Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar për shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës dhe ligjeve.
Haradinaj ka thënë se politikat e Qeverisë dhe, sipas tij, shantazhet ndaj rregullave të demokracisë parlamentare dhe opozitës, dëshmojnë për synimet e këtij grupi politik.
“Albin Kurti e ka problem të madh Republikën e 17 shkurtit 2008, andaj po e sulmon dhe po synon ta shpërbëjë”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka shtuar se Republika e Kosovës nuk duhet të përdoret si “laborator eksperimental”, duke e akuzuar Kurtin edhe për shmangie nga Marrëveshja e Ohrit dhe ajo e Brukselit.
“Albin, Republika është mbi ty e secilin prej nesh. Mjaft me politika meskine që e dëmtojnë shtetin”, ka shkruar Haradinaj.














