar.

Ai është intervistuar në këtë cilësi dhe, me udhëzim të Prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, tre të arrestuarve të tjerë, pas intervistimit, u është caktuar ndalimi prej 48 orësh.

Hetimet për rastin e vjedhjes së rëndë në “Trepça” po vazhdojnë, ndërsa dëshmitë e sekuestruara gjatë kontrolleve pritet t’i nënshtrohen ekzaminimit të mëtejshëm.

JU REKOMANDOJMË

Intervista e fundit e Thaçit para verdiktit: Specialja u krijua për të shmangur Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time

Hashim Thaçi sonte jep intervistën e fundit para vendimit të Hagës
10/09/2026 - 23:00

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për herë të parë pas një periudhe të gjatë krijimin e Gjykatës Speciale, gjatë Në një intervist për “Top Story” Thaçi...

Më shumëDetails

Thaçi nga Haga: Kosova të merret më pak me histori, të punojë më shumë për stabilitet shtetëror

Thaçi nga Haga: Kosova të merret më pak me histori, të punojë më shumë për stabilitet shtetëror
10/09/2026 - 22:56

Ish-presidenti Hashim Thaçi ka thënë fjalën e tij, disa ditë para se në Hagë pritet të merret vendimi në procesin gjyqësor ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të...

Më shumëDetails

Rexhaj: Mosvotimi i nënkryetarëve është mjet politik, s’kemi votë për Shalën e Çitakun

Nga VV nisin sulmet ndaj gjyqtarëve të Kushtetueses pas publikimit të Aktgjykimit
10/09/2026 - 22:45

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka deklaruar se mosvotimi i nënkryetarëve të Kuvendit po përdoret si mjet politik. Duke folur në Debat Plus, Rexhaj tha se Kujtim...

Më shumëDetails

Armëmbajtje, manipulim me prova, shitblerje të substancave narkotike: Arrestohen 3 persona në Prishtinë

Armëmbajtje, manipulim me prova, shitblerje të substancave narkotike: Arrestohen 3 persona në Prishtinë
10/09/2026 - 22:40

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona nën dyshimet për armëmbajtje, manipulim me prova dhe shitblerje të substancave narkotike. Në një njoftim për media policia ka bërë me...

Më shumëDetails

Nasim Haradinaj rrëfen ditët në Hagë: Na trajtuan si njerëz të rrezikshëm, brohoritjet për UÇK-në na jepnin force

Haradinaj: Deklaratat e Kurtit ia ndaluan Thaçit vizitat nga vëllezërit
10/09/2026 - 22:30

“I kemi përshëndet me grusht, me ju dhan forcë, kemi fillu me këndu, bërtitshim UÇK”, u shpreh tutje ush komandanti i UÇK-së. Brohoritjet dhe përshëndetjet që iu bënë...

Më shumëDetails

Kryeziu-Hyseni (VV): Nëse më pyet dikush se çfarë date do të preferoja për zgjedhjet, do të zgjidhja 27 dhjetorin

Deputetja e VV: Nuk më pëlqen me votu Kujtim Shalën dhe Vlora Çitakun – deklarohen kundër çdo marrëveshje me Albin Kurtin
10/09/2026 - 22:23

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu, tha se nëse do pyetej cila është preferenca e saj për zgjedhjet parlamentare, do të zgjidhte 27 dhjetorin. Ajo tha se nëse...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga ‘shko Hashim’ te letra e ‘dyshimtë’: Qëndrimet e Kurtit për gjykimin e madh në Hagë

    Nga ‘shko Hashim’ te letra e ‘dyshimtë’: Qëndrimet e Kurtit për gjykimin e madh në Hagë

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Goditja ndaj “Trepçës” që la deri në 40 mijë euro dëm – bastisen pesë lokacione, katër persona nën dyshime

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Kafe me Edi Ramën apo Albin Kurtin? Kjo është përzgjedhja e Vjosa Osmanit

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Çfarë ndodh me Haxhiun pas 4 tetorit? Daka sqaron situatën

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Arrestohet Adhurim Konjufca, i dyshuar për gjuajtjen me armë ndaj një autosalloni në Veternik

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë