Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Liria ka Emër: Ejani me familjet tuaja nesër në Marshin për Liri, të mbrojmë lirinë, historinë dhe UÇK-në

11/09/2026 - 16:39
në Kryesore, Lajme
A A
Liria ka Emër: Ejani me familjet tuaja nesër në Marshin për Liri, të mbrojmë lirinë, historinë dhe UÇK-në
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli u kanë bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në “Marshin për Liri”, që do të mbahet nesër në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, në mbështetje të Hashim Thacit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Përfaqësuesja e LKE-së, Eliza Hoxha ka prezantuar programin dhe folësit e Marshit.

“Në emër të platformës ‘Liria ka Emër’ do të flasim ne të dy së bashku, do ta hapim, në fakt, pjesën formale të Marshit. Në emër të shoqatave të dala nga lufta do të flasë Hysni Gucati. Do të flasë Liriona Sulejmani në emër të fëmijëve të dëshmorëve, si vajza e dëshmorit Bajram Sulejmani, duke sjellë zërin dhe mesazhin e një brezi që trashëgon kujtesën dhe sakrificën e luftës edhe në familje. Qytetarëve do t’u drejtohen gjithashtu Ardian Gjini dhe Bedri Hamza, si dhe Buna Mustafa, e bija e Salih Mustafës-Calit. Programi do të shoqërohet edhe me këngë, të cilat do të jenë pjesë e mesazhit të këtij tubimi, këngë patriotike, natyrisht, që na kanë frymëzuar dhe na kanë kujtuar gjithmonë për përkushtimin tonë për liri”, tha Hoxha.

Paraprakisht LKE i ka ftuar liderët e katër partive parlamentare shqiptare të marrin fjalën e tyre, për t’iu drejtuar pjesëmarrësve në mardh, mirëpo ftesës i janë përgjigjur pozitivisht vetëm kryetari i PDK-së, Bedri Hamza dhe ai i AAK-së Ardian Gjini

Tutje, Hoxha njoftoi se LKE ka organizuar transport me autobusë nga të gjitha qytetet e Kosovës.

“Ejani me familjet tuaja, ejani me fëmijët tuaj, ejani me prindërit tuaj, me miqtë tuaj, ejani të gjithë bashkë në Marsh më 12 shtator, në orën 14:00, në Sheshin ‘Skënderbeu’, të Marshojmë për çlirimtarët tanë”, tha Hoxha.

Ndërkaq, Ismail Tasholli ftoi qytetarët që t’i bashkohen Marshit, duke theksuar se mesazhi i organizatorëve nga Prishtina deri në Hagë mbetet i njëjtë: të qëndrojnë të bashkuar dhe pranë njëri-tjetrit në momente që, sipas tij, kanë rëndësi të veçantë.

“Prandaj, sot dua t’ju drejtoj një ftesë të gjithë qytetarëve. Bashkohuni me ne më 12 shtator, në orën 14:00, në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Mos ejani vetëm, ejani me familjet tuaja, merrni fëmijët, prindërit, vëllezërit, motrat dhe miqtë tuaj, ashtu siç erdhi edhe Eliza. Le të jetë ky Marsh një Marsh qytetar, familjar, paqësor dhe dinjitoz. Le të jemi sa më shumë, le të jemi bashkë. Më 12 shtator, ora 14:00, Sheshi ‘Skënderbeu’. Dhe më 15 shtator, nga ora 22:00, takohemi përsëri në Hagë, në natën e pritjes, për të qëndruar së bashku deri në nisjen e seancës së gjyqit”, tha ai.

Dje ka përfunduar edhe aktiviteti “7 Zjarret në 7 Zonat Operative të UÇK-së”.

JU REKOMANDOJMË

Valës së gjatë të nxehtësisë po i vjen fundi sonte

Valës së gjatë të nxehtësisë po i vjen fundi sonte
11/09/2026 - 17:40

Masa ajrore mjaft të freskëta të shoqëruara nga fronti i ftohtë ajror do të depërtojnë gjatë natës në Kosovë dhe Shqipëri duke i dhënë fund nxehtësisë së kësaj...

Më shumëDetails

Gjini pas takimit me Prattipatin: Në këtë kohë sfidash, s’duhet të lejojmë asnjë hap prapa në rrugën euroatlantike

Gjini pas takimit me Prattipatin: Në këtë kohë sfidash, s’duhet të lejojmë asnjë hap prapa në rrugën euroatlantike
11/09/2026 - 17:34

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati. Ai tha se...

Më shumëDetails

Mërgim Lushtaku tregon pse qëndroi në sallë pasi PDK doli

Mërgim Lushtaku tregon pse qëndroi në sallë pasi PDK doli
11/09/2026 - 17:25

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka folur në emisionin “Kosova Live” në T7 ku ka treguar edhe arsyen se pse vendosi të qëndrojë i vetëm në sallën e...

Më shumëDetails

LVV: Më 12 shtator marshojmë kundër atyre që e themeluan Gjykatën Speciale

LVV: Më 12 shtator marshojmë kundër atyre që e themeluan Gjykatën Speciale
11/09/2026 - 17:12

Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur mbështetje për “Marshin për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, duke kritikuar ashpër themelimin e Gjykatës Speciale. Në reagimin...

Më shumëDetails

Përparim Rama ia dha në mënyrë tinëzare ‘Tulltoren’ biznesmenit të dënuar për shpëlarje parash

Sulmohet me shishe Fehmi Kupina në objektin e Komunës së Prishtinës
11/09/2026 - 16:54

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar dhënien në shfrytëzim 50-vjeçar të kompleksit “Tulltorja” te kompania “BGC SH.P.K.”, prapa së cilës qëndron Blerim Gërbeshi, i dënuar nga Gjykata e...

Më shumëDetails

Kurti: Emrat për nënkryetarët duhet të sqarohen në takime të përbashkëta

Pas shtyrjes së seancës konstituive, Albin Kurti bën këtë veprim të papritur
11/09/2026 - 16:32

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do ta votojë një deputet të Partisë Demokratike të Kosovës për nënkryetar të Kuvendit, ndërsa ka kërkuar që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nisje e tensionuar e gjykimit për rastin “Capat dhe Sekiraqët”, ja çka ndodhi (Video)

    Nisje e tensionuar e gjykimit për rastin “Capat dhe Sekiraqët”, ja çka ndodhi (Video)

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Nga ‘shko Hashim’ te letra e ‘dyshimtë’: Qëndrimet e Kurtit për gjykimin e madh në Hagë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Goditja ndaj “Trepçës” që la deri në 40 mijë euro dëm – bastisen pesë lokacione, katër persona nën dyshime

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Sallon ondulimi apo klinikë? Inspektorati: “Estethica” e Krenar Dobroshit nuk i plotëson kushtet për ofrimin e shërbimeve shëndetësore (Dokument)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Mërgim Lushtaku tregon pse qëndroi në sallë kur grupi parlamentar i PDK-së lëshoi seancën

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë